Lajme
Bujar Osmani paralajmëron mekanizma për efikasitet “Çair 48” dhe tabelë publike
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot para ndërtesës së komunës artikuloi ndoshta vërejtjen më të shpeshtë që e dëgjon çdo politikan lokal në këtë mjedis: joefikasiteti dhe mosfunksionimi i shërbimeve komunale.
Në vend të premtimeve të përgjithshme, Osmani doli me një pako mekanizmash konkret si tabelë publike me plan javor dhe status të detyrave, projekti “Çair 48” për përgjigje/zgjidhje të raportimeve brenda 48 orëve, e marta si “ditë e hapur” pa nevojë për prenotim, ekip komunal i shpejtë dhe kalendar publik i takimeve dhe vendimeve të komunës.
“Kjo kornizë godet drejtpërdrejt rrënjën e problemit që prej vitesh e ndjek komunën: joefikasiteti, koordinimi i dobët mes shërbimeve dhe mungesa e afateve të dukshme. Qytetarët rrallë e dinë kush është përgjegjës për një problem konkret, kur do të zgjidhet dhe pse vonohet. Tabela publike, nëse vërtet azhurnohet rregullisht dhe saktësisht, mund të sjellë një ndryshim thelbësor që do të jetë vendimtar: dukshmëri të përditshme të punës. Vendosja e një afati prej 48 orësh për ndërhyrje komunale “të vogla” (gropa, ndriçim rrugor, mbeturina, pika të pasigurta) është ndërmarrje veprimesh ambicioze. Në praktikë, ky standard kërkon disiplinë në pranimin dhe klasifikimin e raportimeve, ekipe të mjaftueshme në terren dhe rezerva në buxhet për riparime të shpejta. Është mirë të bëhet dallimi mes aktiviteteve të komunës si “të shpejta” ose ndërhyrëse dhe punëve “kapitale” dhe në këtë drejtim kjo është një ide e mirë. Qytetarët do ta kuptojnë më shpejt çfarë realisht mund të përfundohet për dy ditë dhe çfarë kërkon projekt dhe tender.
“Dita e hapur” pa caktim termini dhe kalendari publik i aktiviteteve janë hapa që tashmë ekzistojnë në disa komuna, por rrallë funksionojnë në mënyrë të qëndrueshme. Kyçe do të jetë nëse zyra e kryetarit do të jetë vërtet e qasshme çdo të martë, nëse do të ketë protokoll për ndjekjen e çështjeve që do të arrijnë atë ditë dhe nëse do të publikohen përmbledhje/rezultate për publikun”, theksoi Osmani.
Në fjalimin e tij, Osmani paralajmëroi edhe brifingje të mëngjesit me shërbimet, çdo ditë pune në orën 07:30, dhe publikim të planit të detyrave të ditës. Ky ritëm koordinimi mund të “çlirojë” shumë bllokada të vogla mes sektorëve, me kusht që planet të mos mbeten në letër, por të ndiqen dhe të ketë pasoja nëse vonohen.
Lajme
Ahmeti: Deklaratat e Kurtit për gjuhën shqipe u përdorën nga antishqiptarët, më gërryente në shpirt
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Maqedonia e Veriut.
Në Debat Plus, Ahmeti tha se qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit kanë ndikuar në “delegjitimimin” e kërkesave të shqiptarëve dhe i kanë dhënë argumente politike kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Kurti: S’po rrezikohet gjuha shqipe në Maqedoni të Veriut, pasi s’ka qenë kurrë gjuhë zyrtare
Sipas tij, edhe deklarimet se gjuha shqipe nuk ka qenë gjuhë zyrtare kanë krijuar një situatë shqetësuese, duke u përdorur nga qarqe antishqiptare.
Ahmeti u shpreh se kjo ka ndikuar negativisht në të drejtat dhe përfaqësimin e shqiptarëve, duke theksuar se “gjuha po kontestohet dhe nuk përdoret më si më parë në institucione”.
“Që ne na delegjitimoi dhe që u dha argument Kristian Mickoskit dhe fuqi politike, që kryeministri po i mbështesë ata forca politike. Kryeministri i Kosovës po del dhe thotë se gjuha shqipe kurrë s’ka qenë zyrtare. Dhe javë të tëra antishqiptarët më të mëdhenj, e vendosnin në ekran kryeministrin e Kosovës, që mua më gërryente në shpirt, ja kryeministri i Kosovës thotë që gjuha shqipe s’ka qenë zyrtare dhe nuk është.
Ishte kryeministri i Kosovës që shqiptarëve këtu ua hoqi të drejtën legjitime, legjitimitetin… kjo me ka brengosur nga kryeministrit. Sepse i tërë devalvimi i situatës këtu, asnjë hap prapa nuk ka shkuar. Që dy vjet këtu nga një hap shkohet. Kontestohet gjuha, dhe nuk përdoret më, siç është përdorur nëpër institucione. Përfaqësimi i drejtë është heq”, ka thënë Ahmeti.
Këto komente vijnë në një kohë kur debati për gjuhën shqipe është intensifikuar në Maqedoninë e Veriut, pas protestave të studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët kërkojnë që provimet profesionale të mund të mbahen edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me legjislacionin ekzistues.
Lajme
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Lufta me Iranin mund të rifillojë “së shpejti”
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka paralajmëruar se lufta me Iranin mund të rifillojë “së shpejti”, transmeton Anadolu.
“Është e mundur që së shpejti të na duhet të veprojmë përsëri për të siguruar arritjen e objektivave”, tha Katz gjatë një aktiviteti ushtarak në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv.
“Irani ka pësuar goditje jashtëzakonisht të rënda gjatë vitit të kaluar, goditje që e kanë kthyer vite prapa në të gjitha fushat”, shtoi ai në deklaratat e tij të raportuara nga gazeta Yedioth Ahronoth.
Kërcënimet izraelite për një rifillim të mundshëm të sulmeve ndaj Iranit shihen nga vëzhguesit si pjesë e përpjekjeve për të shtyrë SHBA-në drejt një veprimi të ri ushtarak.
Javën e kaluar, Katz tha se Izraeli po pret një “dritë jeshile” nga SHBA-ja për të rifilluar luftën kundër Iranit.
Sipas Axios, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka përgatitur plane që mund të përfshijnë sulme ndaj infrastrukturës iraniane, si dhe opsione më të gjera si rritja e presionit detar në Ngushticën e Hormuzit.
Propozimet thuhet se synojnë ta detyrojnë Iranin të kthehet në negociata me më shumë fleksibilitet, veçanërisht për çështjen bërthamore.
SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit më 28 shkurt, duke nxitur kundërpërgjigje nga Teherani ndaj aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik dhe duke mbyllur Ngushticën e Hormuzit.
Një armëpushim u shpall më 8 prill përmes ndërmjetësimit të Pakistanit, i ndjekur nga bisedime në Islamabad më 11 prill, por nuk u arrit marrëveshje. Presidenti amerikan, Donald Trump, më vonë e zgjati armëpushimin pa një afat të ri, me kërkesë të Pakistanit.
Lajme
Qeveria: Ulja e çmimeve të karburanteve vazhdon deri më 18 maj
Qeveria informon opinionin se, pas diskutimeve me kompaninë OKTA dhe me qëllim të zbutjes së presioneve të çmimeve mbi qytetarët dhe ekonominë, zbritja e karburanteve vazhdon deri më 18 maj 2026.
Kjo është një masë që siguron ulje të çmimeve me pakicë, me zbritjen që arrin në 3 denarë për litër për naftën dhe 2 denarë për litër për benzinat me 95 dhe 98.
Nga Qeveria thonë se mbesin të përkushtuar për të marrë masa në kohë dhe efektive për të mbrojtur standardet e jetesës së qytetarëve, veçanërisht përballë një krize çmimesh të importuara dhe sfidave globale të energjisë.
“Në koordinim me institucionet kompetente dhe operatorët ekonomikë, ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe të reagojmë në përputhje me rrethanat, me qëllim sigurimin e stabilitetit dhe parashikueshmërisë në treg. Kujdesi për qytetarët dhe mbështetja e ekonomisë mbeten përparësia jonë kryesore”, njoftojnë nga Qeveria.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
