Connect with us

Lajme

Mexhiti dhe Osmani premtojnë modernizim të Çairit

Njëri nga Turqia e tjetri nga Meksika, dy ekspertët që kanë ardhur për të rregulluar kaosin urbanistiktë Komunës së Çairit, nuk do të paguhen asnjë denarë dhe që të dy nuk kanë asnjë marrëveshje financiare, as me Izet Mexhitin dhe as me Bujar Osmanin.

Këtë e thonë dy kandidatët që garojnë për Komunën e Çairit. Izet Mexhiti, që aktualisht është zv.kryeministër po edhe kandidat për Çairin, thotë se eksperti Burim Vardar ka ardhur këtu për të ndihmuar dhe kontribuar për vendlindjen sepse siç tha Mexhiti, Shkupi është vendlindja e tij.

IZET MEXHITI, KANDIDAT PËR KOMUNËN E ÇAIRIT

“Është munduar ta ruaj origjinën e vet që vjen nga këto troje, pra është shkupjan dhe është i realizuar, ka pasur pozita shumë të rëndësishme. Këtu nuk vjen për angazhim për të përfitu financiarisht, e bën për të kontribuar me dijen dhe përvojën e vet që ka, për vendlindjen e vet, për Shkupin e vet”.

Edhe eksperti Meksikan me të cilin Osmani tha se po punon tashmë një muaj për Çairin, nuk do të përfitojë të mira materiale. Osmani deklaroi se me Michel Rojkind njihet nga më heret dhe ka raporte miqësore shumë të afërta me të.

BUJAR OSMANI, KANDIDAT PËR KOMUNËN E ÇAIRIT

“Jemi miqësu gjatë aktiviteteve të mia nëpër botë, falë kontakteve të mia nëpër botë dhe ka pranuar që të ndihmojë. Ashtu që në këtë fazë për krijimin e planit dhe vizionit për Rilindjen urbane të Çairit, për Çairin e ri, ai dëshiron me vullnet ta ndihmon”.

Sot të dy kandidatët për Çairin realizuan aktivitete në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Osmani nga njëra anë paralamëroi një set masash për përmirësimin e gjendjes së Çairit po edhe tha se me ardhjen e tij në krye të Komunës, Çairi do të përfitojë miliona euro nga fondet e BE-së. Ndërkaq, Izet Mexhiti, paralajmëroi hapjen e 60 vendparkimeve të reja dhe tha se të njejtat do të jenë në funksion brenda 10 ditësh. Jo vetëm këtë, Mexhiti foli edhe për parkingjet e tjera të reja si ai në Sheshin Skenderbeu për të rritur sa më shumë numrin e turistëve në Çarshi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Në Maqedoni do të prodhohen pjesë për “Audi”! Mickoski: 2.000 vende të reja pune

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi sot një investim të ri të kompanisë gjermane “Kromberg & Schubert”, i cili, sipas tij, do të sjellë 2 mijë vende të reja pune.

Kompania pritet të prodhojë pjesë për industrinë automobilistike, përfshirë edhe për gjigantin gjerman “Audi”.

“Do të njoftojmë edhe një lajm të madh dhe të rëndësishëm për ekonominë maqedonase – një investim të ri të kompanisë gjermane ‘Kromberg & Schubert’, 2 mijë vende të reja pune dhe prodhim të pjesëve për gjigantin gjerman të automobilave ‘Audi’”, deklaroi Mickoski.

Sipas kryeministrit, investimi është pjesë e politikave të Qeverisë për tërheqjen e investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Continue Reading

Lajme

Ndryshimet në postet e zv/ministrave dhe drejtorëve, Kasami: Javën tjetër takohemi me Mickoskin

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami në një deklaratë për mediat, ka thënë se javën tjetër pritet të takohet me kryetarin e VMRO-së dhe kryeministër Hristijan Mickoski, ku do të diskutohet për ndryshimet në postet e zëvendës ministrave dhe drejtorëve.
“Edhe për zëvendës ministra, plotësimin dhe zëvendësimin e zëvendësministrave por njëherit edhe për eshalonët tjera, më konkretisht për drejtorët dhe zëvendës drejtorët aty ku duhet plotësuar dhe aty ku duhet të bëhet zëvendësimi i tyre”, tha Kasami.

Continue Reading

Lajme

Rama: Nuk jap dorëheqje, Qeveritë ndryshohen me zgjedhje, jo me dhunë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes pas protestave të shoqëruara me përplasje dhe dëmtime në Tiranë, duke theksuar se qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike dhe jo përmes dhunës.

Në një përgjigje për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, Rama është shprehur i gatshëm për dialog me studentët dhe për adresimin e kërkesave të tyre legjitime, ndërsa ka bërë dallimin mes protestave paqësore dhe akteve të dhunës.

“Ne respektojmë studentët e Shqipërisë dhe të drejtën e tyre themelore për të protestuar, për të sfiduar qeverinë e tyre dhe për të kërkuar arsim më të mirë, më shumë mundësi dhe llogaridhënie. Zëri i tyre është dëgjuar edhe në të kaluarën dhe do të dëgjohet gjithmonë. Jemi të gatshëm të angazhohemi dhe këtë e kemi thënë shumë qartë.

Korrupsioni duhet të luftohet dhe, siç e rikonfirmoi së fundmi edhe vetë Bashkimi Europian, Shqipëria po e lufton atë si kurrë më parë. Për herë të parë në historinë e saj, dhe falë Reformës së thellë në Drejtësi që unë drejtova dhe çova përpara, Shqipëria po sheh njerëz të fuqishëm të japin llogari përpara një gjyqësori të pavarur.

Ndoshta dikush, apo disa forca brenda dhe jashtë vendit, nuk duan që Shqipëria të shkëlqejë si një nga vendet pararojë drejt Bashkimit Europian, por unë nuk do të lejoj që dhuna të devijojë të ardhmen europiane të Shqipërisë. Po ashtu, nuk do të lejoj që zërat legjitimë të studentëve tanë të mbyten nga ata që zgjedhin shkatërrimin.

Sa u përket thirrjeve për dorëheqjen time, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike, dhe ne i zhvilluam ato vitin e kaluar, jo përmes dhunës. Përgjegjësia ime është të dëgjoj, të trajtoj shqetësimet legjitime dhe ta çoj Shqipërinë përpara. E kundërta do të ishte një tradhti ndaj të gjithë shqiptarëve që më dhanë një mandat shumë të fortë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit në BE”, ka thënë Rama.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lifestyle2 hours ago

Afrona dhe Androna Thaçi, motrat e vogla nga Tetova që po sjellin emocion me këngën “Për çdo fëmijë” në “Akordet e Kosovës”

Talentet e reja nga Tetova po ngjiten në skenën muzikore! Afrona dhe Androna Thaçi marrin pjesë në edicionin e katërt...

Lajme7 hours ago

Në Maqedoni do të prodhohen pjesë për “Audi”! Mickoski: 2.000 vende të reja pune

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi sot një investim të ri të kompanisë gjermane “Kromberg & Schubert”, i...

Lajme7 hours ago

Ndryshimet në postet e zv/ministrave dhe drejtorëve, Kasami: Javën tjetër takohemi me Mickoskin

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami në një deklaratë për mediat, ka thënë se javën tjetër pritet të takohet me kryetarin...

Lajme7 hours ago

Rama: Nuk jap dorëheqje, Qeveritë ndryshohen me zgjedhje, jo me dhunë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes pas protestave të shoqëruara me përplasje dhe dëmtime në Tiranë,...

Lajme7 hours ago

Shkup–Dubai pa ndalesa: Nga marsi nisin fluturimet tri herë në javë!

Nga marsi i vitit 2027, Shkupi dhe Dubai do të lidhen me fluturime të drejtpërdrejta, tri herë në javë, përmes...

Lajme7 hours ago

Pëson lëndim të rëndë, Shkëndija mbetet pa Drilon Islamin

Ndeshja përballë Shkëndijës së Haraçinës ka rezultuar fatale për mesfushorin e Shkëndijës së Tetovës, Drilon Islami, i cili pësoi një...

Lajme7 hours ago

Çmimi i naftës shënon rënie

Indekset e bursave evropiane sot shënojnë rezultate të përziera, aksionet teknologjike janë nën presion, ndërsa çmimi i naftës “Brent” ka...

Lajme23 hours ago

MPB me detaje për dy të rinjtë e rrahur, posedonin drogë dhe kanë tentuar të ikin

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale ndaj tre personave në lidhje me një incident të ndodhur më...

Lajme1 day ago

Teleferiku i “Vodnos” pritet të rikthehet në funksion rreth Vitit të Ri

Pas rreth shtatë muajsh jashtë përdorimit, teleferiku i Vodnos në Shkup mund të rikthehet në funksion rreth Vitit të Ri,...

Lajme1 day ago

Arenë “lufte” edhe sot në protestë, i vihet flaka institucionit financiar dhe Ministrisë së Arsimit

Sot mbahet dita e dytë e protestës studentore në Tiranë. Studentët e shumë Universitetit të Mjekësisë, UBT-së, Politeknikut, fakultetit të...

Trending