Lajme
Osmani prezantoi mekanizmat për mbrojtje nga korrupsioni dhe efikasitet më të mirë
Kam propozuar tre sete mekanizmash. Nën 1- “Çairi 48” që nënkupton mekanizma operativ, për t’i bërë qytetarët mbrojtës të interesit publik. Në bazë ditore duke publikuar tabllo publike, ku të gjitha aktivitetet e komunës do të paraqiten me afate, që qytetarët të jenë në dijeni për çdo punë që e bën komuna. Çdo kërkesë, çdo pyetje e qytetarit do të merr përgjigje brenda 48 orëve. Është një prej problemeve më të mëdha ku qytetarët ankohen me thënien e njohur “komuna nuk punon asgjë. Formimi i ekipeve për intervenime të shpejta.
Seti i dytë me mekanizma, ka të bëjë me temën e luftimit të korrupsionit. Për shkak se është një prej temave që e ka shkatërruar e degraduar Çairin, mënyra korruptive e të punuarit. Prokurimet publike, tenderët, do të punohet dhe do të hapen me transmetim LIVE në opinion. Qytetarët do të mund të ndjekin drejtpërdrejtë gjithë procedurën, prej shpalljes deri te përzgjedhja e kompanive. Përfaqësuesit e OJQ do jenë pjesë e ekipeve në tërë procedurën e prokurimeve publike. Në këtë mënyrë qytetarët dhe OJQ-të i bëjmë gardian të parave publike. Do krijohet platformë online, ku çdo shpenzim do të publikohet. Kush e ka dhënë, për çka është dhënë, kush e ka paguar dhe kush është shfrytëzuesi i atyre. Inkuadrimi i inteligjencës artificiale, që të hiqet faktori njeri në përcaktimin e fituesve, në përcaktimin e konkurseve,… ashtu siç është në vendet europiane, të mundet intelegjenca artificiale të bënë vlerësimin objektiv të kritereve.
Dhe seti i tretë, “Roja e ndërtimit”. Kaosi urban, përveç korrupsionit dhe mosefikasitetit në punë janë tre shtyllat që i kanë lënë qytetarët të dëshpëruar, të pakënaqur dhe ka degraduar Çairin në tërësi. I bëjmë qytetarët monitorues të drejtpërdrejt. Vendosim skanerin urbanistik, në kohë reale qytetarët do të dinë se çka ndërtohet, kush e ndërton, a ka leje ndërtimi, deri kur vlen leja ndërtimit… të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me një ndërtim në komunë. Në çdo zonë ndërtimi vendosim poster me QR Code. Qytetari kalon dhe vetëm me modil skanon QR Code dhe merr të gjitha informacionet me ndërtimin. Vendosim linjën telefonike që në mënyrë anonime, qytetarët paraqesin çdo parregullsi çdo ankesë, çdo ndërtim pa leje… dhe komuna reagon me ekipin e intevenimeve të shpejta.
Bëjmë revizion të plotë të gjitha procedurave të ndërtimit. Pas 19 tetorit, Cairi do të punon ndryshe, me efikasitet, transparencë, pa korrupsion dhe me rend. Këto janë masat revolucionare që do të transformojnë mënyrën e funksionimit të pushtetit lokal, që pastaj do të bëhen model edhe për komunat tjera.
Lajme
Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë Faton Fazliu nga Brukseli: Diskutuam digjitalizimin e regjistrave civil
Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, ka bërë të ditur se gjatë një vizite zyrtare në Bruksel ka zhvilluar një takim me znj. Christine Pelfrenedear, Drejtoreshë e Departamentit të Çështjeve Civile të Qytetit të Brukselit.
Sipas Fazliut, takimi është fokusuar në shkëmbimin e përvojave lidhur me procesin e digjitalizimit të regjistrave civilë, dokumentet elektronike dhe përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët.
“Diskutuam për përvojat belge në digjitalizimin e regjistrave civilë, dokumentet elektronike dhe shërbimet moderne për qytetarët”, ka deklaruar Fazliu.
Ai theksoi se takime të tilla janë të rëndësishme për avancimin e reformave në administratën publike dhe për përvetësimin e praktikave më të mira ndërkombëtare.
“Takime të tilla janë të vlefshme për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe avancimin e reformave në administratën publike”, u shpreh ai.
Në fund, Fazliu ka shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe bashkëpunimin gjatë vizitës në Bruksel.
Lajme
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss
Katër ditë nga zhdukja dhe pas tri ditë kërkimesh intensive është gjetur kufoma e vogëlushit pesëvjeçar shqiptar Tian Rahimi. Këtë njoftim e dhanë për albinfo.ch burime nga vullnetarët që ishin angazhuar në kërkim të tij.
Siç është raportuar tashmë, Tiani pesëvjeçar, me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss pranë lokalitetit Mühlau të shtunën, kur ishin në një gomone. Prindërit dhe motra e tij shtatëvjeçare arritën të notonin deri në breg, transmeton albinfo.ch. Pesëvjeçari është zhdukur që atëherë.
Ekipet e shpëtimit kanë kërkuar vazhdimisht djalin me një kontingjent të madh personeli të angazhuar. Përveç patrullave të policisë, në kërkim morën pjesë edhe dronë, anije, një helikopter shpëtimi, zjarrfikësit dhe zhytës të policisë.
Lajme
Simon Zereci emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë
Simon Zereci është emëruar drejtor i përgjithshëm i Gardës së Republikës, duke mbajtur gradën Drejtues Madhor.
Pas largimit të Ermal Onuzit në qershor të vitit 2025, Zereci u emërua në krye të Gardës, më pas Sami Kuti dhe sërish Zereci.
Lajmi është bërë i ditur këtë të martë në një njoftim zyrtar për mediat, raporton Shqiptarja.com.
“Në zbatim të nenit 17 të ligjit 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Z. Simon Zereci është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës dhe mban gradën Drejtues Madhor”, thuhet në njoftim.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
