Lajme
UBO/ Në Çair VLEN me epërsi të qartë ndaj Aleancës Kombëtare për Integrim
Nëse zgjedhjet lokale në Komunën e Çairit do të zhvilloheshin javën e ardhshme, koalicioni VLEN do të dilte fitues bindës përballë Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), duke shënuar një diferencë të ndjeshme në mbështetjen qytetare.
Rezultatet e anketës së realizuar nga Agjencia UBO tregojnë se 46% e të pyeturve do të votonin kandidatin e VLEN-it për kryetar komune, ndërsa vetëm 34.9% do të mbështesnin kandidatin e AKI-së.
Diferenca mbi 11 pikë përqindje vlerësohet si një tregues i qartë i prirjes elektorale, që pasqyron vazhdimësinë e vullnetit politik të shprehur edhe në zgjedhjet parlamentare të fundit.
Kjo anketë shënon pulsimin e elektoratit në prag të një vjeshte zgjedhore, e cila pritet të jetë vendimtare për orientimin politik dhe qeverisjen lokale në Çair.
Lajme
Shtekli dënohet me tetë vjet burg
Gjykata Themelore Penale në Shkup sot nxori një vendim me të cilin Rade Trajkovski, i njohur si “Shtekli”, dënohet me tetë vjet burg për organizim të një grupi trafikantësh droge.
Këshilli gjyqësor vendosi se Trajkovski udhëhoqi një grup që ishte i përfshirë në shitjen e kokainës dhe marihuanës, pas së cilës ai u dënua me burg.
Përveç tij, gjykata dha vendime edhe për të akuzuarit e tjerë në këtë rast.
Stefan Kitanov dhe Aleksandar Buçevski u dënuan me nga pesë vjet burg secili, Filip Tanevski gjithashtu mori një dënim me pesë vjet, ndërsa Stojan Millanov u dënua me tre vjet e dhjetë muaj burg.
Gjykatësi Ilija Trpkov theksoi se procedura u zhvillua në mënyrë efikase dhe pa vonesë, duke theksuar se çështja u përfundua brenda nëntë muajve me një rrjedhë të vazhdueshme të gjykimit.
Ky vendim i jep fund njërit prej rasteve më të rëndësishme që lidhen me trafikimin e drogës në periudhën e kaluar, dhe palët kanë të drejtë të ankimojnë.
Lajme
BDI braktisë seancën e Parlamentit, pasi që nuk arriti bllokimin e heqjen e Qeverisë teknike
Në lidhje me Ligjin për Qeverinë, koordinatorja e Rina Ajdari, deputete e BDI-së, kërkoi ndërprerjen e seancës së Kuvendit dhe që ky propozim-ligj të diskutohet shtesë edhe në Komitetin për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.
Nënkryetari i Kuvendit, pas disa ndërhyrjeve procedurale dhe sqarimeve, e hodhi në votim propozimin e Rina Ajdarit.
Nisma e BDI-së për ndërprerjen e seancës u refuzua me 65 vota KUNDËR dhe vetëm 14 vota PRO.
Pas këtij votimi, duke e cilësuar si majorizim, grupi parlamentar i BDI-së së bashku me deputetët Sali Murati dhe Halil Snopçe u larguan në mënyrë demonstrative nga seanca.
Është interesante që deputetët Ilire Dauti, Ziadin Sela dhe Elmi Aziri mbetën në seancë dhe morën pjesë në debatin për ligjin, shkruan portali maqedonas Express.
Edhe pse formalisht këta deputetë ende janë pjesë e koalicionit “Fronti Evropian”, ata nuk iu përgjigjën thirrjes së BDI-së dhe nuk e braktisën sallën e Kuvendit.
Kjo sjellje përputhet me paralajmërimet e Izet Mexhiti se dera e shumicës parlamentare është pjesërisht e hapur për partinë e Ziadin Selës.
Seanca ende po vazhdon dhe pritet që gjatë mbrëmjes deputetët të votojnë për propozim-ndryshimet në Ligjin për Qeverinë, ku propozohet shtyrja e shfuqizimit të qeverisë teknike, pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Deputetët e LSDM janë në sallë dhe po marrin pjesë në debatin për ligjin.
Lajme
A do të pranojnë ftesën për në Qeveri? Ja çka thonë nga ASH-Sela!
Lidhur me këtë deklaratë të Mexhitit janë prononcuar për portalin Lideri.mk nga ASH-Sela.
Prej atje, as nuk e kanë mohuar e as nuk e kanë konfirmuar mundësinë që subjekti i udhëhequr nga Ziadin Sela të bëhet pjesë e Qeverisë.
“Për momentin merremi me kongresin e partisë”, kanë deklaruar nga ASH Sela për portalin Lideri.mk.
Ndryshe, në një paraqitje në “TV24”, Mexhiti tha se dera për Selën është hapur dhe se po shqyrtohet mundësia e përfshirjes së tij të mundshme në shumicën qeveritare.
“Ekziston një mundësi që Ziadin Sela të bashkohet me Qeverinë. Dera është hapur, ne komunikojmë në nivele të ndryshme”, tha ai.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
