Connect with us

Lajme

Bashkim Ramosaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mobilizohen për fitoren e 12 tetorit në Deçan

Bashkim Ramosaj, kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit, ka zhvilluar takime të rëndësishme pune me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke i organizuar dhe mobilizuar për zgjedhjet e 12 tetorit. Në fokus të këtyre takimeve ishin:

Shtabi Zgjedhor

Kryetarët e Nëndegëve

Lista e kandidatëve për Kuvendin Komunal

Strukturat e rinisë dhe ato të gruas

Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm

Ramosaj theksoi se angazhimi dhe përkushtimi i ekipeve të AAK-së do të sjellin një fitore të pastër më 12 tetor, duke u mbështetur në strukturat dhe aktivistët e partisë kudo në territor, si dhe mbështetjen e qytetarëve të Deçanit.

“Me punën dhe përkushtimin e këtij ekipi, të strukturave dhe aktivistëve tanë, do të arrijmë një fitoren që nuk ka qenë asnjëherë më e afërt,” tha Ramosaj.

Në përfundim, ai u bëri thirrje të gjithëve të jenë të angazhuar dhe të japin maksimumin për të siguruar fitoren, duke u bazuar në moton e partisë: #FLASIMmePUNË – “Është motoja jonë. Është përgjigjja jonë. Është thirrja jonë.”

#AAK174 ✅
#BashkimRamosajKryetar174 ✅
#FLASIMmePUNË

Ramosaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë të vendosur të sigurojnë një fitoren të fuqishme më 12 tetor dhe të vazhdojnë përpara për zhvillimin e Deçanit!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Përgjysmohen punimet në Korridorin 8, shteti i vonon pagesat ndaj “Bechtel & Enka”

Punimet në projektin e madh infrastrukturor Korridori 8 rrezikojnë të ngadalësohen ndjeshëm, ndërsa pritet edhe reduktim i fuqisë punëtore, për shkak të vonesave në pagesat nga ana e shtetit ndaj kompanisë realizuese. Kështu ka bërë të ditur Sefer Ramadani nga Kërçova, i cili thotë se është pjesë e projektit që nga fillimi i tij, shkruan gazeta KOHA.

Sipas tij, gjatë një takimi të mbajtur mëngjesin e sotëm, udhëheqësia e kompanisë “Bechtel & Enka” i ka njoftuar punëtorët për vendimin që intensiteti i punimeve të ulet ndjeshëm.

Sipas Ramadanit, kompania ka paralajmëruar se puna në projekt duhet të përgjysmohet, ndërsa parashihet edhe reduktim i fuqisë punëtore, shkurtim i orarit të punës dhe ulje e intensitetit të punimeve deri në 50 për qind.

Ai thekson se arsyeja kryesore për këtë vendim janë mosrealizimi i pagesave nga shteti sipas obligimeve të dakorduara, nga të cilat kompania mbulon edhe pagat e punëtorëve të angazhuar në projekt.

Ramadani shton se kompania “Bechtel & Enka”, një konsorcium amerikano-turk me përvojë në realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore në mbarë botën, sipas asaj që u është komunikuar punëtorëve, nuk është përballur më parë me pengesa të tilla në projektet e saj.

“Korridori 8 është projekti më i madh infrastrukturor në vend dhe duhej të ishte krenari dhe zhvillim për shtetin. Megjithatë, për shkak të papërgjegjësisë institucionale po përballet me vështirësi serioze”, thekson Ramadani, transmeton KOHA.

Ai gjithashtu vlerëson se për situatën e krijuar përgjegjësinë duhet ta mbajnë institucionet shtetërore dhe qeveria, duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe transparencë për fatin e projektit dhe të punëtorëve të angazhuar në të.

Korridori 8 konsiderohet një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në Maqedoninë e Veriut, që synon të lidhë vendin me korridoret rajonale dhe të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore dhe ekonomike të rajonit.

Megjithatë, para dy ditësh, ka qenë ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski që paralajmëroi se segmenti Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë mund të mos jetë pjesë e Korridorit 8, pasi siç u arsyetua ai, UNESCO ka dilemat e saja. Pati regime të shumta se qëllimshëm po shkëputet Struga, ndërsa u paralajmëruan pasoja nëse kjo pjesë që lidhet me Shqipërinë, lihet anash. (koha.mk)

Continue Reading

Lajme

Nënshkruhet marrëveshja e qirasë, në Qendrën Klinike do të ndërtohen dy garazhe me kate

Ministria e Shëndetësisë nënshkroi Marrëveshjen e qirasë me Qyetin e Shkupit për ndërtimin e garazheve shumëkatëshe në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Kryetari i Qytetit të Shkupit premtoi se i njejti do të jetë gati në fund të vitit të ardhshëm. Faza e parë njoftoi ai do të përfshijë ndërtimin e dy parkingjeve, në kapacitet prej 500 vendesh parkimi. Njëri do të jetë tek parkingu te Gjinekologjia, që është në anën e majtë të hyrjes dhe tjetri tek kisha. Kurse sa i përket çmimeve tha se ato do të ngelen të njejta.

Orce Gjorgjievski, kryetar i Qytetit të Shkupit

Parkingjet montuese, në fazën e parë, do të ndërtohen dy të tilla me së paku 500 vende parkimi për fillim. Nëse situata tregon se ka nevojë për vende parkimi shtesë, do të ndërtohet edhe një parking montues. Kjo do të jetë një rregullim i kaosit që ka qenë gjithë këto vite. Potencoj se me çmimet e njejta dhe me shërbime më të mira, këto parkingje do t’i shfrytëzojnë pacientët”.

Ministri i Shëndetësisë Azri Aliu tha se marrëveshja është lidhur për një periusdhë 15 vjeçare me një qira prej 10% të qarkullimit total të realizuar. Qiramarrësi theksoi ai, është i obliguar që para këshillit të Qytetit të Shkupit të propozoj një listë çmimesh për shfrytëzimin e parkimit brenda kompleksit, e cila siç shtoi duhet patjetër të përfshijë bileta për përdorues me qëllime komerciale, për shfrytëzues të shërbimeve shëndetësore brenda kompleksit, për pacientë me sëmundje malinje dhe për të punësuarit në institucione publike shëndetësore

Sinkron: Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë

Bëhet fjalë për një marrëveshje për dhënie me qira të pasurisë së paluajtshme me marrëveshje të drejtëpërdrejtë me Qytetin e Shkupit, me qëllim organizmin, menaxhimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e parkingut në hapsirën e kompleksit klinik ‘Nënë Tereza’ në Shkup. Qyteti i Shkupit ka detyrim që brenda 60 ditësh të dorëzoj një plan veprimi, për zbatimin e aktiviteteve me afate konkrete për implementim”.

Gjorgjievski bëri me dije se javën e ardhëshme do të bëhet ribalanci i buxhetit dhe njëra nga pikat do të jetë pikërisht çështja e parkingut.

Ata gjithashtu potencuan se pas orarit të punës, nëse vërtetohet se kapacitetet mundësojnë parkim rezident, do ta mundësojnë një gjë të tillë.

Ministri Aliu sqaroi se në këtë prjojekt do të implementohet sistemi i mençur i parkimit, me senzorë të integruar në çdo vend parkimi dhe detektim të vendeve të lira, me kamera për regjistrim të automjeteve, aplikacion mobil për rezervim dhe pagesë në kohë reale si dhe lidhje me sistemin fiskal.

Continue Reading

Lajme

Ndeshja e Schalkes u ndërpre për shkak të iftarit, pothuajse gjysma e ekipit po agjëron

Ndeshja midis Schalke 04 dhe Arminia Bielefeld pa një skenë të pazakontë, por gjithnjë e më të zakonshme në futbollin evropian – një pushim të shkurtër gjatë ndeshjes në mënyrë që lojtarët që agjëronin Ramazanin të mund të ndërpresin agjërimin e tyre.

Muaji i zgjedhur nga myslimanët, Ramazani, filloi më 18 shkurt dhe përfaqëson një sfidë të veçantë për sportistët profesionistë. Edhe pse Islami u lejon sportistëve të kompensojnë agjërimin e humbur më vonë, vendimi për të agjëruar mbetet personal.

Në radhët e Schalkes, gjashtë futbollistë janë duke agjëruar. Trajneri Miron Muslic dhe lojtarët Hasan Kurucay, Moussa Sylla, Adil Aouchiche, Zaid Tchibara, Kenan Karaman dhe Moussa Ndiaye.

Në ndeshjen në shtëpi kundër Bielefeldit, katër prej tyre ishin në formacionin titullar. Gjatë ndeshjes, gjyqtari Tobias Reichel e ndërpreu ndeshjen në minutën e 23-të në mënyrë që lojtarët të mund të merrnin ushqim dhe pije pas perëndimit të diellit.

Kjo praktikë ka qenë e pranishme në ndeshjet e Bundesligës që nga viti 2022, dhe klubet zakonisht bien dakord për të në mënyrë joformale para fillimit të ndeshjes.

Trajneri i Schalkes e falënderoi kundërshtarin e tij për mirëkuptimin, teksa shtoi se agjërimi përbën ende një sfidë shtesë për ekipin.

“Një falënderim i madh për Arminia Bielefeld që tha menjëherë ‘po’ kur erdhi koha për pushimin. Kemi gjashtë lojtarë që po agjërojnë. Është një sfidë, por është një vendim i zemrës”, ka thënë Muslic para fillimit të ndeshjes.

Ai dhe lojtarët e tij nuk hanë ose pinë gjatë ditës deri në perëndim të diellit, dhe koha e agjërimit përcaktohet nga lindja dhe perëndimi i diellit.

Schalke është ndihmuar nga kohët e vona të ndeshjeve deri më tani. Ata luajtën kundër Magdeburgut dhe Furthit në orën 20:30, pas perëndimit të diellit. Megjithatë, ndeshja tjetër sjell një sfidë të re. Schalke luan kundër Hannoverit në orën 13:30 të dielën, që do të thotë se lojtarët që agjërojnë do ta kalojnë gjithë ndeshjen pa ngrënë ose pirë.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme4 minutes ago

Përgjysmohen punimet në Korridorin 8, shteti i vonon pagesat ndaj “Bechtel & Enka”

Punimet në projektin e madh infrastrukturor Korridori 8 rrezikojnë të ngadalësohen ndjeshëm, ndërsa pritet edhe reduktim i fuqisë punëtore, për...

Lajme10 minutes ago

Nënshkruhet marrëveshja e qirasë, në Qendrën Klinike do të ndërtohen dy garazhe me kate

Ministria e Shëndetësisë nënshkroi Marrëveshjen e qirasë me Qyetin e Shkupit për ndërtimin e garazheve shumëkatëshe në kompleksin e klinikave...

Lajme12 minutes ago

Ndeshja e Schalkes u ndërpre për shkak të iftarit, pothuajse gjysma e ekipit po agjëron

Ndeshja midis Schalke 04 dhe Arminia Bielefeld pa një skenë të pazakontë, por gjithnjë e më të zakonshme në futbollin...

Lajme14 minutes ago

Vendoset gurthemeli i kampusit të UNT-së, investim prej 42 milionë eurosh

Zyrtarë të qeverisë u mblodh sot për të hedhur gurthemelin e kampusit të ri të Universitetit Nënë Tereza. Ky projekt...

Lajme18 minutes ago

Mexhiti: Çështja e liderit të VLEN-it, ende nuk është zgjidhur

Çështja e lidërit të VLEN-it, ende nuk është zgjidhur. Njëri nga liderët e VLEN-it dhe njëherit kryetari i komunës së...

Lajme20 minutes ago

Në Aeroportin e Shkupit zbulohen 150 mijë paund britanikë të padeklaruar

Zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të një pasagjeri, shtetas i huaj, i cili po udhëtonte drejt...

Lajme22 minutes ago

Alarm nëpër pompat e benzinës, disa nuk japin naftë, Qeveria qetëson qytetarët!

Një situatë dramatike është regjistruar gjatë orëve të fundit në pikat e karburantit në Maqedoninë e Veriut, ku radhët e...

Lajme16 hours ago

Durmishi: Gjithmonë jemi për paga më të larta, por duhet të ketë arsyetim ekonomik

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besart Durmishi, sonte në emisionin “Biznis21” në TV21 deklaroi se çështja e pagës minimale është shndërruar në një arenë...

Lajme16 hours ago

Kujdes shoferë: Pezullimi i patentës nis pas SMS-it të dytë

Ndalimi i drejtimit të automjetit i vendosur me vendim të formës së prerë të gjykatës nuk do të shënohet më...

Sport20 hours ago

Nafta pritet të shkoj në “hava”: Çfarë e pret Maqedoninë e Veriut?

Çmimet e naftës në Maqedoninë e Veriut pritet të pësojnë rritje të ndjeshme gjatë javës së ardhshme, si pasojë e...

Trending