Sport
Besart Ibraimi dhe Jeton Beqiri flasin nga Madridi për ndeshjen e parë dhe historike të Shkëndijës në Ligën e Konferencës
Shkëndija të enjten në Madrid të Spanjës luan ndeshjen e parë në histori në fazën kryesore të një kompeticioni Evropian, ndërsa para duelit me Rayo Vallecanon para mediave spanjolle nga tabori kuqezi folën trajneri Jeton Beqiri dhe kapiteni Besart Ibraimi.
Jeton Beqiri: “Është një ndeshje e rëndësishme për ne si klub, si staf teknik, si futbollist dhe për të gjithë të tjerët që janë të angazhuar në klub për shkak se është historike sa i përket debutimit tonë në Ligën e Konferencës. Gjithashtu është e jashtëzakonshme që do të luajmë me një ekip të një kampionati shumë të respektuar”.
Besart Ibraimi: “Është ndeshje historike për të gjithë ne. Jemi të kënaqur që kemi arritur deri këtu, jemi të gatshëm ta japim maksimumin, e dimë se me çfarë kundërshtari luajmë nesër. E vlerësojmë dhe është për tu vlerësuar, e jona është të dalim në fushë, të japim maksimumin dhe të shpresojmë që te futbolli nuk fiton gjithmonë më i miri”.
Jeton Beqiri: “Besoj që nuk do të ishte korrekt të përzgjedhim një futbollist të Rayo Vallecanos, për arsye se ka shumë futbollist cilësor dhe unë do të doja ti respektoj të gjithë ata. Sa i përket skuadrës, janë agresiv që luajnë një futboll modern dhe atmosfera që krijohet këtu në stadium, gjithmonë është e jashtëzakonshme”.
Besart Ibraimi: “Edhe unë nuk do të kisha veçuar ndonjërin prej futbollistëve. Normal i kemi ndjekur, ndeshjen me Barcelonën dhe Sevillan, janë një grup i mirë, luftojnë shumë dhe besoj që janë një ekip luftarak”.
Jeton Beqiri: “Për ne e rëndësishme është që të bëjmë një paraqitje të mirë, të mundohemi të japim maksimumin. Është e vërtet se ne nuk jemi përballur me skuadra të këtij niveli, të kësaj lige si La Liga, që unë mendoj se është kampionati më i fortë në botë. Gjithashtu respekt të madh edhe për kolegun tim të Rayo Vallecanos që bisedohet për një trajner jashtëzakonisht shumë të mirë”.
Besart Ibraimi: “Ne jemi të gatshëm që nesër të dalim në fushë, të japim maksimumin në çdo aspekt, e dimë me çfarë kundërshtari kemi punë nesër, e rëndësishme është se ne jemi gati dhe pjesën tjetër të ia lëmë fushës”.
Jeton Beqiri: “Për ne është e rëndësishme që të respektojmë fanellën që bartim, të respektojmë klubin dhe të mundohemi të bëjmë maksimumin e mundshëm dhe shpresoj që të bëjmë një paraqitje të mirë këtu në Madrid dhe të bëjmë një figurë të mirë si klub”.
Besart Ibraimi: “E dimë që Rayo Vallecano është favorit në ndeshjen e nesërme. Gati çdo javë ne e shikojmë La Ligën, i shikojmë ekipet e mëdha, kanë luajtur me ekipe si Barcelona, Real Madridi, kështu që ne i njohim dhe jemi krenar që luajmë kësi lloj ndeshje me skuadra që i shohim kundër Real Madridit apo Barcelonës, por e jona mbi të gjitha është të dalim ta japim maksimumin”.
Jeton Beqiri: “Unë mendoj se Rayo është një favorit i madh në letër sa i përket ndeshjes së nesërme, ndërsa neve na mbetet që të jemi një kundërshtar i denjë që të bëjmë maksimumin. Sa i përket ekipit të Rayos, unë besoj personalisht, por edhe në klubin tonë, por edhe nga vendi ku vimë ne, kemi informacione për shkak se kampionati i vendit të juaj është shumë e respektuar dhe e ndjekur në vendin tonë dhe normalisht kur ndjekë të njejtën ligë, ndjek të gjitha skuadrat që marrin pjesë në La Liga”.
Besart Ibraimi: “Besoj që është një stadium normal. Ende nuk e kemi parë, pasi ta shohim, ndoshta tani mund të ju tregojmë se çfarë mendimi kemi”.
Jeton Beqiri: “Unë mendoj se është një nga favoritët për të fituar këtë Ligë, pasi vjen nga një kampionat shumë i fuqishëm. Por, gjithashtu duhet të jem i sinqert se në këtë Ligë, bëjnë pjesë ekipe që do të rivalizojnë me Rayon deri në fund dhe shpresoj që ekipi që do ta meritoj më shumë të shpallet fitues”.
Jeton Beqiri: “Gjithsesi, mendimi dhe komenti i kolegut tim është respekt për ne për shkak se ne në vendin ku luajmë dhe në ndeshjet paraprake të Europës, kemi tentuar të luajmë futboll të hapur dhe sulmues. Besoj që nuk mund të ndryshojmë nga stili jonë shumë gjëra, pavarësisht se ka momente kur loja juaj varet edhe nga loja e kundërshtarit, por gjithsesi ne do të qëndrojmë besnik të lojës së hapur dhe futbollit të bukur”.
Kuqezinjtë sonte me seancën e fundit stërvitore mbyllën përgatitjet për ndeshjen e debutuese në fazën kryesore të UEFA Conference League, kur përballë Rayo Vallecanos në “Estadio se Vallecas” të Madridit do të luajnë ndeshjen e parë dhe historike në grupet (tashmë faza e ligës) e një kompeticioni europian.
Dueli Rayo-Shkëndija luhet të enjten me fillim në orën 18:45.
Sport
“A është kjo foto shumë e fortë?”, Griezmann i hakmerret Barcelonës me një postim brutal
Antoine Griezmann kishte një hesap për të larë me Barcelonën dhe ai mori hak sapo Atletico Madridi siguroi një vend në finalen e Kupës së Mbretit, duke i dërguar të njëjtin mesazh klubit katalunas që Barça i kishte dërguar përmes rrjeteve sociale pas një ndeshjeje Atletico-Barcelona sezonin e kaluar.
Në atë rast, në mars të vitit 2025, Barcelona postoi një foto në llogaritë e saj në rrjetet sociale ku shfaqej Griezmann me njëmbëdhjetë lojtarët e Barçës në sfond, duke qëndruar në një rreth.
“Kjo foto është shumë e fortë”, shkroi Barcelona mbi postim. Mesazhi erdhi pas fitores 4-2 të Barcelonës në ‘Metropolitano’ në një ndeshje të La Ligas ku Atletico fillimisht kishte udhëhequr 2-0.
Këtë të martë, pasi Atletico Madridi siguroi vendin e tyre në finalen e Kupës së Mbretit pavarësisht humbjes 3-0 në Camp Nou, falë fitores së tyre 4-0 në ndeshjen e parë, Griezmann ia ktheu ‘nderin’ ish-skuadrës së tij me të njëjtën shprehje.
Ai përdori një fotografi të tij duke festuar së bashku me dy lojtarë të Barcelonës të shtrirë në bari duke vajtuar eliminimin e tyre në vërshëllimën e fundit.
“A është kjo foto shumë e fortë?”, pyeti ai, duke e shoqëruar frazën me tre emoji fytyrash që mbulonin gojën.
https://www.instagram.com/p/DVcIYf-ioUj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=95f41294-617e-45ab-940e-1a64559de52d
Ndryshe, Atletico dhe Barcelona do të përballen me njëra-tjetrën pas një muaji, në fundjavën e 4 dhe 5 prillit, në La Liga.
Dy rivalët e mëdhenj mund të ndeshen edhe në Ligën e Kampionëve nëse fitojnë kundër Tottenham Hotspur, respektivisht Neëcastle United.
Sport
Besart Ibraimi i jep fitoren Shkëndijës përballë Pelisterit
Skuadra e Shkëndijës ka marrë fitore përballë Pelisterit me rezultat 2:1 në duelin e vlefshëm për xhiron e 20-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Kuqezinjtë fillimisht ishin në disavantazh me golin e pësuar nga Spirovski në minutën e 7-të, teksa golashënuesi më i mirë në historinë e Maqedonisë, Besart Ibraimi e riktheu në lojë Shkëndijën.
Bomberi kërçovar fillimisht gjeti rrjetën në minutën e 21-të, duke barazuar rezultatin në 1:1, teksa golin e dytë personal dhe të dytin për Shkëndijën e gjeti në pjesën e dytë në minutën e 64-të, me çka e vulosi edhe fitoren e këtij takimi. Pas këtij triumfi Shkëndija ngushton diferencën me Vardarin në katër pikë, me këta të fundit që kryesojnë renditjen me 52 pikë, ndërsa kuqezinjtë nga Tetova tashmë kanë në konto 48 pikë.
Në xhiron e radhës në kampionat, pikërisht këto dy ekipe do të përballen ndërmjet veti në një duel direkt për titullin. /shenja/
Sport
Shkëndija sonte synon përmbysjen historike ndaj Samsunsporit
Shkëndija e Tetovës sonte do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Samsunsporit në kuadër të fazes së plej of-it në Ligën e Konferencës. Kuqezinjtë do të kërkojnë të përmbysin negativën prej 0:1 nga ndeshja e parë, për të vazhduar ta jetojnë edhe më tej ëndrrën europiane. Për skuadrën tetovare ky është dueli i 16-të në arenën ndërkombëtare brenda këtij sezoni, një statistikë që dëshmon se Shkëndija po kalon epokën më të mirë në historinë e saj. Trajneri Jeton Beqiri nuk do të ketë mungesa për përballjen e sontme. Pas pezullimit për shkak të kartonëve, rikthehen Liridon Latifi dhe Aleksandar Trumçi, teksa gati për lojë pritet të jenë edhe Fetai, Vebster dhe Murati, të cilët munguan në takimin e fundit kampional ndaj Sileksit për shkak të lëndimeve. Në kampin kuqezi mbizotëron një atmosferë optimizmi dhe besimi se me paraqitje dinjitoze mund të arrijnë qëllimin për të përmbysur rezultatin dhe për të vazhduar rrugëtimin europian. Ndeshja ndërmjet Samsunsporit dhe Shkëndijës do të luhet sonte me fillim nga ora 18:45.
-
Lajme3 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme3 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
