Lajme
Sulltani dhe padishahu uzurpatorë…
Sot në një takim të paralajmëruar dhe të kërkuar pas disatën herë për çështje publiko-private ishim bashkarisht me prindin ne Komunën e Zhelinës te Kryetari ne detyre nga i cili u pritem me nje ego te madhe sikur edhe e ka nofken Sulltan, mirrpo nga mos permbajtja dhe mos pajtimi me realitetin se prej nje djaloshi qe po tia jepje gishtin nuk ta kafshonte eshte bere ashtu edhe siç e ka nofken “Sulltan” duke hypur edhe me larte me post eshte bere edhe Padishah dhe nje uzurpatore i vogel i nje karrige dhe zyre te Kryetarit te Komunes.
Siç kan thene edhe te moçmit ben mire e gjeje keq, pa ndonje keqkuptim nuk kemi qene dhe nuk jemi familje qe kemi pritur prej dikujte qe te na meshiron ose melankon, por kerkojme vetem ate qe na takon dhe eshte e jona, dhe ate tonen e mbrojme ne çdo aspekt dhe me çdo kusht.
Sulltani ne fjale siç e ceka edhe me larte pasi doli prej kontrolle se nuk mundi ta golltit epitetin i cili shume i perket, ne funde te atije takimi u ngrit ne kembe dhe u be nje “Padishah” i vockel qe mendon me ate egon e tije te madhe se me te vertet e ka uzurpuar ate zyre publike te nje individi qe sot eshte neser nuk eshte, ka harruar se paraardhesi i tije me po te njejten politik dhe ego e humbi Komunen edhe ate 2 here, jo nga ky i sodit porr nga vota dhe vendimi i popullit qe flet drejte vetem njehere edhe ate vetem nje dite ne ato kutije te votimit.
Te nderuar miqe dhe ju te dashur bashkefshatar edhe te fshatrave tjera pasiqe ne nuk jemi ende qytetar deri kur te na beje Zhelinen qytet ndonje kryetar qe mendon dhe synon qe me nje bulevard egzistues dhe vetem te sanuar e te dekoruar ta beje fshatin tone qytet pa nje çerdhe te vetme ne shekullin XXI (21), prej ku fillon gjithçka sa i perket jetes se njeriut.
Nje kryetar qe me dy mandate ne krye te komunes ka hypur me nalle ne qep (plep) duke harruar se ne ate detyre erdhi pikerisht nga mos bindja, padishahlleku dhe uzurpimi i paraardhesit te vet.
Me kete dua te them se Zhelina dhe Zhelinasit nuk durojne kamxhik, jemi fshatare qe te dergojme deri te kroj madh ne kryje te fshatit dhe nuk te leme te pijshe uje.
Te flasish ne kete shekull qe jemi, te vazhdojshe te premtojshe ne çdo pale zgjedhje, rruge, kanalizim, uje eshte teper nivel i ulet dhe turp i botes, pasiqe pretendojme Europen kurse ne ende jemi zorra qorre e Europes me keshtu lloje Sulltana.
Te respektuar votues,
Ne çdo pale zgjedhje komunale bejni kujdes ne zgjedhjen tuaj per zgjidhje dhe ndryshim, sa u perket zgjedhjeve komunale duhet te gjithe te kemi parasyshe se duhet te zgjedhim personin dhe ekipen (bashkepuntoret, keshilltaret) dhe JO partine, neve ne 4 vjetet e ardheshme na udheheq personi “Kryetar Komune” bashke me keshilltaret dhe jo BABA “Kryetari i nones Parti”.
Andaj nese kerkojme ndryshim, ate duhet ta bejme ne vet me voten tone te lire jo te bazohemi dhe te degjojme NONEN “Parti” dhe BABEN “Lider” se sa do na lavderoje neve njeriun te cilin do ta zgjedhim per ta patur derren e Komunes dhe Kryetarit te hapur dhe te na beje zgjidhje e jo te na hape derren dhe te na perze duke na thene dilni jashta nga zyra ime se une nuk durroje ketu ankesa dhe paknaqesi deri sa jam une ketu.
Dhe pastaj na ndodhin raste krimi sikur qe ndodhi jo shume large ne memedheun tone Shqiperi ku mbeti i vrare gjykatesi pasi morri nje vendim siç kishte vendosur ta marre.
O vellezer te nderuar malli (toka-prona) shkon me shpirtin thote populli i lashte.
Prandaj per tia dhene shancen edhe njehere ose per se treti dikujte qe te qendroje ne ate karrike duhet menduar mirre, se padishahu te shtyn edhe ne vellavrasje, PO PO e shkrauj kete me plot pergjegjesi se kesi soj matrapaza ta thone neser ne sy se nuk ta zgjedh une problemin qe ti ke me komshiun ku ate problem e krijon ky soj kryetari.
Nese neve nuk na degjon hallet, nuk na zgjidh problemet çfardo qofshin ato, nuk na regullon çeshtjet çfar do qofshin ato, qe kane te bejne me institucionin tone, te vendit tone shtepine tone te perbashket qe e caktojme nje udheheqes atehere çfar na duhet ky soj uzurpatori, te qendroje ulur dhe te krenohet se ai eshte kryetari dhe jo te del ne teren ti shef problemet dhe hallet tona pasiqe te vije ne ate post dhe jo vetem para fushatave, atehere faji eshte tek ne dhe jo tek sulltani.
Ku e ceka me larte ekipin dhe trupin bashkepunues eshte po e njeta zgjedhje nga vet ne ta caktojme se kush don te kryesoje me Keshillin e Komunes ne rastin konkret, nje plakush i harxhuar ne çdo aspekt te jetes se tije, nje sy urritur qe nuk ngopet asnjehere me poste publike, qofshin ato drejtora shkollash apo mesimdhenes pa merita pa ditur shkrim lexim dhe ti sjelle neser urdheri i Kryetarit ose ose Partise siç ndodhe gjithmone tek ne, dhe te behen MASKAËR-ues te femijeve tone, duke i lene sakat pa asnje lloj edukimi, mesimi dhe dije. Ne institucionin qe vet emrin e ka Shkolla per Edukim, arsimim dhe kukture.
Ne nuk na duhen gjenerata te harxhuara dhe te poshteruar, nuk na duhen njerez te uritur per pushtet e tendera, nuk na duhen para-pensionista ose edhe pensionista-Komunista. Ne na duhet ndryshim rrenjesore gjithmone me gjenerata dhe fytyra te reja, na duhen njerez qe ecin me hap me kohen dhe jo mbrapa me haterlleqe, jo gjysha e stergjysha por gjenerata te te njejtit kaliber ose vizionare per te perparuar dhe JO per tu pasuruar.
Prandaj shume seriozisht duhet te merren vendimet e dites se votimit se aty e caktojme vet me dorren tone ardhemiren tone, familjes, femijeve dhe shoqerise ne pergjithesi.
Ti leme mbrapa partite, njoftesite, hatrin po te punojme dhe veprojme per ndryshime dhe bashkejetese pa halle, brenga e fesate.
Te dashur Zhelinas, asnjehere skeni durruar dhe nuk durrojme kamxhik, te kerkojme ndryshim gjithmone, dhe ta mbrojme ate te cilen eshte e jona.
Ne zgjedhjet e kaluara shkrova ne nje shkrim timin se nuk ka asgje te keqe qe ne krye te komunes te na vije nje kanditat apo kryetar nga Dervendi, dhe ate e sollem per 2 mandate rradhasi, sot kemi 2 kandidat po nga Dervendi, porr komuna mbetet perseri ne Zheline.
Dhe pas dy mandateve te asfalltuara, sanuara dhe kanalizuara eshte koha per ndryshimin e rradhes.
Pune, llogaridhenie, pergjegjesi maksimale, te kerkojme dhe te mbrojme ate qe eshte e jona.
Dhe bashkarisht duhet te luftojme qe mos ti presim gurbetqaret te vijne vetem te votojne dhe te shkojne porr ato ti mbajme ketu.
Vota ne zgjedhjet komunale sjell hizmetqarin tone 4 vjeçar.
Vota nga hatri, friga, egoja nuk na sjell askend tjeter perveç se nje sulltan, padishah dhe uzurpator.
Duke mos dashur ta vazhdoje me teper, lem rend per ndonje kritik dhe opinion tjeter.
Nuk jam anetare i asnje partie politike, teksti nuk ta beje me asnje lloje kercenimi, shantazhimi, apo perkrahje politike, thjeshte eshte nje opinion, kritike, dhe sugjerim i imi personal per te gjithe dashamiret qe ia duan te miren vendit te vet, familjes se vet, dhe vetes suaj.
Duhet te ulemi dhe te shofim, ku jemi ku duam dhe cfar duam te arrijme, ku i kemi femijet dhe familjet tona dhe si duam dhe ku duam qe ti kemi ato.
Kete e vendosim vet me mendjen dhe dorren tone diten e votimit.
☑️ NDRYSHIM DHE JO TRISHTIM
Te drejtat e autorit i mbroje vet
Jeton Matrançi
DIPLOMAT I DIPLOMUAR
Lajme
Rikonstruimi i qeverisë pritet nga mesi i qershorit
Edhe pas shkrirjes së pesë subjekteve politike në një parti VLEN, mbeten të ngrira raportet me dy funksionarët Arben Fetai dhe Fatmir Limani. Ministri për qeverisje të mirë Arben Fetahu, vazhdon me ekskursionet jashtë shtetit, ndërsa Limani vazhdon të mos pyet për asgjë VLEN-in.
Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali tha se rikonstruimi i ekzekutivit pritet nga mesi i qershorit, në më shumë resorë qeveritare.
“Për kuadrot, të cilët do të merren me resorë të caktuar ende nuk e kemi diskutuar, është temë e hapur, përkatësisht a do të jetë kjo ministri në kuadër të VLEN-it është temë diskutimi por nuk ka ndonjë vendim. Nëse e vlerësojmë të gjithë se është resor i duhur dhe a do të mbetet, pavarësisht cila parti politike e merr një resor të caktuar, politikat janë të definuara dhe faktori njeri nuk e luan rolin kyç për ta ndryshuar politikën”, tha Bekim Sali, zëvendëskryeministër i parë.
Njëri nga kryetarët e VLEN-it Bilall Kasami tha seduke i ditur raportet e Limanit me Mickoskin, ka pasur shumë telefonata e shumë porosi, duke i kërkuar sqarime nga vetë strukturat partiake.
“Nga momenti i vete përjashtimit të z.Limani nga Lëvizja BESA dhe rrjedhimisht edhe nga VLEN-i, ai veçse e ka përjashtuar veten edhe nga qeverisa si propozim i VLEN-it. Tash çfarë mund të ndodh në të ardhmen politikisht për atë çështje duhet ta pyesni zotërinë në fjalë apo eventualisht do të ketë ndonjë kombinatorikë me ndonjë parti tjetër politike. Por, siç e përmenda hisen e shqiptarëve në qeveri do vazhdoj ta përfaqësoj VLEN-i sipas marrëveshjes fillestare që e kemi pas me kryeministrin”, u shpreh Bilall Kasami, njëri nga kryetarët e VLEN-it.
Ditë më parë Ministër i politikës sociale dhe demografisë Fatmir Limani tha se aktualisht është ministër i popullit, në pushtetin ndërmjet partnerëve të koalicionit të VLEN dhe VMRO. Por, ai nuk e pohoi e as nuk e mohoi që në rikonstruimin e qeverisë a do të vazhdoj të mbaj post ministror si kuadër i ndonjë partie. Limani është parë së fundmi edhe i afruar nëpër evenimente me BDI-në.
Lajme
Krisin grushtat ende pa nisur fushata në Kosovë/ Sami Lushtaku e bën për spital kryetarin e VV-së në Skenderaj
Është sulmuar kryetari i Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, i cili është edhe kandidat për deputet nga kjo parti.
Sipas një statusi të Bahri Zabelit, Mehani është rrahur nga Sami Lushtaku dhe njerëzit e tij.
Ndërsa tashmë është publikuar edhe një video nga vendi i ngjarjes.
Sulmi ka ndodhur në një lokal.
Lajme
Nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën për herë të parë do të marrin dëftesa digjitale
“Krahas dëftesave të shtypura në letër në fund të këtij viti shkollor, nxënësit nga klasa e parë deri në të tretë për herë të parë do të pranojnë edhe dëftesa digjitale, si rezultat i përkushtimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për digjitalizimin e arsimit”. Kështu thonë në një njoftim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
“Këtë vit shkollor fillojmë me vendosjen graduale të dëftesave digjitale. Ato do të kenë vlefshmëri të njëjtë me dëftesat në letër, të cilat gradualisht do të zëvendësohen, gjë që do të lehtësojë punën administrative të shkollave, do të ulë shpenzimet për shtypje dhe do të mundësojë qasje online në dokument në çdo kohë. Vazhdojmë me digjitalizimin e sferës së arsimit. Jam e kënaqur me intensitetin e këtij procesi, sepse pothuajse të gjitha procedurat për realizimin e të drejtave dhe shërbimeve janë thjeshtësuar dhe realizohen në mënyrë elektronike. Mbetet edhe regjistrimi në arsimin e lartë, ndërsa me implementimin e dëftesave digjitale hapet mundësia për realizimin edhe të këtij qëllimi”, deklaroi ministrja Vesna Janevska.
Një operator i Telekomunikacionit në vend ka dhuruar nënshkrime elektronike për të gjitha 368 shkollat fillore në vend, me ç’rast do të mundësohet realizim më i thjeshtë, më i shpejtë dhe më efikas i procesit të lëshimit të dëftesave digjitale.
Me vendosjen e dëftesave digjitale, nxënësit dhe familjet e tyre do të kenë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në dokumente, ndërsa shkollat do të përfitojnë proces më efikas administrativ dhe arkivë të përhershme elektronike.
Çdo dëftesë digjitale ruhet në arkivë të përhershme elektronike dhe sipas nevojës dhe kërkesës së nxënësit ose familjes së tij, mund të shtypet nga shkolla. Në vitet në vijim, dëftesat digjitale do të fillojnë të zbatohen gradualisht edhe për nxënësit e klasave më të larta.
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
