Sport
Erjona Jonuzi, kapitene dhe MVP që në javën e parë në Sllovaki!
Volejbollistja tetovare Erjona Jonuzi është rikthyer në Sllovaki për sezonin e saj të dytë me skuadrën VK Nove Mesto nad Vahom, që garon në “Extra Liga”, elita e volejbollit për femra në vend.
Falë nivelit të saj të lartë dhe përvojës së pasur në rolin e pasueses, Erjona ka fituar menjëherë besimin e stafit dhe shoqeve të ekipit, duke u emëruar kapitene që në fillim të sezonit. Në javën e parë, ajo u shpall MVP (lojtarja më e mirë e ndeshjes) në fitoren e pastër 0-3 në transfertë ndaj Elba Preshov, me paraqitje mbresëlënëse në organizimin e lojës.
Vlen të përmendet se sezonin e kaluar Erjona pësoi një dëmtim të rëndë, këputje të ligamentit të kryqëzuar (ACL) në gjurin e majtë, që e detyroi të ndërpriste garat, me parashikime mjekësore për rikuperim prej 10 deri në 12 muajsh.
Megjithatë, me shumë përkushtim, punë të palodhur dhe besim në vetvete, ajo u rikthye në fushë pas vetëm gjashtë muajsh, fillimisht me përfaqësuesen e Maqedonisë, pasi kampionati sllovak kishte përfunduar.
Sot, Erjona është plotësisht e rikuperuar dhe po shkëlqen sërish në parketet sllovake, duke treguar se vullneti dhe dashuria për sportin mund të mposhtin çdo pengesë.
Sport
Shkëndija dënohet rëndë nga FFM-ja! 105 mijë euro gjobë dhe përjashtim nga Kupa
Komisioni Disiplinor i FFM-së ka vendosur një paketë të rëndë dënimesh ndaj Shkëndijës pas ndeshjes së finales së Kupës me Sileksin, përcjell TV21. Sipas FFM-së, klubi është gjobitur me 15 mijë euro për piroteknikë, 10 mijë euro për thirrje nacionaliste, 20 mijë euro për transparencë me përmbajtje naziste, 30 mijë euro për refuzimin e medaljeve dhe sjellje ndaj zyrtarëve, si dhe 30 mijë euro për mosrespektim të himnit dhe sjellje diskriminuese. Në total, Shkëndija dënohet me 105 mijë euro gjoba, por edhe me përjashtim nga Kupa e Maqedonisë për sezonin 2026/27, si dhe katër ndeshje si vendas pa praninë e publikut.
Lajme
Parisi feston! PSG kalon Bayern dhe prek finalen e Champions
PSG është finalistja e dytë e Champions League. Pasi fitoi 5-4 në ndeshjen e parë, ekipi i Luis Enrique barazoi 1-1 ndaj Bayern në takimin e kthimit. Sfida u zhbllokua shumë shpejt me anë të Dembele, pas një asisti të Kvara.
Bavarezët ushtruan presion disa herë por nuk mundën dot që të futeshin në lojë, pasi goli i barazimit erdhi vetëm në fund dhe mban firmën e Kane. Feston PSG, e cila shkon në finale dhe do kërkojë suksesin e dytë radhazi në këtë kompeticion. PSG-Arsenal luhet me 20 maj në Budapest.
Lajme
Shkëndija e Tetovës kalon në finale të Kupës, eliminon skuadrën nga Haraçina
Shkëndija – Sileksi do të jetë finalja e edicionit të sivjetshëm në Kupën e Maqedonisë së Veriut.
Skuadra tetovare arriti të triumfojë edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Shkëndijës së Haraçinës, duke marrë fitore me rezultat 0:2 në Kumanovë dhe me shifra të përgjithshme 5:2 avanson në finalen e madhe. Dy golat e triumfit për tetovarët i realizuan Spahiu dhe Ndzegue në 5 minutat e fundit të sdifës.
Në anën tjetër, Sileksi u kualifikua në finale, pasi në takimin e kthimit mundi Ohridin me golin e vetëm të Dodevit dhe me rezultat të përgjithshëm 2:1 merr biletën për verdiktin final.
Ndeshja finale e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Sileksit do të luhet me 20 maj në arenën “Todor Proeski” në Shkup. /Sportmania/
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
