Lajme
Vala e gripit, a do të shtyhet pushimi dimëror për nxënësit?
Pushimi dimëror për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk pritet të shtyhet. Nga Ministria e Arsimit thanë për Alsat se për momentin nuk shqyrtohet një vendim i tillë pavarësisht situatës me gripin stinor dhe ndotjen e ajrit.
Nga Ministria e Arsimit thanë se për të sjell një vendim për prolongimin e pushimit janë të nevojshme rekomandime nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik. Marija Andonovska, drejtore e Institutit të Shëndetit Publik tha se gjendja me gripin është nën kontroll dhe mbikëqyrje të vazhdueshme. Andonovska tha se është akoma herët për t’ju rekomanduar institucioneve përkatëse shtyrje të pushimit dimëror.
“Për të gjitha raportet dhe analizat tona javore opinioni dhe ministria është e njoftuar. Po punon sektori për epidemiologji në Institutin e shëndetit publik. Nëse shohim se ekziston ndonjë mundësi, një devijim i rritur nga mesatarja, mund të japim një rekomandim të caktuar që institucionet e tjera do ta zbatojnë ose jo. Ne po i monitorojmë gjërat, ndoshta është shumë herët për të thënë për momentin nëse do ta rekomandojmë një gjë të tillë apo jo. Ajo që është më e rëndësishme është që situata të jetë nën kontroll dhe të monitorohet”, tha Marija Andonovska, drejtore e Institutit të Shëndetit Publik.
Raporti i fundit i Institutit të Shëndetit Publik mbi gripin raportoi tre herë më shumë raste gripi këtë vit krahasuar me vitin e kaluar. Sipas raportit, në javën e parë të këtij viti janë regjistruar 1, 725 raste të gripit, që paraqesin një rritje prej 2.2 për qind krahasuar me javën paraprake dhe 5.2 për qind më shumë në raport me sezonin e kaluar. Incidenca më e lartë është vërejtur te fëmijët e moshës 5 deri në 14 vjeç. Sipas raportit, aktualisht në vend po qarkullon me intensitet të lartë virusi i gripit, kryesisht i tipit Influenca A. Kulmi i rasteve me grip pritet të arrihet në gjysmën e dytë të janarit dhe në gjysmën e parë të muajit shkurt. Sipas kalendarit të punës për vitin shkollor 2025/2026, nxënësit pritet të kthehen në bankat shkollore më 20 janar./ Alsat.mk
Lajme
Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
Lajme
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.
Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.
Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.
Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.
Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.
Lajme
Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi
Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensorin e një ndërtese banimi në territorin e Radishanit, dera e ashensorit papritmas është hapur dhe mbyllur,.
Nga hapja e mbyllja e shpesh vajza trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./ZYRTARE.net
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
