Lajme
Çfarë përfiton Maqedonia nga marrëveshja e re tregtare me SHBA-në?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë arritur Marrëveshje kornizë për tregti reciproke, korrekte dhe të balancuar për përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike, që do t’u sigurojë eksportuesve të dy vendeve qasje më të gjerë deri te tregjet e të tjerëve, publikoi mbrëmë Shtëpia e Bardhë. “Marrëveshja do t’i përforcoje marrëdhëniet tona tregtare, do t’i mbështesë interesat e përbashkëta strategjike, do ta promovojë rritjen ekonomike dhe do ta thellojë partneritetin tonë transatlantik”, theksohet në kumtesën e përbashkët.
Kushtet kyçe të Marrëveshjes përfshijnë: Maqedonia e Veriut do t’i pezullojë shpenzimet doganore për të gjitha mallrat amerikane industriale dhe bujqësore të eksportuara në Maqedoninë e Veriut . Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i mbajnë 15 për qind tarifat reciproke, siç është theksuar në Urdhrin ekzekutiv 14257 më 2 prill të vitit 2025, siç është ndryshuar, për mallra me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa gjithashtu do t’i identifikojnë produktet nga lista e theksuar në Aneks III në Urdhrin ekzekutiv 14346 më 5 shtator të vitit 2025, Përshtatje potenciale të tarifave për partnerët e harmonizuar, siç është ndryshuar, që të marrin shkallë reciproke doganore prej zero për qind. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut mund të shqyrtojnë modifikime tjera të tarifave pas lidhjes së Marrëveshjes, duke i marrë parasysh bilandet tregtare dhe faktorët tjerë përkatës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut do të punojnë në zgjidhjen e shqetësimit të SHBA-së me barrierat jotarifore të imponuara nga Maqedonia e Veriut, të cilat ndikojnë në tregtinë dypalëshe në fushat me prioritet.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut obligohen që të mbajnë konsultime për zgjidhjen dhe parandalimin e barrierave për produktet bujqësore amerikane në tregun vendor.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë detyruar që ta përforcojnë bashkëpunimin e sigurisë ekonomik dhe nacional që ta përmirësojnë rezistencën e zinxhirit të furnizimit dhe inovacioneve përmes aktiviteteve komplementare për përballje me politika jotregtare të vendeve tjera, si dhe për luftën kundër evitimit të të dhënave dhe bashkëpunimit në kontrollet e investimeve dhe kontrollin e eksportit. Ky detyrim përfshin bashkëpunim që të sigurohet se detyrimet ndërkombëtare për furnizime do t’u shërbejnë vetëm atyre vendeve që i kanë ndërmarrë të detyrimet e njëjta. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut e shënojnë qëllimin e tyre që t’i lehtësojnë dhe përmirësojnë lidhjet tregtare. Lidhur me mundësitë në sektorin e energjisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut po shqyrtojnë ndërtimin e një ndërlidhësi të ri të madh gazi midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, i cili do t’i lejonte Maqedonisë së Veriut të përmirësonte sigurinë energjetike dhe të diversifikonte burimet e saj të energjisë, duke përfshirë edhe blerjen e gazit natyror të lëngshëm amerikan (LNG).
Maqedonia e Veriut do të fillojë të blejë LNG nga SHBA-ja pas përfundimit të ndërlidhësit të ri të gazit. Maqedonia e Veriut obligohet të miratojë dhe të ruajë një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit dhe të zbatojë në mënyrë efektive ligjet e saj mjedisore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut do të diskutojnë për detyrimet për të mbrojtur dhe zbatuar pronën intelektuale, duke përfshirë treguesit gjeografikë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut do të angazhohen për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me punën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut e njohin rëndësinë e angazhimeve me standarde të larta mbi tregtinë digjitale me qëllim nxitjen e ekonomisë digjitale të hapur dhe konkurruese. Maqedonia e Veriut është obliguar të mos vendosë taksë mbi shërbimet digjitale dhe të mbështesë miratimin e një moratoriumi të përhershëm mbi tarifat doganore për transmetimet elektronike në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut e njohin rëndësinë e lehtësimit të tregtisë së shërbimeve. Maqedonia e Veriut riafirmon angazhimin e saj ndaj Iniciativës së përbashkët të OBT-së për rregullimin vendore për shërbime. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut do të punojnë në finalizimin e Marrëveshjes, përgatitjen e Marrëveshjes për nënshkrimin dhe ndërmarrjen e formaliteteve vendore para hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, theksohet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.
Lajme
Në Maqedoni do të prodhohen pjesë për “Audi”! Mickoski: 2.000 vende të reja pune
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi sot një investim të ri të kompanisë gjermane “Kromberg & Schubert”, i cili, sipas tij, do të sjellë 2 mijë vende të reja pune.
Kompania pritet të prodhojë pjesë për industrinë automobilistike, përfshirë edhe për gjigantin gjerman “Audi”.
“Do të njoftojmë edhe një lajm të madh dhe të rëndësishëm për ekonominë maqedonase – një investim të ri të kompanisë gjermane ‘Kromberg & Schubert’, 2 mijë vende të reja pune dhe prodhim të pjesëve për gjigantin gjerman të automobilave ‘Audi’”, deklaroi Mickoski.
Sipas kryeministrit, investimi është pjesë e politikave të Qeverisë për tërheqjen e investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Lajme
Ndryshimet në postet e zv/ministrave dhe drejtorëve, Kasami: Javën tjetër takohemi me Mickoskin
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami në një deklaratë për mediat, ka thënë se javën tjetër pritet të takohet me kryetarin e VMRO-së dhe kryeministër Hristijan Mickoski, ku do të diskutohet për ndryshimet në postet e zëvendës ministrave dhe drejtorëve.
“Edhe për zëvendës ministra, plotësimin dhe zëvendësimin e zëvendësministrave por njëherit edhe për eshalonët tjera, më konkretisht për drejtorët dhe zëvendës drejtorët aty ku duhet plotësuar dhe aty ku duhet të bëhet zëvendësimi i tyre”, tha Kasami.
Lajme
Rama: Nuk jap dorëheqje, Qeveritë ndryshohen me zgjedhje, jo me dhunë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes pas protestave të shoqëruara me përplasje dhe dëmtime në Tiranë, duke theksuar se qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike dhe jo përmes dhunës.
Në një përgjigje për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, Rama është shprehur i gatshëm për dialog me studentët dhe për adresimin e kërkesave të tyre legjitime, ndërsa ka bërë dallimin mes protestave paqësore dhe akteve të dhunës.
“Ne respektojmë studentët e Shqipërisë dhe të drejtën e tyre themelore për të protestuar, për të sfiduar qeverinë e tyre dhe për të kërkuar arsim më të mirë, më shumë mundësi dhe llogaridhënie. Zëri i tyre është dëgjuar edhe në të kaluarën dhe do të dëgjohet gjithmonë. Jemi të gatshëm të angazhohemi dhe këtë e kemi thënë shumë qartë.
Korrupsioni duhet të luftohet dhe, siç e rikonfirmoi së fundmi edhe vetë Bashkimi Europian, Shqipëria po e lufton atë si kurrë më parë. Për herë të parë në historinë e saj, dhe falë Reformës së thellë në Drejtësi që unë drejtova dhe çova përpara, Shqipëria po sheh njerëz të fuqishëm të japin llogari përpara një gjyqësori të pavarur.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes pas protestave të shoqëruara me përplasje dhe dëmtime në Tiranë, duke theksuar se qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike dhe jo përmes dhunës.
Në një përgjigje për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, Rama është shprehur i gatshëm për dialog me studentët dhe për adresimin e kërkesave të tyre legjitime, ndërsa ka bërë dallimin mes protestave paqësore dhe akteve të dhunës.
“Ne respektojmë studentët e Shqipërisë dhe të drejtën e tyre themelore për të protestuar, për të sfiduar qeverinë e tyre dhe për të kërkuar arsim më të mirë, më shumë mundësi dhe llogaridhënie. Zëri i tyre është dëgjuar edhe në të kaluarën dhe do të dëgjohet gjithmonë. Jemi të gatshëm të angazhohemi dhe këtë e kemi thënë shumë qartë.
Korrupsioni duhet të luftohet dhe, siç e rikonfirmoi së fundmi edhe vetë Bashkimi Europian, Shqipëria po e lufton atë si kurrë më parë. Për herë të parë në historinë e saj, dhe falë Reformës së thellë në Drejtësi që unë drejtova dhe çova përpara, Shqipëria po sheh njerëz të fuqishëm të japin llogari përpara një gjyqësori të pavarur.
Ndoshta dikush, apo disa forca brenda dhe jashtë vendit, nuk duan që Shqipëria të shkëlqejë si një nga vendet pararojë drejt Bashkimit Europian, por unë nuk do të lejoj që dhuna të devijojë të ardhmen europiane të Shqipërisë. Po ashtu, nuk do të lejoj që zërat legjitimë të studentëve tanë të mbyten nga ata që zgjedhin shkatërrimin.
Sa u përket thirrjeve për dorëheqjen time, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike, dhe ne i zhvilluam ato vitin e kaluar, jo përmes dhunës. Përgjegjësia ime është të dëgjoj, të trajtoj shqetësimet legjitime dhe ta çoj Shqipërinë përpara. E kundërta do të ishte një tradhti ndaj të gjithë shqiptarëve që më dhanë një mandat shumë të fortë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit në BE”, ka thënë Rama.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
