Sport
Tetova shpall kampionin, Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
Të dielën me fillim në ora 17:00, në stadiumin e qytetit në Tetovë në kuadër të xhiros së 32-të kampionatit 2023/2024 në Ligën e Parë të futbollit vendor zhvillohet super derbi Shkëndija – Struga Trim Lum në një ndeshje ku vendoset titulli kampion. Ndeshjet e javës së 32-të të dielën fillojnë ora 17:00.
Në Stadiumin buzë Sharrit në Tetovë vendoset se kush do të kurorëzohet me titullin e kampionit në sezonin 2023/2024 në Ligën e Parë të Futbollit.
Shkëndija dhe Struga kanë të tubuar nga 61 pikë dhe epilogu i kësaj ndeshjeje padyshim se përcakton kampionin pavarësisht se mbetet edhe një xhiro deri në përfundim të kampionatit.
“Nuk ka përfunduar asgjë, për çfarë duhet të kalojmë në eufori. Nëse kalojmë në eufori besoj se do na kthehet kundër kjo. Kështu që nuk ka vend për me kaluar në eufori, sepse nëse ne gabojmë atëherë do i humbim të gjitha. E çfarë aa vlejti, asgjë. Gjithë ky mund që erdhëm deri këtu asnjë gjë. Kështu e kalojmë edhe këto dy javë që kanë mbetur të dalim faqe bardhë të ngremë Kupën pastaj tjerat janë aty” – tha Erald Çinari, futbollist i Shkëndijës.
Për futbollistët e Strugës, përballja me Shkëndinë paraqet motivim shtesë. Epilogun e superfinales, sipas tyre, do ta përcaktojnë nuancat.
“Normalisht ndeshje derbi ku do vendoset besoj titulli i këtij sezoni. Shkëndija, dihet në Tetovë atmosfera, tifozët, pasi kemi qenë edhe vetë pjesë e Shkëndijës e dimë atmosfera si është. Është e mirë për futbollin e Maqedonisë të ketë më shumë kështu derbi, të vendoset kampionati në kështu derbi, ne do shkojmë të bëjmë maksimumin, të bëjmë gjithçka prej nga ana jonë, pastaj në fund cili të jetë më i mirë t’ia urojmë fitoren” – tha Bunjamin Shabani, kapiten i Struga TL.
Euforia e futbollit ka kapluar Tetovën, por jo vetëm.
Bileta e kësaj ndeshje tashmë është bërë “letra” më e çmuar që mund ta ketë një futbolldashës.
Organizatorëve të ndeshjes, punën ua kanë vështirësuar punimet që zhvillohen në Stadiumin e Tetovës, andaj kapaciteti i tifozëve do të jetë I përgjysmuar.
KF Shkëndija ka bërë thirrje që tifozët më herët të vijnë në stadium kurse biletat do të ndahen sipas tribunave.
Në prag të kësaj ndeshje, s`kishte se si të mungonin tifo-grupi “Ballistët”, të cilët kanë motivuar futbollistët e Shkëndisë, por edhe kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masovike në stadium. /tvklan.mk/
Lajme
Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani
Jasir Asani ishte një nga befasitë e trajnerit Maran, pasi mëngjarashi nuk ishte pjesë e listës me 29 futbollistë të grumbulluar për 4 ndeshjet e kombëtares në Ligën e Kombeve.
Këtë Asani nuk e ka “kapërdirë” dot dhe ka reaguar në rrjetet sociale. Asani ka “ironizuar”, me dy postime të bëra.
“Po rri urtë, se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më…”, shkruan Jasir Asani në rrjetet sociale.
Sport
Mexhit Hysenaj në ringun e “Fair FC”! Përballje e madhe më 19 shtator në Duisburg
Kickbokseri shqiptar Mexhit Hysenaj është gati për një tjetër sfidë të madhe në karrierën e tij. Hysenaj do të ngjitet në ring më 19 shtator 2026, në kuadër të eventit të madh të FAIR Fighting Championship, që do të zhvillohet në Glückauf-Halle në Duisburg të Gjermanisë. Në kategorinë K1, deri në 73 kilogramë, Hysenaj do të përballet me holandezin Jeffrey van Duijn, në një duel që premton shumë ritëm, teknikë dhe spektakël. Hysenaj, i cili përfaqëson Amrani Palace Oberhausen, vlerësohet për stilin agresiv, kombinimet e shpejta dhe presionin e vazhdueshëm në ring. Organizatorët e përshkruajnë shqiptarin si një luftëtar që hyn në çdo përballje me goditje të sakta, kombinime të fuqishme dhe mentalitet fitues, duke mos i dhënë kundërshtarit shumë hapësirë për të marrë kontrollin e duelit.
Përballë tij do të jetë Jeffrey van Duijn nga Holanda, pjesë e Aihato Gym Groningen, i njohur për disiplinën, teknikën e pastër të kickboxingut dhe shpejtësinë në momentet vendimtare. Megjithatë, vëmendja kryesore do të jetë te Mexhit Hysenaj, i cili synon të tregojë edhe një herë potencialin e tij në një skenë të rëndësishme të kickboxit në Gjermani. Teknikë kundër teknikës, shpejtësi kundër shpejtësisë dhe presion kundër disiplinës. Kështu promovohet kjo përballje, ndërsa për Hysenajn 19 shtatori mund të jetë një tjetër hap i rëndësishëm përpara në karrierën e tij.
📍 Glückauf-Halle, Duisburg, Gjermani 📅 19 shtator 2026 🥊 K1 – 73 kg 🇦🇱 Mexhit Hysenaj vs. Jeffrey van Duijn Një duel i madh po vjen – dhe sytë do të jenë te Mexhit Hysenaj!
Sport
Skandal në futbollin serb: Mbahet një minutë heshtje për Mlladiqin, i dënuar për krime lufte
Një skandal është shënuar para derbit të 180-të mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit, në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Serbisë.
Pak para fillimit të ndeshjes, tifozët e Partizanit janë dëgjuar duke bërë thirrje në mbështetje të Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska.
Mlladiqi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Para nisjes së takimit, u mbajt edhe një minutë heshtjeje në nderim të tij.
Ngjarja ka ndodhur në prag të përballjes mes dy rivalëve të përbetuar të futbollit serb, Crvena Zvezdës dhe Partizanit.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
