Connect with us

Lajme

Lloga: Askush nuk mund t’ua ndalojë shqiptarëve përdorimin e flamurit

Për këtë ka reaguar Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, i cili ka thënë se askush nuk mund t’ua ndalojë shqiptarëve përdorimin e flamurit.

Ja shkrimi i plotë i Llogës:

▪︎ Askush nuk mund t’ua ndalojë qytetarëve shqiptarë të RMV-së përdorimin e flamurit të tyre kombëtar e aq më pak Dimitrievski, ai mund të lejojë ose të ndalojë flamuj në shtëpinë e tij private.
Qeveria është shtëpia e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, rrjedhimisht edhe 1/3 së popullsisë së përgjithshme, në këtë rast shqiptarëve. Secili komunitet mund të përdorë flamurin e tij e që janë pjesë preambulës së këtij shteti, si ai turk, boshnjak, vlleh, rom, egjiptian etj.

Flamuri shtetëror i RMV-së respektohet nga të gjithë andaj edhe të gjithë duhet të respektojnë simbolet respektive.

Etnocentrizmi alla serb që po shfaqet si re e zezë mbi vendin tonë, është ogur i keq, andaj ndaloni eksperimentet mbi shtetin që çdo ditë e më shumë po mundoheni ta ndani e përçani, përvishini mëngët dhe punoni për ardhmërinë e këtij vendi, mjaft me kampanjë paszgjedhore.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Arrestohet 65-vjeçari nga Bogovina, dyshohet për vjedhje në xhami

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje në një objekt fetar.

“Më 17.03.2026 në ora 21:55 në fshatin Bogovinë, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria Z.M.(65) nga i njëjti fshat, nën dyshimin se më 14.03.2026 ka kryer vjedhje në një xhami në Vrapçisht”, njofton policia për Tetovasot.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkat

Continue Reading

Lajme

Aksident në rrugën Shkup-Kumanovë, lëndohen dy persona nga Likova

Dy persona nga fshati Vishticë i Likovës, sot kanë pësuar lëndime në aksidentin që ka ndodhur në rrugën Shkup-Kumanovë, në hyrje të Shkupit.

Fatmirësisht ata kanë përfunduar vetëm me lëndime të vogla dhe janë transferuar në spital, shkruan Lideri.mk.

“Sot në mëngjes pësuam në një aksident trafiku në rrugën Kumanovë – Shkup , në hyrje të Shkupit bashkë me vëllaun tim. Për momentin jemi ende në urgjencë të dy dhe falë All-llahut Fuqiplotë jemi me lëndime të vogla.
Faleminderit që thirrni në tel mirepo nuk mund tua hap shkaku gjendjes.
Zoti ju rujt dhe ju dhëntë shëndet!”, ka shkruar Ismail Rushiti, i përfshirë në aksident.

Continue Reading

Lajme

BDI: Vetëm gjatë dy javëve të fundit, qytetarët kanë paguar mbi 10 milionë euro më shumë për derivate të naftës

Përfaqësuesja e Bashkimi Demokratik për Integrim, Imrane Veliu Aliu, në një konferencë për shtyp ka ngritur alarmin për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës dhe mungesën e reagimit nga ana e Qeverisë.

Sipas të dhënave të prezantuara, konsumi i derivateve për transport në Maqedonia e Veriut arrin rreth 720 mijë ton në vit, përkatësisht 60 mijë ton në muaj dhe rreth 2 mijë ton në ditë. Bazuar në këtë konsum, BDI vlerëson se mosndërhyrja e institucioneve po u kushton qytetarëve dhe bizneseve rreth 685 mijë euro në ditë, apo mbi 5.1 milionë euro në javë.

Sipas kësaj analize, vetëm gjatë dy javëve të fundit qytetarët kanë paguar mbi 10 milionë euro më shumë për karburant.

Rritja e çmimeve prej 21 denarë për litër ka prekur drejtpërdrejt qytetarët që udhëtojnë drejt Shkup. Sipas BDI-së, qytetarët e Tetovë paguajnë rreth 600 euro më shumë në vit, ata të Gostivar rreth 780 euro, ndërsa qytetarët e Kumanovërreth 579 euro më shumë në vit.

“Këto janë shifra alarmante që rëndojnë drejtpërdrejt mbi buxhetin familjar dhe përkeqësojnë standardin jetësor të qytetarëve”, theksoi Aliu, duke kërkuar masa urgjente nga Qeveria për të përballuar rritjen e çmimeve dhe për të mbrojtur ekonominë familjare dhe bizneset.

Continue Reading

TË FUNDIT

Sport9 hours ago

Shkëndija në gjysmëfinale, eliminon Strugën

Skuadra e Shkëndijës është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, pasi në çerekfinale eliminoi Strugën. Kuqezinjtë nga...

Lajme13 hours ago

Arrestohet 65-vjeçari nga Bogovina, dyshohet për vjedhje në xhami

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje në një objekt fetar. “Më 17.03.2026 në ora 21:55 në fshatin...

Lajme13 hours ago

Aksident në rrugën Shkup-Kumanovë, lëndohen dy persona nga Likova

Dy persona nga fshati Vishticë i Likovës, sot kanë pësuar lëndime në aksidentin që ka ndodhur në rrugën Shkup-Kumanovë, në...

Lajme13 hours ago

BDI: Vetëm gjatë dy javëve të fundit, qytetarët kanë paguar mbi 10 milionë euro më shumë për derivate të naftës

Përfaqësuesja e Bashkimi Demokratik për Integrim, Imrane Veliu Aliu, në një konferencë për shtyp ka ngritur alarmin për rritjen e...

Lajme13 hours ago

Bujqit paralajmërojnë rritje të çmimeve

Bujqit presin rritje të çmimeve të produkteve bujqësore, duke marrë parasysh se shumica e repromaterialeve furnizohen nga Lindja e Mesme....

Lajme14 hours ago

Halil Kastrati në Kërçovë: Njeriu që shndërroi ëndrrat e jetimëve në realitet

Ish-kandidati për komunën e Kërçovës, Shkodran Alili, ka publikuar një mesazh të ndjerë mirënjohjeje drejtuar humanistit të mirënjohur Halil Kastrati....

Lajme1 day ago

Vajza që ra nga ballkoni në Tetovë u keqtrajtua mendërisht dhe fizikisht, babai i saj u vetëparaqit në Polici

Ministria e Brendshme njoftoi sot se më 16.03.2026 në orën 21:20, A.A. (47) nga Tetova është paraqitur vetë në SPB...

Lajme1 day ago

Gjykata e Tetovës amnistoi “Vojvodat” që rrahën dy nxënës shqiptarë

Vetëm një person është dënuar me dënim me kusht për rrahjen e dy nxënësve shqiptarë nga tifo grupi maqedonas ‘Vojvodat’...

Lajme1 day ago

Digjet makina e kryetarit të Komunës së Shutkës

Kryetari i komunës së Shuto Orizarës, Kurto Dudush, në orët e vona të natës është përballur me një situatë të...

Lajme1 day ago

BDI: Çmimet mund të rriten mbi 10%

Nga BDI të cilët paraprakisht kanë propozuar kufizime të çmimeve të produkteve, parandalimin e keqpërdorimeve me çmimet, si dhe rritje...

Trending