Lajme
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja makabre e ndodhur në Tetovë, ku nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesën e tyre, teksa babi me djalin në gjendje të rëndë.
Mësohet se autori i vrasjes së gruas dhe vajzës së mitur, vetëm 4 vjeç, është kryefamiljari, i cili po ashtu plagosi djalin e tyre 9 vjeç. Pasi ka qëlluar me armë zjarri familjarët e tij, ai ka gjuajtur dhe veten me qëllim që të kryente vetëvrasje. Megjithatë, ai dhe djali janë ende gjallë, edhe pse në gjendje të rëndë.
Personi i parë që ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur trupat e gjakosur, ka qenë nëna e gruas, e cila ishte shqetësuar pasi e bija nuk i kishte hapur telefonin. e tmerruar,ajo ka lajmëruar policinë, e cila ka mundur të zbulojë se çfarë kishte ndodhur.
Nuk dihen ende detaje mbi shkaqet që e çuan kryefamiljarin deri në këtë veprim të rëndë, por pritet që gjendja e tij të përmirësohet dhe të merret në pyetje nga policia.
Njoftimi i policisë së RMV:
Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja.
Menjëherë pas raportimit është vepruar dhe është siguruar vendi ku ekipi nga SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik kanë kryer inspektimin dhe me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion, ndërsa bashkëshorti i saj R.Sh. (50) së bashku me djalin e tij të mitur, do të transferohen për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, e më pas personi R.Sh. do të ndalohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Lajme
MPB ngriti kallëzim penal ndaj Blerim Bexhetit për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”
Lajme
Ngritet aktakuzë ndaj gjyqtarit Gjoko Ristov, në shtëpinë e të cilit u gjetën 350.000 euro
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit informon se sot është ngritur aktakuzë kundër gjyqtarit të Apelit Gjoko Ristov, në shtëpinë familjare të të cilit u gjetën të fshehura në një mur 350,000 euro. Aktakuza vjen pas rrëfimit të avokatit Fehmi Stafa, i cili pranoi një dënim me burg prej një viti e tre muajsh, sepse mori ryshfet prej 50,000 eurosh, i cili supozohej të ndikonte te gjyqtari Ristov që t’ia hiqte paraburgimin klientit të tij Ljupço Pecov – Gjavollot.
“Gjatë një hetimi të hollësishëm, një prokuror publik nga Zyra e Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit siguroi të gjitha provat që konfirmonin bazat për dyshimet se një i pandehur që ushtronte autoritet publik – një avokat – kërkoi një total prej 100,000 eurosh, dhe më 13.12.2025 mori drejtpërdrejt një shumë prej 20,000 eurosh për të ndërmjetësuar duke përdorur ndikimin e tij real mbi një gjyqtar të Gjykatës së Apelit të Shkupit për të hequr një masë paraburgimi të vendosur ndaj një personi i cili atëherë ishte i paarritshëm për agjencitë e zbatimit të ligjit.
I përballur me provat e prokurorisë, i pandehuri pranoi plotësisht pretendimet në aktakuzë, pas së cilës kërkoi një zgjidhje për shumën e sanksionit penal.
Bazuar në propozim-marrëveshjen e arritur në të cilën u morën parasysh të gjitha rrethanat rënduese dhe lehtësuese, Gjykata Themelore Penale e Shkupit dje lëshoi një vendim me të cilin e dënoi të pandehurin me një dënim efektiv me burg prej 1 viti e 3 muajsh për veprën penale të marrjes së rryshfetit për ndikim të paligjshëm sipas nenit 359, paragrafi 7 i Kodit Penal.
Duke pranuar propozim-marrëveshjen, personi i dënuar tani ka konfirmuar pretendimet në aktakuzë sipas të cilave paratë e kërkuara kishin për qëllim të ndikonin tek një gjyqtar specifik i Gjykatës së Apelit në Shkup me anë të një ryshfeti me qëllim heqjen e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.
Lajme
Tronditje në tregjet botërore, pas hapjes së Hormuzit bie në mënyrë drastike nafta
Tregjet globale të energjisë janë përballur me një lëkundje të fortë, pasi çmimi i naftës ka shënuar rënie të ndjeshme menjëherë pas hapjes së Ngushticës së Hormuzit, njofton Tema.mk.
Sipas të dhënave të fundit, nafta ka rënë deri në 87 dollarë për fuçi, duke reflektuar lehtësimin e tensioneve dhe rikthimin e qarkullimit normal në një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.
Hapja e kësaj ngushtice strategjike, përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e furnizimit global me naftë, ka ndikuar drejtpërdrejt në stabilizimin e tregut dhe në uljen e çmimeve, pas një periudhe pasigurie dhe luhatjesh të forta./Tema.mk/
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme2 years agoJa kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
