Connect with us

Lajme

Vendet e ftohta nordike kaplohen nga një valë e pazakontë e të nxehtit

Vendet nordike, që zakonisht janë të ftohta, po përjetojnë një valë të nxehti shumë të pazakontë këtë verë. Temperaturat e larta, të nxitura nga ndotja e karbonit në atmosferë, kanë sjellë të nxehtë të madh në pjesën veriore të Evropës.

Në rrethin Arktik të Norvegjisë, një stacion moti ka regjistruar temperatura mbi 30°C për 13 ditë me radhë gjatë muajit korrik. Në Finlandë, vala e të nxehtit ka zgjatur tre javë me temperatura mbi 30°C – kjo është periudha më e gjatë që nga viti 1961 dhe 50% më e gjatë se rekordi i mëparshëm, raporton The Guardian.

“Vala e të nxehtit është vërtet e jashtëzakonshme, me temperatura që arrijnë 32-33°C”, tha Mika Rantanen, shkencëtar i klimës në Institutin Meteorologjik Finlandez. Edhe zonat arktike kanë parë mbi 25°C për tri javë, dhe mund të thyejnë rekordet e gushtit.

Instituti Meteorologjik i Norvegjisë bëri të ditur se temperaturat mbi 30°C janë regjistruar në 12 ditë të ndryshme në tre qarqet më veriore të Norvegjisë. Ani pse pati pak freskim javën e kaluar, pritet që temperaturat e larta të kthehen sërish në fundjavë

Në Suedi, vala e të nxehtit është ndjerë gjithashtu. Në qytetin Haparanda, temperaturat mbi 25°C kanë zgjatur për 14 ditë rresht, ndërsa në Jokkmokk, për 15 ditë.  Temperatura të tilla nuk ka pasur për më shumë se 100 vjet.

Këto vende, si Norvegjia, Suedia dhe Finlanda, zakonisht janë të përgatitura për të ftohtin, jo për të nxehtin. Studiuesit thonë se ato do të përjetojnë rritjen më të madhe të ditëve të nxehta me kalimin e kohës dhe se infrastruktura e tyre nuk është ndërtuar për t’u përballur me temperatura kaq të larta.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë Faton Fazliu nga Brukseli: Diskutuam digjitalizimin e regjistrave civil

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, ka bërë të ditur se gjatë një vizite zyrtare në Bruksel ka zhvilluar një takim me znj. Christine Pelfrenedear, Drejtoreshë e Departamentit të Çështjeve Civile të Qytetit të Brukselit.

Sipas Fazliut, takimi është fokusuar në shkëmbimin e përvojave lidhur me procesin e digjitalizimit të regjistrave civilë, dokumentet elektronike dhe përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët.

“Diskutuam për përvojat belge në digjitalizimin e regjistrave civilë, dokumentet elektronike dhe shërbimet moderne për qytetarët”, ka deklaruar Fazliu.

Ai theksoi se takime të tilla janë të rëndësishme për avancimin e reformave në administratën publike dhe për përvetësimin e praktikave më të mira ndërkombëtare.

“Takime të tilla janë të vlefshme për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe avancimin e reformave në administratën publike”, u shpreh ai.

Në fund, Fazliu ka shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe bashkëpunimin gjatë vizitës në Bruksel.

Continue Reading

Lajme

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Katër ditë nga zhdukja dhe pas tri ditë kërkimesh intensive është gjetur kufoma e vogëlushit pesëvjeçar shqiptar Tian Rahimi. Këtë njoftim e dhanë për albinfo.ch burime nga vullnetarët që ishin angazhuar në kërkim të tij.

Siç është raportuar tashmë, Tiani pesëvjeçar, me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss pranë lokalitetit Mühlau të shtunën, kur ishin në një gomone. Prindërit dhe motra e tij shtatëvjeçare arritën të notonin deri në breg, transmeton albinfo.ch. Pesëvjeçari është zhdukur që atëherë.

Ekipet e shpëtimit kanë kërkuar vazhdimisht djalin me një kontingjent të madh personeli të angazhuar. Përveç patrullave të policisë, në kërkim morën pjesë edhe dronë, anije, një helikopter shpëtimi, zjarrfikësit dhe zhytës të policisë.

Continue Reading

Lajme

Simon Zereci emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë

Simon Zereci është emëruar drejtor i përgjithshëm i Gardës së Republikës, duke mbajtur gradën Drejtues Madhor.

Pas largimit të Ermal Onuzit në qershor të vitit 2025, Zereci u emërua në krye të Gardës, më pas Sami Kuti dhe sërish Zereci.

Lajmi është bërë i ditur këtë të martë në një njoftim zyrtar për mediat, raporton Shqiptarja.com.

“Në zbatim të nenit 17 të ligjit 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Z. Simon Zereci është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës dhe mban gradën Drejtues Madhor”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme7 hours ago

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë Faton Fazliu nga Brukseli: Diskutuam digjitalizimin e regjistrave civil

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, ka bërë të ditur se gjatë një vizite zyrtare në...

Lifestyle8 hours ago

Ola Xhauri rikthehet me “Location”, një projekt ritmik me Florian Tufallarin

Këngëtarja Ola Xhauri ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, “Location”, një bashkëpunim me Florian Tufallarin, që e...

Lajme8 hours ago

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Katër ditë nga zhdukja dhe pas tri ditë kërkimesh intensive është gjetur kufoma e vogëlushit pesëvjeçar shqiptar Tian Rahimi. Këtë...

Lajme8 hours ago

Simon Zereci emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë

Simon Zereci është emëruar drejtor i përgjithshëm i Gardës së Republikës, duke mbajtur gradën Drejtues Madhor. Pas largimit të Ermal...

Lajme12 hours ago

Aksion i madh ndërtimor në Butel, tre rrugë po marrin asfalt të ri

Në vendbanimin Rasadnik kanë nisur aktivitetet për asfaltimin e disa rrugëve, si pjesë e projekteve për përmirësimin e infrastrukturës lokale...

Lajme14 hours ago

Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

Albin Kurti ka deklaruar se menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën me 7 qershor...

Lajme14 hours ago

Rama thirrje protestuesve: Unë jam miku, jo armiku yt

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e kësaj të marte lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë dhe që...

Lajme17 hours ago

Pas 35 viteve u hap pishina në Saraj, iu dha me koncesion kompanisë private për 800 euro në muaj

Pas 35 vjetësh, është vënë sërish në funksion pishina në Qendrën Sportive-Rekreative (QSR) “Saraj” në Shkup. Pishina olimpike, e cila...

Lajme17 hours ago

Taravari: Me Azir Aliun kemi qenë çdoherë në minus, ka dështuar në udhëheqjen e shëndetësisë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur kritika të ashpra ndaj ish bashkëpartiakut të tij, ministrit të Shëndetësisë,...

Lajme17 hours ago

Çmimi i ilaçit „Foster“ kundër astmës u rrit nga 300 në 1.081 denarë

Çmimi i pompës për inhalim „Foster“, të cilën e përdorin pacientët me astmë dhe sëmundje pulmonare obstruktive kronike (SPOK), u...

Trending