Connect with us

Lifestyle

Kujt ia dedikon projektin e ri Nimi?

Me një produksion të Nurteel, video nga A Films dhe producent ekzekutiv Labinot Nuraj me të cilin ai ka nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi ku Nuraj tashmë njihet si një nga menaxherët më të suksesshëm të skenës shqiptare.

Këngëtari Nimi e fillon vitin me një këngë të mrekullueshme të titulluar “Jemi nda”.

Nimi deri më tani ka publikuar shumë projekte të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku shqiptar.

Ai nuk do të ndalet me kaq, pasiqë këtë vit do të sjellë edhe shumë projekte të reja.

Kjo këngë e rikthen tek publiku pas festave të fundvitit.

Projekti është publikuar tek kanali i Faber Media dhe deri më tani është klikuar mjaftë dhe dëgjuar nga mbështetësit e tij.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

Projekti i ri “AJSHE” nis fuqishëm, reagime pozitive nga publiku

Këngëtari i njohur Shkëlzen Krasniqi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “AJSHE”, një këngë që menjëherë ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Projekti vjen me një produksion modern nga Nurteel, duke sjellë një ritëm të freskët dhe shumë të kapshëm për dëgjuesit. Ndërkohë, videoklipi i realizuar nga A Films i jep këngës një dimension vizual mjaft atraktiv, me skena dinamike që e bëjnë edhe më tërheqëse.

Publikimi është bërë nën Baresha Network, ndërsa fansat tashmë e kanë pritur shumë pozitivisht këtë projekt, duke e cilësuar si një nga këngët më të forta të momentit.

“AJSHE” pritet të kthehet në një nga hitet e sezonit, duke konfirmuar edhe një herë formën e mirë të Shkëlzen Krasniqit në skenën muzikore.

Continue Reading

Lifestyle

“Kam pi” ndez atmosferën, projekti i ri nga Bledar Vishi në fokus

Skena muzikore shqiptare është pasuruar me një tjetër projekt të ri. Bledar Vishi ka publikuar këngën më të fundit “Kam Pi”, të shoqëruar me një videoklip që po tërheq vëmendje në rrjetet sociale.

Projekti vjen me një prodhim muzikor nga Nurtel, duke sjellë një stil ritmik dhe të kapshëm për publikun, ndërsa ana vizuale është realizuar nga Estia Films, që i jep klipit një estetikë moderne dhe dinamike.

Në videoklip shfaqet edhe modelja Mona, e cila i shton projektit një dimension më tërheqës vizual, ndërsa pas kamerës kanë kontribuar emra si Emiljano Gjonaj.

Xhirimet janë realizuar në ambiente atraktive si Lugina e Surrelit dhe Clasic Hotel Tirana, duke krijuar një atmosferë që përputhet me energjinë e këngës.

“Kam Pi” pritet të jetë një nga hitet e sezonit, me një kombinim të fortë mes muzikës dhe imazhit, që po gjen menjëherë reagim pozitiv nga publiku dhe fansat e artistit.

Continue Reading

Lifestyle

Nora Istrefi flet për raportin me Robert Berishën: Çdo njeri e meriton një shans të dytë, por jo të tretë ndoshta

Këngëtarja, Nora Istrefi, ka qenë e ftuar në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu, ku përveç projektit të ri muzikor “EP IV”, është ndalur edhe te jeta e saj private dhe raporti me ish-bashkëshortin, Robert Berishën.

Në javët e fundit në media dhe rrjete sociale kanë qarkulluar zëra për një afrim të mundshëm mes dyshes, sidomos pas një darke të përbashkët në Zvicër dhe deklaratave të Robert Berishës, i cili ka lënë të hapura mundësitë për çdo zhvillim mes tyre.

E pyetur për këto spekulime, Nora Istrefi ka reaguar fillimisht me humor duke thënë: “A fillut ju?”.

Më pas, ajo është ndalur te ideja e shanseve të dyta në marrëdhënie, ku ka dhënë një qëndrim të qartë mbi këtë temë.

Ajo është shprehur: “Unë mendoj që çdo njeri e meriton një shans të dytë, në momentin e duhur, por jo të tretë ndoshta”.

Në vijim të intervistës, kur është pyetur nëse do të zgjidhte një intervistë me ish-partnerin apo një pushim të përbashkët me të, këngëtarja ka treguar se marrëdhënia mes tyre mbetet korrekte edhe pas ndarjes. Ajo ka thënë: “Të dyjat i kam bërë, po”.

Ndërkohë, Nora Istrefi po vazhdon aktivitetin e saj muzikor me publikimin e projektit “EP IV”, i cili është pritur me interes nga publiku.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lifestyle2 hours ago

Projekti i ri “AJSHE” nis fuqishëm, reagime pozitive nga publiku

Këngëtari i njohur Shkëlzen Krasniqi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “AJSHE”, një këngë që...

Lajme14 hours ago

Paraqitet Arben Fetai nga Tailanda

Zv/kryeministri Arben Fetai i cili një kohë të gjatë ka qenë larg opinionit, pas përplasjeve të brendshme në ASH dhe...

Lajme17 hours ago

Kuvendin voton për shfuqizimin e Qeverisë teknike

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Qeveri, me të cilin parashikohet shfuqizimi i konceptit...

Lajme17 hours ago

Shtekli dënohet me tetë vjet burg

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot nxori një vendim me të cilin Rade Trajkovski, i njohur si “Shtekli”, dënohet me...

Lajme17 hours ago

BDI braktisë seancën e Parlamentit, pasi që nuk arriti bllokimin e heqjen e Qeverisë teknike

Në lidhje me Ligjin për Qeverinë, koordinatorja e Rina Ajdari, deputete e BDI-së, kërkoi ndërprerjen e seancës së Kuvendit dhe...

Lajme17 hours ago

A do të pranojnë ftesën për në Qeveri? Ja çka thonë nga ASH-Sela!

Lidhur me këtë deklaratë të Mexhitit janë prononcuar për portalin Lideri.mk nga ASH-Sela.Prej atje, as nuk e kanë mohuar e...

Lajme23 hours ago

Aliu: Ligji për Mbrojtje nga Duhani, pas dy javësh në Kuvend

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se teksti i Ligjit për Mbrojtje nga Duhani është finalizuar dhe pritet që brenda...

Lajme23 hours ago

A do të mbetet Hungaria strehë e sigurt për ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski?

Kur Nikolla Gruevski dezertoi nga Maqedonia e Veriut në Hungari, Fidesz, partia simotër e VMRO-DPMNE-së së tij, ishte në pushtet...

Lajme23 hours ago

Sali: Përfaqësimi i shqiptarëve në administratë është rritur për 0.5 për qind

Ligji për përfaqësim të drejtë është përgatitur nga ekspertët, thotë numri dy i Qeverisë, Bekim Sali, sipas të cilit, ai...

Lajme23 hours ago

Mehmetaj: “Kurti me 51% “vendosi të mos qeverisë më veç se i pengojke që presidentja i flet anglisht”

Gazetari Lirim Mehmetaj shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme e sheh veçse si refuzim të plotë të Albin Kurtit të Vetëvendosjes...

Trending