Lifestyle
Kiara dhe Luizi festojnë një datë shumë të veçantë
Cifti i shumë përfolur i showbizit, Kiara Tito dhe Luzi Ejlli sot kanë festuar një datë shumë të veçantë.
Të dy vijnë nga formati “Big Brother Albania Vip”, ku edhe aty u dashuruar.
Në BBVA më 1 shkurt çifti bën dasmën e parë, ku edhe ndodhi puthja e parë e tyre.
Kiara ka postuar disa foto të veçantë më barkun e rrumbullakosur duke tentuar të puth Luizin.
“e puthiiiii, po spo na le bakaluku, Gezuar 1 shkurtin”, ka shkruar Tito krahas fotove.


Lifestyle
Djali i Medës bën hapin e parë në karrierë si futbollist
Aldion Përgjeçaj ka dëshmuar se ka të ardhme të ndritur në futboll. Djali i artistit të njohur, Meda, ka bërë një hap të rëndësishëm për karrierën e tij, duke nënshkruar për ekipin gjerman, Sv Waldhof Manheim.
Ai ka pozuar me fanellë, krahas babait dhe shokëve të tij të skuadrës, të cilët po ashtu janë shqiptarë. Përformancat e tij rezultojnë të jenë të shkëlqyeshme dhe po spikaten edhe nga stafi teknik i ekipit.
Lifestyle
Lok Komoni i këndon Daut Haradinajt, publikon projektin e ri me motive patriotike
Këngëtari i njohur nga Deçani, Lok Komoni, i cili prej vitesh është prezent në skenën muzikore me këngë që prekin temat familjare, atdhetare dhe motivet tradicionale shqiptare, ka sjellë për publikun projektin e tij më të ri me titull “Daut Haradinaj”.
I njohur për stilin e tij të veçantë dhe për interpretimet që shpesh mbartin mesazh e emocion, Komoni kësaj radhe vjen me një këngë që mban emrin e një figure të njohur të luftës dhe politikës në Kosovë, duke i dhënë projektit një ngarkesë më të fortë simbolike dhe patriotike.
“Daut Haradinaj” është realizuar me muzikë dhe produksion nga Çelik Lipa (SBS), me tekst të shkruar nga Besnik Zukaj, ndërsa solo në këtë projekt e sjell Gent Hoxha. Për anën vizuale është përkujdesur Adriatik Asllani nga A Films, ndërsa producentë ekzekutivë janë Labinot Nuraj dhe Jetmir Agaj.
Me këtë projekt, Lok Komoni vazhdon linjën e tij muzikore që shpesh lidhet me identitetin kombëtar, figurat e njohura shqiptare dhe temat që prekin publikun, duke sjellë një këngë që pritet të zgjojë interes të veçantë te adhuruesit e këtij zhanri.
Lifestyle
“Kaj”, projekti i ri veror i Artir Gjikokajt që sjell ritëm dhe atmosferë
Këngëtari Artir Gjikokaj ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, “Kaj”, një këngë me ritëm veror që sjell energji, atmosferë të lehtë dhe tinguj që përshtaten me sezonin e nxehtë.
Artisti, i cili prej vitesh është aktiv në skenën muzikore shqiptare me projekte solo dhe bashkëpunime të ndryshme, këtë herë vjen me një material që synon të përcjellë freski, disponim dhe vibe vere. “Kaj” ndërtohet mbi një frymë moderne dhe ritmike, duke e sjellë Artir Gjikokajn në një tjetër projekt që i shtohet repertorit të tij muzikor.
Kënga pritet të gjejë vend te publiku që preferon projektet e lehta verore, ndërsa “Kaj” vjen si një tjetër hap i Artir Gjikokajt në rrugëtimin e tij artistik.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
