Connect with us

Lajme

Çfarë përfiton Maqedonia nga marrëveshja e re tregtare me SHBA-në?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë arritur Marrëveshje kornizë për tregti reciproke, korrekte dhe të balancuar për përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike, që do t’u sigurojë eksportuesve të dy vendeve qasje më të gjerë deri te tregjet e të tjerëve, publikoi mbrëmë Shtëpia e Bardhë. “Marrëveshja do t’i përforcoje marrëdhëniet tona tregtare, do t’i mbështesë interesat e përbashkëta strategjike, do ta promovojë rritjen ekonomike dhe do ta thellojë partneritetin tonë transatlantik”, theksohet në kumtesën e përbashkët.

Kushtet kyçe të Marrëveshjes përfshijnë: Maqedonia e Veriut do t’i pezullojë shpenzimet doganore për të gjitha mallrat amerikane industriale dhe bujqësore të eksportuara në Maqedoninë e Veriut . Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i mbajnë 15 për qind tarifat reciproke, siç është theksuar në Urdhrin ekzekutiv 14257 më 2 prill të vitit 2025, siç është ndryshuar, për mallra me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa gjithashtu do t’i identifikojnë produktet nga lista e theksuar në Aneks III në Urdhrin ekzekutiv 14346 më 5 shtator të vitit 2025, Përshtatje potenciale të tarifave për partnerët e harmonizuar, siç është ndryshuar, që të marrin shkallë reciproke doganore prej zero për qind. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut  mund të shqyrtojnë modifikime tjera të tarifave pas lidhjes së Marrëveshjes, duke i marrë parasysh bilandet tregtare dhe faktorët tjerë përkatës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut do të punojnë në zgjidhjen e shqetësimit të SHBA-së me barrierat jotarifore të imponuara nga Maqedonia e Veriut, të cilat ndikojnë në tregtinë dypalëshe në fushat me prioritet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut obligohen që të mbajnë konsultime për zgjidhjen dhe parandalimin e barrierave për produktet bujqësore amerikane në tregun vendor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë detyruar që ta përforcojnë bashkëpunimin e sigurisë ekonomik dhe nacional që ta përmirësojnë rezistencën e zinxhirit të furnizimit dhe inovacioneve përmes aktiviteteve komplementare për përballje me politika jotregtare të vendeve tjera, si dhe për luftën kundër evitimit të të dhënave dhe bashkëpunimit në kontrollet e investimeve dhe kontrollin e eksportit. Ky detyrim përfshin bashkëpunim që të sigurohet se detyrimet ndërkombëtare për furnizime do t’u shërbejnë vetëm atyre vendeve që i kanë ndërmarrë të detyrimet e njëjta. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut  e shënojnë qëllimin e tyre që t’i lehtësojnë dhe përmirësojnë lidhjet tregtare. Lidhur me mundësitë në sektorin e energjisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut po shqyrtojnë ndërtimin e një ndërlidhësi të ri të madh gazi midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, i cili do t’i lejonte Maqedonisë së Veriut të përmirësonte sigurinë energjetike dhe të diversifikonte burimet e saj të energjisë, duke përfshirë edhe blerjen e gazit natyror të lëngshëm amerikan (LNG).

Maqedonia e Veriut do të fillojë të blejë LNG nga SHBA-ja pas përfundimit të ndërlidhësit të ri të gazit. Maqedonia e Veriut obligohet të miratojë dhe të ruajë një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit dhe të zbatojë në mënyrë efektive ligjet e saj mjedisore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut do të diskutojnë për detyrimet për të mbrojtur dhe zbatuar pronën intelektuale, duke përfshirë treguesit gjeografikë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut do të angazhohen për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me punën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut e njohin rëndësinë e angazhimeve me standarde të larta mbi tregtinë digjitale me qëllim nxitjen e ekonomisë digjitale të hapur dhe konkurruese. Maqedonia e Veriut është obliguar të mos vendosë taksë mbi shërbimet digjitale dhe të mbështesë miratimin e një moratoriumi të përhershëm mbi tarifat doganore për transmetimet elektronike në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut e njohin rëndësinë e lehtësimit të tregtisë së shërbimeve. Maqedonia e Veriut riafirmon angazhimin e saj ndaj Iniciativës së përbashkët të OBT-së për rregullimin vendore për shërbime. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut do të punojnë  në finalizimin e Marrëveshjes, përgatitjen e Marrëveshjes për nënshkrimin dhe ndërmarrjen e formaliteteve vendore para hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, theksohet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kush është Valdrin Uka, drejtori i ri ekzekutiv i Shkëndijës

Më shumë se shtatë vite pjesë e klubit, Uka është një nga kuadrot e rritura dhe të përgatitura brenda strukturave të Shkëndijës, ndërsa ndryshimet e fundit pasqyrojnë planin e klubit për të ndërtuar një menaxhment të qëndrueshëm me njerëz nga brenda.

Ndryshimet e fundit në strukturën e KF Shkëndija nuk janë të rastësishme. Përtej emërimeve të reja në pozita drejtuese, ato pasqyrojnë një filozofi të qartë të klubit për të përgatitur kuadro nga brenda dhe për t’u besuar atyre përgjegjësi gjithnjë e më të mëdha.

Në qendër të këtij riorganizimi është Valdrin Uka, i cili është emëruar Drejtor Ekzekutiv i Shkëndijës. Uka është pjesë e klubit prej më shumë se shtatë vitesh dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë pranë strukturave drejtuese, duke ndjekur nga afër funksionimin dhe zhvillimin e klubit. Vitet e kaluara në menaxhmentin e Shkëndijës e kanë shërbyer si një proces i gjatë përgatitjeje dhe kalitjeje për përgjegjësinë e re.

Në të njëjtën linjë janë edhe ndryshimet në Departamentin Sportiv. Erhan Selimi, deri tani Drejtor i Shkollës së Futbollit, avancon në pozitën e Drejtorit Sportiv, ndërsa Festim Ademi, pas rolit të Team Menaxherit, emërohet Drejtor Teknik i Departamentit Sportiv.

Të tre emërimet kanë një të përbashkët: bëhet fjalë për njerëz që tashmë njohin nga afër klubin, strukturën dhe mënyrën e funksionimit të tij. Kjo tregon se Shkëndija prej kohësh ka punuar në krijimin dhe përgatitjen e kuadrove të veta për pozita udhëheqëse.

Me vizionin dhe mbështetjen e drejtuesve dhe sponsorit të klubit, ndryshimet janë pjesë e një plani për një organizim më të balancuar dhe më profesional, duke ndjekur modelin e klubeve moderne ku investimi nuk bëhet vetëm te skuadra, por edhe te njerëzit që e drejtojnë dhe e zhvillojnë organizatën.

Në këtë drejtim, Shkëndija po tregon se kuadrot nuk kërkohen vetëm jashtë klubit, por ndërtohen, zhvillohen dhe përgatiten edhe brenda tij.

Continue Reading

Lajme

Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës

Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndijanjofton klubi kuqezi.

Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.

Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.

Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.

Continue Reading

Lajme

DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe

Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.

Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.

Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.

Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.

Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme3 hours ago

Kush është Valdrin Uka, drejtori i ri ekzekutiv i Shkëndijës

Më shumë se shtatë vite pjesë e klubit, Uka është një nga kuadrot e rritura dhe të përgatitura brenda strukturave...

Lajme20 hours ago

Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës

Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi. Pas përfundimit...

Lajme20 hours ago

DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe

Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit...

Lajme20 hours ago

Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi

Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15,...

Lajme20 hours ago

DOKUMENTI: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

Prokuroria Speciale ka zbuluar një shumë të të hollave në vlerë të përgjithshme prej 681 mijë dinarësh, apo afër gjashtë...

Lajme20 hours ago

“Nuk do të ndalemi këtu” – Mexhiti paralajmëron vende të reja pune në shtator

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se sot në Spitalin Klinik të Tetovës janë ndarë 109 vendime...

Lajme20 hours ago

Mickoski: Së shpejti do të ketë ndryshim të emrave të drejtorëve

Pas rikonstruimit të kabinetit të ministrave, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron se së shpejti do të ketë ndryshim edhe në pozitat...

Lajme20 hours ago

Albin Kurti nesër për vizitë në Shkup

Më 26.08.2026 (e mërkurë), për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë kryeministri i Qeverisë së...

Lajme2 days ago

Netanyahu: Irani shënjestroi një nga djemtë e mi

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij ndërsa informacioni për...

Lajme2 days ago

“Lotaria” / Prokuroria me 231 prova dhe 7 dëshmitarë kundër Grubit dhe 7 personave të tjerë

Me shoqërim policor, ish zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, nga paraburgimi u soll sot në Gjykatën Penale të Shkupit për...

Trending