Lajme
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë uron Z. Talat XHAFERI për zgjedhjen e tij si Kryeministër i RMV
Nga sot, Republika e Maqedonisë Veriut do të ketë një Kryeministër Shqiptar, i pari në historinë e moderne të këtij shteti.
Ky moment historik nuk është i rastësishëm. Shqiptarët në rajon e veçanërisht në Maqedoninë e Veriut kanë bërë përpjekje titanike për respektimin e të drejtave të tyre.
Kontributi dhe vizioni i Shqiptarëve dhe i përfaqësuesve të tyre politikë në shtetë-formim, në mbështetjen pa kushte të vijimit të proceseve të integrimit euro-atlantik, si dhe orientimi i tyre drejt demokracive perëndimore kanë qenë faktorë themelorë në progresin e RMV drejt ndërtimit të një shteti demokratik multi-etnik, në anëtarësimin e saj në NATO dhe në avancimin drejt integrimit në BE.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është besimplotë se Z. Talat Xhaferi, një nga personalitetet më të spikatura ndër përfaqëusesit politikë të Shqiptarëve në RMV, me eksperiencën e jashtëzakonshme dhe maturinë që e karakterizon, do të udhëheqë me sukses të plotë qeverinë e RMV deri në zgjedhjet parlamentare e presidenciale të prill-majit të këtij viti.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson gjithashtu se zgjedhja e një përfaqësuesi politik të Shqiptarëve në krye të qeverisë së RMV, i shërben më së miri forcimit të sigurisë e paqes, të demokracisë e mirëkuptimit ndër-etnik si dhe do të shërbejë si një shembull demokracie për tu ndjekur në të gjithë rajonin tonë.
Duke uruar Kryeministrin Talat Xhaferi për sa më shumë suksese në krye të qeverisë, KASH gjen rastin të urojë për këtë arritje historike edhe partitë politike Shqiptare dhe të gjithë Shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike në Republikën e Maqedonisë se Veriut.

Lajme
Mexhiti për EuroNews: Jemi dakorduar me kryeministrin që të gjitha provimet profesionale të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se partnerët e koalicionit qeveritar janë dakorduar me kryeministrin Hristijan Mickoski për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në të gjitha institucionet ku organizohen provime profesionale, duke përfshirë edhe provimin e jurisprudencës.
Në një intervistë për EuroNews Albania, Mexhiti u pyet lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe zbatimin e ligjit në praktikë.
I pyetur nga gazetari nëse VLEN e ka kërkuar këtë zgjidhje dhe çfarë përgjigjeje ka marrë nga partnerët qeveritarë, Mexhiti u shpreh se nuk bëhet fjalë për një kërkesë, por për një marrëveshje të arritur brenda koalicionit qeverisës.
“Ne nuk kërkojmë. Ne jemi dakorduar me kryeministrin Mickoski dhe për këtë ka pasur edhe një deklaratë të përbashkët mes kryeministrit dhe dy partnerëve qeveritarë”, deklaroi Mexhiti.
Ai shtoi se marrëveshja nuk kufizohet vetëm te provimi i jurisprudencës, por parasheh zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në të gjitha dikasteret ku organizohen provime profesionale.
Sipas Mexhitit, qëllimi është që qytetarët të kenë mundësi t’i nënshtrohen provimeve profesionale edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me dispozitat ligjore dhe marrëveshjen e arritur mes partnerëve të koalicionit qeveritar.
Lajme
Tërmet në Kosovë, ndihet edhe në Maqedoni
Një tërmet me magnitudë 2.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Kosovë.
Sipas të dhënave lëkundja sizmike ndodhi në orën 20:22:53 me orën lokale.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 17 kilometra në jugperëndim të Prizrenit dhe 71 kilometra në perëndim të Shkupit, në një thellësi prej 15 kilometrash.
Lajme
Fazliu: Drejtoria e Librave Amë është e përgatitur për fluksin e kërkesave nga mërgimtarë
Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, njoftoi se institucioni është i përgatitur për përballimin e rritjes së kërkesave për dokumente gjatë sezonit veror, kur një numër i madh i mërgimtarëve kthehen në vend.
Fazliu tha se Drejtoria do të vazhdojë të ofrojë shërbime të shpejta dhe efikase për qytetarët, duke siguruar se administrata është e gatshme t’i përgjigjet fluksit të shtuar të aplikimeve.
“Sezoni veror sjell një numër më të madh kërkesash për dokumente nga mërgimtarët tanë. Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë është e përgatitur të ofrojë shërbime të shpejta dhe efikase”, deklaroi Fazliu.
Ai theksoi se paralelisht me ofrimin e shërbimeve, institucioni po vazhdon procesin e modernizimit dhe digjitalizimit të procedurave administrative.
“Njëkohësisht vazhdojmë me modernizimin dhe digjitalizimin e proceseve, për një administratë më të afërt dhe më cilësore për çdo qytetar”, u shpreh drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë.
Sipas Fazliut, modernizimi i shërbimeve synon lehtësimin e procedurave administrative dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për të gjithë qytetarët, me theks të veçantë për mërgimtarët gjatë muajve të verës.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
