Connect with us

Lajme

Për dy ditë 2.000 kërkesa të dorëzuara personalisht për vauçer për inverter

Rreth 1.500 qytetarë sot personalisht kanë dorëzuar kërkesë në Arkivin e Ministrisë së Ekonomisë për vauçer për blerjen e një kondicioneri inverter, ndërsa gjatë ditës së djeshmë këtë e kanë bërë 500 qytetarë. Shtesë një numër i madh i aplikacioneve kanë mbërritur me postë, kryesisht nga qytetarë nga qytete tjera të vendit dhe ato do të përpunohet gjatë fundjavës, informojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Nga Ministria e Ekonomisë presin që së shpejti të shfrytëzohen të gjitha mjetet e parashikuara për blerjen e kondicionerëve. Afati për masën e parë është 12 shkurti, ndërsa për të dytën 15 shkurti i këtij viti. Për të dorëzuar personalisht një kërkesë në arkiv, siç thonë, qytetarët presin rreth 20 minuta.

Është shpallur edhe njoftim publik për përzgjedhjen e kompanive nga të cilat qytetarët do të mund të blejnë kondicionerë.

Vauçerët do të shpërndahen sipas parimit “I pari i ardhur, i pari i shërbyer”. Për të realizuar të drejtën për të marrë pjesë në këtë shpallje publike, amviseritë në tre vitet e fundit kalendarik nuk duhet të kenë përdorur fonde nga asnjë burim për të rimbursuar shpenzimet për pajisjet e ngrohjes – soba me pelet ose kondicionerë inverter me efikasitet të lartë, të mos kenë lidhje me Ngrohje qendrore të qytetit ne objektin e banimit ku do te vendoset pajisja. Gjithashtu, pajisja do të duhet të blihet dhe instalohet gjatë vitit 2024, jo më vonë se 30 nëntori i këtij viti, në adresën e specifikuar në kërkesë.

Pajisja e blerë duhet të ketë detyrimisht minimi COP 3.0, të ngrohë në një temperaturë të jashtme prej -15 gradë Celsius dhe të jetë së paku klasë energjetike A+ për konsumin e energjisë elektrike për ndrohje.

Për të aplikuar në shpalljet qytetarët duhet të plotësojnë një kërkesë që mund ta marrin në Arkivin e Ministrisë së Ekonomisë ose në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë, deklaratë për saktësinë e të dhënave të vërtetuar në noter, një fotokopje të kartës së identitetit nga të gjithë anëtarët e familjes, si dhe një kopje e faturës së fundit të paguar të energjisë elektrike.

Sipas Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar të energjisë, personat me të ardhura të ulëta për një person të vetëm me të ardhura totale deri në 21.000 denarë, amvisëri me dy anëtarë me të ardhura totale prej 30.000 dhe një amvisëri me tre anëtarë me të ardhura totale prej 35.000 denarë do të mund të marrin një kupon në vlerë prej 27.000 denarë bruto për familje, me TVSH të përfshirë për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverterë me efikasitet të lartë, si dhe personat me të ardhura të ulëta për një familje me katër anëtarë me të ardhura totale prej 40.000 denarë dhe një familje me pesë anëtarë e më shumë me të ardhura totale prej 45.000 denarë do të mund të marrë vauçer për kondicioner inverterë në vlerë prej 30.000 denarë bruto për amvisëri, përfshirë TVSH-në.

Sipas Programit për nxitjen e efikasitetit energjetik në amvisëri, vauçer në vlerë prej 25.000 denarë për amvisëri me TVSH të përfshirë, do të marrin familjet të cilët jetojnë në territorin e komunave të rajonet e Pellagonisë – Manastir, Demir Hisar, Krivogashtan, Krushevë, Mogila, Prilep, Resnjë, Novaci, Dollnen dhe rajoni Jugperëndimor – Vevçan, Dibër, Debërc, Kërçovë, Makedonski Brod, Ohër, Pllasnicë, Strugë, Qendër Zhupë.

Vauçer në vlerë prej 23.000 denarë për amvisëri, me TVSH të përfshirë, do t’u jepet amvisërive që jetojnë në rajonin e Shkupit, Lindjes, Juglindjes, Verilindjes, Vardarit dhe Pollogut.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Vuçiq ofron të organizojë varrimin në Serbi të “Kasapit të Bosnjës”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka ofruar që Serbia të organizojë varrimin e kriminelit të dënuar serb të luftës të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i njohur gjerësisht si “Kasapi i Bosnjës”, i cili vdiq të enjten në Hagë, transmeton Anadolu.

Siç raporton transmetuesi RTS, Vuçiq u tha gazetarëve se nëse familja e Mlladiqit dëshiron që ai të varroset në Serbi, shteti do të organizojë procedurat.

Megjithatë, ai shtoi se ende nuk është konfirmuar asgjë, duke theksuar se janë dërguar ekipe për të ndihmuar me çështjet logjistike.

“Nuk mund të them asgjë më shumë për momentin, sepse nuk kemi marrë asgjë nga Haga”, tha Vuçiq.

Më pas, ai pretendoi se Haga “donte që Mlladiq të vdiste pas hekurave”.

“Tani kemi parë se Haga donte që Mlladiq të vdiste pas hekurave, nuk donin ta linin gjeneralin të vdiste në Serbi, të vdiste aty ku dëshironte, kjo është sjellje anti-civilizuese, sjellje pa precedent dhe pa justifikim”, tha Vuçiq.

Mlladiq vdiq të enjten në moshën 85-vjeçare derisa po vuante dënimin me burgim të përjetshëm në Hagë.

Në qershor të vitit 2021, Mekanizmi Ndërkombëtar Rezidual i OKB-së për Gjykatat Penale la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të Mlladiqit për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë Luftës së Bosnjës të viteve 1992-1995.

Ai u shpall fajtor për 10 nga 11 akuzat, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë, përndjekjen, shfarosjen, vrasjen, dëbimin, transferimin me forcë, terrorizimin e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës dhe marrjen peng të personelit të OKB-së.

Më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë u vranë në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, në një masakër të njohur si gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare.

Mlladiq iu shmang drejtësisë për gati 16 vjet pas luftës. Ai u arrestua në maj të vitit 2011 në fshatin serb Lazarevo, pranë qytetit verior Zrenjanin dhe më pas u transferua në Hagë.

Arrestimi i tij prej kohësh ka qenë një nga kushtet kryesore për përparimin e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

Continue Reading

Lajme

A do të lirohet dizeli nën 100 denarë nga e hëna?

Pas rritjes së ndjeshme të çmimeve të derivateve këtë javë, lëvizjet në bursat botërore po tregojnë një trend të kundërt. Nëse nuk ka zhvillime të reja gjeopolitike, të hënën Komisioni Rregullator për Energjetikë (RKE) mund të vendosë për ulje të çmimeve, me mundësi që ulja të jetë më e theksuar te dizeli.

Nafta Brent e mbyll javën rreth 89 dollarë për fuçi, rreth 5,3 për qind më lirë krahasuar me javën e kaluar. Ndërkohë, nafta amerikane WTI ka shënuar rënie prej rreth 4,3 për qind.

Rënie është regjistruar edhe te vajgazi, një nga treguesit kryesorë për çmimin e dizelit në Evropë. Kontratat e së ardhmes në Londër kanë zbritur nga rreth 1.125 dollarë në rreth 1.066 dollarë për ton, që paraqet rënie prej më shumë se pesë për qind.

Kjo vjen pas rritjes së çmimeve të vendosur nga RKE më 24 gusht. Dizeli u shtrenjtua me 3,50 denarë dhe aktualisht shitet me çmim maksimal prej 101,50 denarë për litër. Benzina BS-95 u rrit në 93 denarë, ndërsa BS-98 në 95 denarë për litër.

Në favor të një uljeje të mundshme është edhe dobësimi i dollarit. Kursi i tij këtë javë ka lëvizur kryesisht mes 52,6 dhe 52,8 denarë, krahasuar me kursin mesatar prej 52,9935 denarë që RKE përdori në llogaritjen e mëparshme.

Sipas lëvizjeve aktuale të tregut, dizeli mund të lirohet për rreth 1,5 deri në 2 denarë për litër, ndërsa te benzina mund të ketë një ulje më të moderuar. Megjithatë, këto janë vetëm vlerësime dhe jo llogaritje zyrtare të RKE-së.

Tregu mbetet i ndjeshëm ndaj zhvillimeve në Lindjen e Mesme, veçanërisht situatës rreth Iranit dhe Ngushticës së Hormuzit. Çdo zhvillim i ri mund të ndikojë në lëvizjen e çmimeve.

RKE pritet ta bëjë llogaritjen e rregullt të hënën, ndërsa çmimet e reja zakonisht hyjnë në fuqi nga e marta në orën 00:01.

Continue Reading

Lajme

Pakënaqësi në Telekom: Drejtori prej një muaji nuk paraqitet në punë, ndërsa paguhet rreth 20 mijë euro në muaj

Pakënaqësi ndaj drejtorit aktual të . Një pjesë e strukturave drejtuese janë të revoltuara për shkak të mungesës së drejtorit të përgjithshëm, Goran Markoviq, i cili, sipas tyre, prej rreth një muaji nuk është paraqitur në vendin e tij të punës në Shkup.

Sipas informacioneve të siguruara nga A1on përmes burimeve brenda kompanisë, Markoviq gjatë rreth 30 ditëve të fundit nuk është paraqitur asnjëherë në selinë e Telekomit të Maqedonisë. Sipas të njëjtave burime, gjatë kësaj periudhe ai ndodhet në Mal të Zi, prej nga edhe e ka origjinën.

Ajo që ka shkaktuar veçanërisht revoltë te një pjesë e drejtuesve është fakti se, gjatë mungesës së drejtorit të përgjithshëm, pjesën më të madhe të detyrimeve dhe përgjegjësive të punës e kanë marrë përsipër drejtuesit e tjerë të kompanisë.

Pakënaqësi shtesë, sipas burimeve, shkakton edhe lartësia e kompensimit të tij mujor. Sipas informacioneve të transmetuara nga burime brenda kompanisë, Goran Markoviq merr të paktën 20 mijë euro në muaj.

Në krahasim me të, të ardhurat mujore të drejtuesve të tjerë në Telekomin e Maqedonisë janë dukshëm më të ulëta, gjë që, sipas burimeve të njëjta, e rrit edhe më tej pakënaqësinë brenda kompanisë.

Markoviq është drejtor i përgjithshëm i Telekomit të Maqedonisë. Mungesa e tij më e gjatë nga selia e kompanisë nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai nuk i kryen formalisht detyrimet e tij. Megjithatë, mënyra se si është organizuar puna gjatë periudhës së mungesës së tij është bërë shkak për pakënaqësi te një pjesë e strukturave drejtuese.

Sipas burimeve brenda kompanisë, në Telekomin e Maqedonisë veçanërisht komentohet diferenca e madhe mes kompensimit të drejtorit të përgjithshëm dhe të ardhurave të drejtuesve dhe punonjësve të tjerë, ndërsa barra e funksionimit të përditshëm të kompanisë gjatë mungesës së tij bie mbi anëtarët e tjerë të menaxhmentit.

Pretendimet për mungesën e drejtorit dhe shumën e kompensimit të tij nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga kompania.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme8 hours ago

Vuçiq ofron të organizojë varrimin në Serbi të “Kasapit të Bosnjës”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka ofruar që Serbia të organizojë varrimin e kriminelit të dënuar serb të luftës të Bosnjës,...

Lajme12 hours ago

A do të lirohet dizeli nën 100 denarë nga e hëna?

Pas rritjes së ndjeshme të çmimeve të derivateve këtë javë, lëvizjet në bursat botërore po tregojnë një trend të kundërt....

Lajme13 hours ago

Pakënaqësi në Telekom: Drejtori prej një muaji nuk paraqitet në punë, ndërsa paguhet rreth 20 mijë euro në muaj

Pakënaqësi ndaj drejtorit aktual të . Një pjesë e strukturave drejtuese janë të revoltuara për shkak të mungesës së drejtorit...

Lajme13 hours ago

Kolona në kufi, pritje deri në 45 minuta me Greqinë dhe Serbinë

Rrugët e kryeqytetit sot janë më të qeta se zakonisht. Më pak njerëz në qendër, më pak automjete në rrugët...

Sport13 hours ago

Shkëndijën ska kush e ndal, fiton edhe në Kratovë ndaj Sileksit

Shkëndija e Tetovës vazhdon me rezultate pozitive në kampionat, raporton SHENJA. Kuqezinjtë tetovarë regjistruan fitoren e pestë radhazi, pasi në...

Lajme13 hours ago

Iseni: Shqiptarët nuk janë përjashtuar nga Akademia Policore, të flasim me fakte dhe jo me propagandë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar lidhur me debatin për përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e sigurisë,...

Lajme13 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Lider i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh) Menduh Thaçi në një mega-intervistë per “Lajm TV dhe gazeta “Lajm”, ndër të tjera...

Lajme1 day ago

Sefer Selimi: Zgjedhjet e parakohshme “të dakorduara” për 18 prill 2027 – VLEN dhe LSDM duan t’i shmangin

Analisti politik Sefer Selimi thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut tashmë janë “dakorduar” mes faktorëve politikë...

Lajme1 day ago

Toshkovski: Nga tani edhe motoçiklistët do të sanksionohen automatikisht përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se nga tani edhe motoçiklistët do të sanksionohen automatikisht përmes sistemit “Qyteti...

Lajme1 day ago

E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi

Egzon Bytyçi, i cili privoi nga jeta gruan e tij, Jetlira Foniqi, ka vdekur në orët e mbrëmjes së sotme...

Trending