Connect with us

Lajme

Komisioni parlamentar zgjodhi kandidatin e LEN-it për anëtarë të KSHZ-së

Komisioni për zgjedhje dhe emërime e zgjodhi Abdush Demirin për antar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Me 10 vota pro, asnjë kundër dhe 1 të përmbajtur, komisioni e votoi kandidatin e partive opozitare shqiptare, pasi Partia Demokratike Evropiane e kishte tërhequr kandidatin e tyre. Tani propozimi i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, duhet të shkoj në seancë plenare për votim.

Marija Georgievska, kryetare e komisionit

“Konstatoj se Komisioni për zgjedhje dhe emërime, vërtetoi propozim vendimin, sipas të cilit Kuvendi për antar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, do ta propozojmë Abdush Demirin”.

Ndërkaq, Komisioni Shtetëror Zgjedhor, ka publikuar afatet zgjedhore. Fushata zgjedhore e zgjedhjeve presidenciale fillon më 4 prill në orën 00:00 dhe do të zgjas deri më 22 prill.  Sipas afateve të caktuara nga KSHZ, fushata zgjedhore fillon 20 para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, edhe në rrethin e parë edhe në të dytin. Rezultatet e anketave të mendimit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor publikohen më së voni deri 5 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, gjegjësisht jo më vonë se 18 prill ora 24:00. Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat e kanditatëve për presidentë të shtetit duhet t’i dorëzojnë në KSHZ më së voni deri më 19 mars, gjegjësisht 35 ditë para zgjedhjeve. Kur kandidati për president është i pavarur duhet të mbledh 10 mijë nënshkrime, nëse është kandidat i partive ose grupit parlamentar duhet të sigurojë firmat e 20 deputetëve. Shortin për përcaktimin e listës së vetme të kandidatëve për president, KSHZ-ja do ta bëjë më së voni më 28 mars. Fushata zgjedhore e zgjedhjeve parlamentare do të mbahet nga 18 prill deri më 6 maj. Anketat mund të publikohen më së voni der më 2 maj. Listat e kandidatëve për deputetë në KSHZ duhet të dorëzohen më së voni deri më 2 prill. Shortin KSHZ do ta mbaj më 13 prill.

Mbikqyrja e listës zgjedhore nis më 28 shkurt dhe do të zgjasë deri më 18 mars në orën 24:00.

Mediat dhe mediat elektronike nëse sigurojnë reklama politike me pagesë për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, janë të obliguara të regjistrohen në KSHZ në afat prej tri ditësh nga dita e shpalljes së zgjedhjeve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Mexhiti për EuroNews: Jemi dakorduar me kryeministrin që të gjitha provimet profesionale të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se partnerët e koalicionit qeveritar janë dakorduar me kryeministrin Hristijan Mickoski për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në të gjitha institucionet ku organizohen provime profesionale, duke përfshirë edhe provimin e jurisprudencës.

Në një intervistë për EuroNews Albania, Mexhiti u pyet lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe zbatimin e ligjit në praktikë.

I pyetur nga gazetari nëse VLEN e ka kërkuar këtë zgjidhje dhe çfarë përgjigjeje ka marrë nga partnerët qeveritarë, Mexhiti u shpreh se nuk bëhet fjalë për një kërkesë, por për një marrëveshje të arritur brenda koalicionit qeverisës.

“Ne nuk kërkojmë. Ne jemi dakorduar me kryeministrin Mickoski dhe për këtë ka pasur edhe një deklaratë të përbashkët mes kryeministrit dhe dy partnerëve qeveritarë”, deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se marrëveshja nuk kufizohet vetëm te provimi i jurisprudencës, por parasheh zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në të gjitha dikasteret ku organizohen provime profesionale.

Sipas Mexhitit, qëllimi është që qytetarët të kenë mundësi t’i nënshtrohen provimeve profesionale edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me dispozitat ligjore dhe marrëveshjen e arritur mes partnerëve të koalicionit qeveritar.

Continue Reading

Lajme

Tërmet në Kosovë, ndihet edhe në Maqedoni

Një tërmet me magnitudë 2.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Kosovë.

Sipas të dhënave lëkundja sizmike ndodhi në orën 20:22:53 me orën lokale.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 17 kilometra në jugperëndim të Prizrenit dhe 71 kilometra në perëndim të Shkupit, në një thellësi prej 15 kilometrash.

Continue Reading

Lajme

Fazliu: Drejtoria e Librave Amë është e përgatitur për fluksin e kërkesave nga mërgimtarë

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, njoftoi se institucioni është i përgatitur për përballimin e rritjes së kërkesave për dokumente gjatë sezonit veror, kur një numër i madh i mërgimtarëve kthehen në vend.

Fazliu tha se Drejtoria do të vazhdojë të ofrojë shërbime të shpejta dhe efikase për qytetarët, duke siguruar se administrata është e gatshme t’i përgjigjet fluksit të shtuar të aplikimeve.

“Sezoni veror sjell një numër më të madh kërkesash për dokumente nga mërgimtarët tanë. Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë është e përgatitur të ofrojë shërbime të shpejta dhe efikase”, deklaroi Fazliu.

Ai theksoi se paralelisht me ofrimin e shërbimeve, institucioni po vazhdon procesin e modernizimit dhe digjitalizimit të procedurave administrative.

“Njëkohësisht vazhdojmë me modernizimin dhe digjitalizimin e proceseve, për një administratë më të afërt dhe më cilësore për çdo qytetar”, u shpreh drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë.

Sipas Fazliut, modernizimi i shërbimeve synon lehtësimin e procedurave administrative dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për të gjithë qytetarët, me theks të veçantë për mërgimtarët gjatë muajve të verës.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme8 hours ago

Mexhiti për EuroNews: Jemi dakorduar me kryeministrin që të gjitha provimet profesionale të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se partnerët e koalicionit qeveritar janë dakorduar me kryeministrin Hristijan Mickoski për zbatimin...

Sport9 hours ago

Norvegjia dhe Anglia zbulojnë 11-shet titullare për duelin çerekfinal të Botërorit

Norvegjia dhe Anglia përballen sonte, të shtunën, duke nisur nga ora 23:00, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kampionatit...

Lajme10 hours ago

Tërmet në Kosovë, ndihet edhe në Maqedoni

Një tërmet me magnitudë 2.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Kosovë. Sipas të dhënave...

Lajme10 hours ago

Fazliu: Drejtoria e Librave Amë është e përgatitur për fluksin e kërkesave nga mërgimtarë

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, njoftoi se institucioni është i përgatitur për përballimin e rritjes...

Lajme12 hours ago

Mexhiti në përkujtimin e gjenocidit të Srebrenicës: Harresa është aleatja më besnike e krimit

“Ka vende ku historia kalon si një lumë dhe ka vende ku ajo mpikset në gjak. Srebrenica është njëra prej...

Lajme13 hours ago

Bilall Kasami nga Tirana sjell lajmin e madh për Tetovën: Filluan punimet për rrugën Tetovë – Prizren

Sot ka filluar edhe zyrtarisht hapja e rrugës Tetovë-Prizren. Kështu së paku bëhet me dije nga Tirana, kreu i komunës...

Sport13 hours ago

Sonte Gjoni Palokaj ndeshet me çeçenin Machaev

Ka probleme për çeçenin, shkaku i peshës. Mago Machaev nuk ka arritur ta bëjë peshën. Në momentin zyrtar të matjes,...

Lajme13 hours ago

Raportohet se Thaçi ka ofruar 50 mijë € dorëzani

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ofruar 50 mijë euro dorëzani në Gjykatën e Hagës për lirim me kusht. Kështu...

Lajme15 hours ago

Dukaj në Srebrenicë: Kujtesa na obligon, ndërsa njerëzia është zgjedhja jonë e përhershme

Në kuadër të delegacionit shtetëror të Malit të Zi, ministri i Administratës Publike, mr. Marash Dukaj, mori pjesë sot në...

Lajme16 hours ago

Selmani demanton: Jam rrugës për Tiranë, momentalisht duke pire kafe në Gjoricë

Adnan Selmani, eksponent i VLEN sot nga mediumet u apostrofua si personi që është shpallur NonGrada nga Tirana zyrtare. I...

Trending