Connect with us

Sport

Shkëndija e kishte fitoren në duar, por Gostivari barazon në minutat e fundit!

Përballja ndërmjet dy ekipeve shqiptare nuk ka sjellur fitues, pasi Shkëndija dhe Gostivari barazuan me rezultat 2:2 në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 20-të në elitën e futbollit vendor. Kuqezinjtë ishin shumë pranë fitores, ku me dy golat e Adenis Shalës kishin epërsi prej 2:0 deri në minutën e 86-të, teksa Kehinde dy herë nga penalltia realizoi dy gola për barazim 2:2 të kësaj sfide. Skuadra e Jeton Beqirit e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak në fushë, pasi Reshat Ramadani u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90-të.

Nuk ka fituar as Voska Sport në shtëpi, aty ku nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Sileksit të Kratovës. Ndërkohë në ndeshjet tjera, Brera ka mposhtur Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultatin 3:0. Rabotniçki u mund 2:0 në Kavadar nga Tikveshi, teksa Vardari ka triumfuar në duelin ndaj Bregallnicës me shifra 2:0.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“A është kjo foto shumë e fortë?”, Griezmann i hakmerret Barcelonës me një postim brutal

Antoine Griezmann kishte një hesap për të larë me Barcelonën dhe ai mori hak sapo Atletico Madridi siguroi një vend në finalen e Kupës së Mbretit, duke i dërguar të njëjtin mesazh klubit katalunas që Barça i kishte dërguar përmes rrjeteve sociale pas një ndeshjeje Atletico-Barcelona sezonin e kaluar.

Në atë rast, në mars të vitit 2025, Barcelona postoi një foto në llogaritë e saj në rrjetet sociale ku shfaqej Griezmann me njëmbëdhjetë lojtarët e Barçës në sfond, duke qëndruar në një rreth.

“Kjo foto është shumë e fortë”, shkroi Barcelona mbi postim. Mesazhi erdhi pas fitores 4-2 të Barcelonës në ‘Metropolitano’ në një ndeshje të La Ligas ku Atletico fillimisht kishte udhëhequr 2-0.

Këtë të martë, pasi Atletico Madridi siguroi vendin e tyre në finalen e Kupës së Mbretit pavarësisht humbjes 3-0 në Camp Nou, falë fitores së tyre 4-0 në ndeshjen e parë, Griezmann ia ktheu ‘nderin’ ish-skuadrës së tij me të njëjtën shprehje.

Ai përdori një fotografi të tij duke festuar së bashku me dy lojtarë të Barcelonës të shtrirë në bari duke vajtuar eliminimin e tyre në vërshëllimën e fundit.

“A është kjo foto shumë e fortë?”, pyeti ai, duke e shoqëruar frazën me tre emoji fytyrash që mbulonin gojën.

https://www.instagram.com/p/DVcIYf-ioUj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=95f41294-617e-45ab-940e-1a64559de52d

Ndryshe, Atletico dhe Barcelona do të përballen me njëra-tjetrën pas një muaji, në fundjavën e 4 dhe 5 prillit, në La Liga.

Dy rivalët e mëdhenj mund të ndeshen edhe në Ligën e Kampionëve nëse fitojnë kundër Tottenham Hotspur, respektivisht Neëcastle United.

Continue Reading

Sport

Besart Ibraimi i jep fitoren Shkëndijës përballë Pelisterit

Skuadra e Shkëndijës ka marrë fitore përballë Pelisterit me rezultat 2:1 në duelin e vlefshëm për xhiron e 20-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Kuqezinjtë fillimisht ishin në disavantazh me golin e pësuar nga Spirovski në minutën e 7-të, teksa golashënuesi më i mirë në historinë e Maqedonisë, Besart Ibraimi e riktheu në lojë Shkëndijën.

Bomberi kërçovar fillimisht gjeti rrjetën në minutën e 21-të, duke barazuar rezultatin në 1:1, teksa golin e dytë personal dhe të dytin për Shkëndijën e gjeti në pjesën e dytë në minutën e 64-të, me çka e vulosi edhe fitoren e këtij takimi. Pas këtij triumfi Shkëndija ngushton diferencën me Vardarin në katër pikë, me këta të fundit që kryesojnë renditjen me 52 pikë, ndërsa kuqezinjtë nga Tetova tashmë kanë në konto 48 pikë.

Në xhiron e radhës në kampionat, pikërisht këto dy ekipe do të përballen ndërmjet veti në një duel direkt për titullin. /shenja/

Continue Reading

Sport

Shkëndija sonte synon përmbysjen historike ndaj Samsunsporit

Shkëndija e Tetovës sonte do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Samsunsporit në kuadër të fazes së plej of-it në Ligën e Konferencës. Kuqezinjtë do të kërkojnë të përmbysin negativën prej 0:1 nga ndeshja e parë, për të vazhduar ta jetojnë edhe më tej ëndrrën europiane. Për skuadrën tetovare ky është dueli i 16-të në arenën ndërkombëtare brenda këtij sezoni, një statistikë që dëshmon se Shkëndija po kalon epokën më të mirë në historinë e saj. Trajneri Jeton Beqiri nuk do të ketë mungesa për përballjen e sontme. Pas pezullimit për shkak të kartonëve, rikthehen Liridon Latifi dhe Aleksandar Trumçi, teksa gati për lojë pritet të jenë edhe Fetai, Vebster dhe Murati, të cilët munguan në takimin e fundit kampional ndaj Sileksit për shkak të lëndimeve. Në kampin kuqezi mbizotëron një atmosferë optimizmi dhe besimi se me paraqitje dinjitoze mund të arrijnë qëllimin për të përmbysur rezultatin dhe për të vazhduar rrugëtimin europian. Ndeshja ndërmjet Samsunsporit dhe Shkëndijës do të luhet sonte me fillim nga ora 18:45.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme24 hours ago

Izraeli publikon hartën: Raketat e Iranit mund të arrijnë edhe vendet e Ballkanit

Zyrtarë izraelitë kanë publikuar një hartë të rrezes së raketave iraniane, ku pretendohet se mund të “arrijnë” edhe deri në...

Lajme24 hours ago

BDI paralajmëron: Çdo ndërtim i paligjshëm në Çair do të denoncohet

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar për vazhdimin e ndërtimeve të objekteve të banimit në mënyrë të paligjmë në Çair...

Lajme24 hours ago

Tetova hap derën për punë sezonale

Në Komunën e Tetovës është promovuar ligji për angazhimin e personave në punë, apo siç njihet ndryshe ligji për punësime...

Lajme24 hours ago

Orët e fundit për zgjedhjen e presidentit, ja çka thotë Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka arritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku do të zhvillohet mbledhja e Grupit Parlamentar të...

Sport24 hours ago

“A është kjo foto shumë e fortë?”, Griezmann i hakmerret Barcelonës me një postim brutal

Antoine Griezmann kishte një hesap për të larë me Barcelonën dhe ai mori hak sapo Atletico Madridi siguroi një vend...

Lajme1 day ago

Mexhiti: Kampusi i ri i UNT-së, gurthemeli i një epoke të re për arsimin shqip

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, e ka cilësuar vendosjen e gurthemelit të kampusit të ri të Universiteti “Nënë Tereza” si një...

Lajme1 day ago

Kuvendi votoi dy zëvendësministrat e ri, Sulejmanin dhe Shabanin

Kuvendi i Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur sot dy zëvendësministra të rinj, duke plotësuar vendet vakante në Ministrinë...

Lajme1 day ago

Mickoski: Së shpejti në Shkup takimi i parë me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

Në bisedat me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e kemi përcaktuar që këtë pranverë të mbahet takimi i parë,...

Lajme1 day ago

I merret vetura sepse voziste pa patentë shoferi

Më datë 03.03.2026, në ora 18:50 në Tetovë, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Tetovë kanë privuar...

Lajme1 day ago

A do të rriten çmimet në Maqedoninë e Veriut pas luftës në Lindjen e Mesme?

Lufta në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe SHBA-ve kundër Iranit ka përhapur shqetësime edhe te qytetarët e Maqedonisë së...

Trending