Lajme
Ahmeti i përgjigjet Mickoskit për “emisarët”: Kristijan, unë kam hyrë në politikë si kryengritës nuk dal putha dorës
Pas Strugës dhe vendbanimeve përreth, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti takimet i vazhdoi në Dibër bashkë me qytetarë dhe nga Qendër Zhupa dhe Mavrovë Rostusha, ku përveç falenderimeve, nga qytetarët kërkoi mbështetje për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj.
“Mickovski ka bërë një deklaratë se gjoja unë dërgoj emisar tek ai për të negociuar për të hyrë në Qeveri. Kristijan, unë kam hyrë në politikë si kryengritës dhe nuk dal putha dorë, merrmi vesh, mua për 22 vite më ka votuar populli. Unë kam bërë Front me partitë politike shqiptare, por këtë Front e kam bërë të pathyeshëm edhe inkuadrimi edhe i komunitetet që ju i nënçmoni e përbuzni, si komuniteti turk, rom, boshnjak. Ne po përpiqemi që këtë Kushtetutë që e kemi ta bëj edhe më të afërt me qytetarët e Republikës së Maqedonisë t’i fusim edhe komunitetin bullgar, atë egjiptian edhe malazez e kroat. Nuk e zhduki Maqedoninë Marrëveshja e Ohrit dhe ndryshimi i statusit politik e juridik i shqiptarëve”, u shpreh Ali Ahmeti në Dibër.
Ai tha se Fronti Evropian do të jetë fitues në zgjedhjet e 8 majit dhe se populli vendos se kush do të jetë pjesë e Qeverisë.
“Opozitarët mos të bëjnë gabimet që i ka bërë kolegu im i mëhershëm në vitin 2006 dhe partia e atëhershme e bëri atë gabim dhe pagoi kosto të lartë. Shqiptarët nuk janë sahan lëpirës, ne nuk jemi përfaqësues të një minoriteti, ne jemi përfaqësues legjitim i shumicës dërmuese të shqiptarëve dhe tani në Front janë edhe komuniteti rom, turk, boshnjak. Kështu që me ata qyfyrë që i këndojnë, asnjëherë nuk vendosin ata, vendos populli. Pra me 8 maj të gjithë të votoni Frontin, sepse votohet për integrimin dhe izolimin. Vota do hidhet për integrim apo për izolim. Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së. Sot ndryshe ndjehemi si anëtarë të NATOS- sepse të gjithë kujdesen për paqen stabilitetin dhe sigurinë e vendeve anëtare. Luftërat nuk i kemi larg, ja ku zhvillohen, Ukrainë, Rusi e në Lindjen e afërt’, tha lideri i BDI-së Ahmeti.
Më tej theksoi se të gjithë bashkë duhet të ndërtojmë paqen, stabilitetin, ardhmërinë dhe bashkë të vendosim standarde europian dhe të luftojmë krimin e korrupsion.
“Pse nuk bëhen të guximshëm të votojnë vetingun dhe të pastrojmë figurat politike. Të votojmë dhe jo të merren me përalla për çdo ditë sepse unë nuk jam as hetues as prokuror e as gjykatës. Kështu që, ky vend – vendin e ka në Europë dhe për këtë vend duhet të punojmë bashkë, maqedon e shqiptarë dhe jo t’i kthehemi të kaluarës e të hidhërohen pse unë kam bërtit UÇK, por UÇK-ja është krenari shqiptare dhe UÇK-ja ka shpëtuar Maqedoninë”, theksoi Ahmeti.
Kandidati për deputet në njësinë e pestë zgjedhore Musa Xhaferi në Dibër tha se mbështetja e Frontit Europian do të ndihmojë rrugëtimin me sukses drejtë anëtarësimit të plot në Bashkimin Europian. Ai para dibranëve tha se duhet të gjithë të votojnë listën e Frontit sepse kjo është në të mirë të vendit.
“As BDI dhe as partitë që janë në Frontin Europian nuk duan konflikt, ne kemi përcaktim dhe qëllim që të jemi pjesë e vlerave europiane, të jem pjesë e sistemit ekonomikë europian, të mos kemi bariera kufitare. Ne duam të ndihmojmë që me fqiun bullgar të mos ketë konflikt dhe aq sa janë le të jenë pjesë e Kushtetutës. Dita e votimit me 8 maj të jetë referendum dhe të gjithë të votojmë Frontin dhe vota të përcaktojë se kush duhet ta përfaqësoj dhe kush duhet të menaxhoj me institucionet”, tha Xhaferi.
Arban Pasholli, kandidate për deputete theksoi se mbështetja e Frontit Europian është mbështetje për rrugën europiane të vendit dhe i’u bëri thirrje të gjithëve që të votojnë numrin 4.
“Rezultati i zgjedhjeve dëshmoi se kandidati i Frontit Europian realisht ishte një vlerë e shtuar, dëshmoi se qytetarët vlerësuan bashkimin e forcave pro europiane, dëshmoi se qytetarët vlerësuan diverzitetin etnik, kulturor e gjuhësor dhe vendosën prioritet mbi të gjitha orientimin pro europian të këtij vendi”, tha Pasholli.
Lajme
Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë Faton Fazliu nga Brukseli: Diskutuam digjitalizimin e regjistrave civil
Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, ka bërë të ditur se gjatë një vizite zyrtare në Bruksel ka zhvilluar një takim me znj. Christine Pelfrenedear, Drejtoreshë e Departamentit të Çështjeve Civile të Qytetit të Brukselit.
Sipas Fazliut, takimi është fokusuar në shkëmbimin e përvojave lidhur me procesin e digjitalizimit të regjistrave civilë, dokumentet elektronike dhe përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët.
“Diskutuam për përvojat belge në digjitalizimin e regjistrave civilë, dokumentet elektronike dhe shërbimet moderne për qytetarët”, ka deklaruar Fazliu.
Ai theksoi se takime të tilla janë të rëndësishme për avancimin e reformave në administratën publike dhe për përvetësimin e praktikave më të mira ndërkombëtare.
“Takime të tilla janë të vlefshme për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe avancimin e reformave në administratën publike”, u shpreh ai.
Në fund, Fazliu ka shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe bashkëpunimin gjatë vizitës në Bruksel.
Lajme
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss
Katër ditë nga zhdukja dhe pas tri ditë kërkimesh intensive është gjetur kufoma e vogëlushit pesëvjeçar shqiptar Tian Rahimi. Këtë njoftim e dhanë për albinfo.ch burime nga vullnetarët që ishin angazhuar në kërkim të tij.
Siç është raportuar tashmë, Tiani pesëvjeçar, me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss pranë lokalitetit Mühlau të shtunën, kur ishin në një gomone. Prindërit dhe motra e tij shtatëvjeçare arritën të notonin deri në breg, transmeton albinfo.ch. Pesëvjeçari është zhdukur që atëherë.
Ekipet e shpëtimit kanë kërkuar vazhdimisht djalin me një kontingjent të madh personeli të angazhuar. Përveç patrullave të policisë, në kërkim morën pjesë edhe dronë, anije, një helikopter shpëtimi, zjarrfikësit dhe zhytës të policisë.
Lajme
Simon Zereci emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë
Simon Zereci është emëruar drejtor i përgjithshëm i Gardës së Republikës, duke mbajtur gradën Drejtues Madhor.
Pas largimit të Ermal Onuzit në qershor të vitit 2025, Zereci u emërua në krye të Gardës, më pas Sami Kuti dhe sërish Zereci.
Lajmi është bërë i ditur këtë të martë në një njoftim zyrtar për mediat, raporton Shqiptarja.com.
“Në zbatim të nenit 17 të ligjit 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Z. Simon Zereci është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës dhe mban gradën Drejtues Madhor”, thuhet në njoftim.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
