Lajme
Mexhiti: Për postet ministrore ditëve në vijim!
Izet Mexhiti as e ka konfirmuar dhe as e ka përgënjeshtruar informacionin se në Qeverinë e ardhshme do të mbajë postin e Ministrit të Brendshëm.
Ai tha se për resorët dhe postet do të flitet më vonë.
“Do të flasim ditëve në vijim”, tha Izet Mexhiti.
Gjatë ditës së djeshme Mexhiti reagoi ndaj retorikës së kandidates presidenciale të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovskës dhe paralajmërimet e saj për Tribunal në Hagë për UÇK-në, kurse sot bëri thirrje që vendi nuk duhet të kthehet në të kaluarën.
“Mendoj se nuk duhet të kthehemi mbrapa sepse ajo kthen të kaluarën kthen emocione. Mendoj se kemi mjaftueshëm punë për të ardhmen, për promovimin e programeve tona, ideve tona, për zhvillim ekonomik, për ta ndalë emigrimin, për ta luftuar korrupsionin, për të lëvizur drejt integrimeve. Dje ishte një reagim jo i mirë, pati një reagim konform situatës nga ana jonë, mendoj që aty e mbyllim”, tha Mexhiti.
Mexhiti nuk ka dilema se rrethi I dytë I zgjedhjeve do të jetë vetëm një formalitet, duke u thirrur në dallimin e madh midis Siljanovskës dhe Pendarovskit. Ai tha se për rrethin e dytë do të vendosin qytetarët./tvklan.mk
Lajme
“Rrëshqiti në tualet”, vdes aksidentalisht vogëlushi kosovar! (FOTO)
Një vogëlush nga Malisheva ndërroi jetë aksidentalisht mëngjesin e sotëm.
Bëhet fjalë për rrëshqitje aksidentale në tualet, mëson Indeksonline.
12-vjeçari nga Tërpeza e Poshtme, Bleart Krasniqi, pritet të varroset sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit.
Lajme
LSDM: Toshkovski dhe MPB më në fund pranuan fajësinë e Naim Ramukës
Toshkovski dhe MPB-ja, nën presionin e LSDM-së, më në fund pranuan fajsin e Naim Ramukës dhe e larguan nga detyra. Autoritetet nuk arritën ta shpëtonin, megjithëse u përpoqën të mbulonin skandale të shumta dhe t’i siguronin mbrojtje Ramukës. Një sërë skandalesh kanë ndodhur në kufirin me Kosovën, për të cilat LSDM-ja ka alarmuar çdo ditë. Me urdhwr të Ramukës, është kaluar lirshëm, pa kontroll dhe regjistrim, Kjo ka ndohw edhe me dasmorwt e Gashit, por edhe me arratisjen e Ramadanit, thonë nga LSDM.
“Me shkarkimin, MPB-ja dhe Toshkovski edhe një herë konfirmuan të gjitha informacionet e publikuara nga LSDM-ja si absolutisht të sakta. Edhe pse Mickoski e mohoi dhe Toshkovski heshti. Por shkarkimi i Ramukës është vetëm një hap, ai duhet të mbajë edhe përgjegjësi penale. Presim që Prokuroria të veprojë për këtë rast dhe të gjithë të përfshirët në skandalet në kufirin verior të mbajnë përgjegjësi ligjore”, thonw nga LSDM.
Lajme
Gani Gërmia rrokulliset me veturë, publikohen pamjet, kjo është gjendja e tij (FOTO)
Gani Gërmia mëngjesin e sotëm ka tronditur ndjekësit e tij, me disa pamje të rënda.
Ai publikoi një veturë të rrokullisur dhe më pas fytyrën e tij me plagë nga aksidenti.
Në postimin e tij, ai ndau edhe një zemër të thyer që tregon se nuk e kaloi lehtë këtë aksident.
Së fundi shpesh janë shpërndarë informacione të rreme në lidhje me aksidente të fytyrave publike.
Por, rasti në fjalë është raportuar në Instagram nga vetë Visar Dermaku, i njohur si Gani Gërmia./Kosovarja/
Shiko fotot:
-
Lajme4 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle4 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme7 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme4 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme4 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme4 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
-
Lajme2 months ago
“Rexhep Asani zv/drejtor në ELEM”, Bilall Kasami tregon emrat e personave që Lëvizja Besa do të emërojë nëpër drejtori