Lajme
Lirohen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,23 % në raport me vendimin e datës 9.5.2024.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ektra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 0,50 den/l.
Nga data 14.5.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,602 den/kg dhe do të jetë 44,007 den/kg.
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 84,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 86,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 74,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 73,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shitet për 44,007 (denarë/kilogram).
Lajme
Tetovë: Dy shoferë kapen duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, arrestohen
Më 07.12.2025 në orën 02:00, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë, në rrugën rajonale Tetovë – f. Jazhincë, në f. Leshkë, e kanë privuar nga liria personin D.T. (54) nga f. Rataj. Gjatë kontrollit në komunikacionin rrugor, punonjësit e policisë kanë ndaluar automjetin e tipit “Fiat Punto”, të cilin e drejtonte D.T., dhe pas masave të marra është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht i janë matur 1.96 promilë alkool në gjak.
Gjithashtu, në orën 02:40, në rrugën rajonale Tetovë – f. Vollkovi, në f. Brvenicë, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë e kanë privuar nga liria personin N.S. (40) nga f. Brvenicë. Gjatë kontrollit në komunikacionin rrugor, punonjësit e policisë kanë ndaluar automjetin e tipit “Mercedes”, të cilin e drejtonte N.S., dhe pas masave të marra është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht i janë matur 1.63 promilë alkool në gjak.
Ata janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasteve do t’u hartohen parashtresa përkatëse sipas nenit 297-a “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.
Lajme
Gashi dhe Al-Ghanim diskutojnë bashkëpunimin politik, ekonomik dhe parlamentar
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ka njoftuar se në kuadër të Doha Forum 2025 ka zhvilluar një takim me Hasan bin Abdullah Al-Ghanim, Kryetar i Këshillit të Shuratit të Katarit.
“Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe parlamentar.
Theksova rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe gatishmërinë tonë për intensifikimin e dialogut në të gjitha nivelet. Shpreha vlerësimin tim për rolin konstruktiv dhe paqeruajtës të Katarit në çështjet rajonale dhe globale, ndërsa nënvizuam angazhimin e përbashkët për një partneritet edhe më dinamik në të ardhmen, përfshirë edhe në platformat multilateral”, ka deklaruar Gashi.
Lajme
Shtatë të vdekur dhe 11 të plagosur në përplasjen tragjike mes autobusit dhe kamionit në Turqi
Shtatë persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën këtë të shtunë në një aksident të rëndë rrugor në Turqinë jugore, pasi një autobus ndërurban u përplas me pjesën e pasme të një kamioni të ndalur në autostradën që lidh qytetet Adana dhe Gaziantep. Sipas autoriteteve, kamioni ishte ndalur për shkak të një gome të shfryrë, në momentin kur autobusi u përplas me rimorkion e tij rreth 90 kilometrave në perëndim të Gaziantepit.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesën e përparme të autobusit të dëmtuar rëndë, ndërsa të gjitha viktimat dhe të plagosurit ishin pasagjerë të tij. Autoritetet po vijojnë identifikimin e tyre dhe punën hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.
Shoferi i kamionit, i cili mbijetoi, është marrë në paraburgim. Ndërkohë, policia ka mbyllur përkohësisht segmentin rrugor për të kryer veprimet hetimore dhe për të garantuar sigurinë e trafikut.
-
Lajme2 weeks agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 days agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
