Lajme
Zejd Rexhepi: KSHZ, VMRO, LSDM dhe VLEN po tentojnë t’i marrin Frontit dy deputetë, me qëllim të mos jetë forca e dytë në shtet
Zejd Rexhepi nga “Fronti Evropian” tha se sot KSHZ po tenton që të bëj inxhiniering së bashku me partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM si dhe me VLEN-in, duke tentuar qe atyre t’ua merr dy deputetë.
Rexhepi tha se këtë deputetë janë marrë në mënyrë legjitime në zgjedhjet e 8 majit.
“Konstatojmë se fillimisht partitë maqedonase në koordinim me VLEN-in, tentojnë me çdo çmim që të marrin nga Fronti dy deputetë, me qëllim që Fronti të mos jetë fuqia e dytë në shtet, e cila është realitet bazuar në fuqinë e fituar më 8 maj”, tha Zejd Rexhepi, raporton SHENJA.
Zejd Rexhepi, tha se nuk ka patur vërejtje as nga komisionarët as nga partitë, për të prishur vendvotimet.
Ai tha se nuk e kupton pozitën e VLEN-it në këtë rast.
“Janë diku 27 vendvotime në njësinë zgjedhore 5 dhe 6. Janë vendvotime aty ku partitë politike që ankimojnë janë në epërsi”, u shpreh Zejd Rexhepi.
Rexhepi tha se ata do t’i përdorin të gjitha mekanizmat për ta penguar një gjë të tillë.
Lajme
“Rrëshqiti në tualet”, vdes aksidentalisht vogëlushi kosovar! (FOTO)
Një vogëlush nga Malisheva ndërroi jetë aksidentalisht mëngjesin e sotëm.
Bëhet fjalë për rrëshqitje aksidentale në tualet, mëson Indeksonline.
12-vjeçari nga Tërpeza e Poshtme, Bleart Krasniqi, pritet të varroset sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit.
Lajme
LSDM: Toshkovski dhe MPB më në fund pranuan fajësinë e Naim Ramukës
Toshkovski dhe MPB-ja, nën presionin e LSDM-së, më në fund pranuan fajsin e Naim Ramukës dhe e larguan nga detyra. Autoritetet nuk arritën ta shpëtonin, megjithëse u përpoqën të mbulonin skandale të shumta dhe t’i siguronin mbrojtje Ramukës. Një sërë skandalesh kanë ndodhur në kufirin me Kosovën, për të cilat LSDM-ja ka alarmuar çdo ditë. Me urdhwr të Ramukës, është kaluar lirshëm, pa kontroll dhe regjistrim, Kjo ka ndohw edhe me dasmorwt e Gashit, por edhe me arratisjen e Ramadanit, thonë nga LSDM.
“Me shkarkimin, MPB-ja dhe Toshkovski edhe një herë konfirmuan të gjitha informacionet e publikuara nga LSDM-ja si absolutisht të sakta. Edhe pse Mickoski e mohoi dhe Toshkovski heshti. Por shkarkimi i Ramukës është vetëm një hap, ai duhet të mbajë edhe përgjegjësi penale. Presim që Prokuroria të veprojë për këtë rast dhe të gjithë të përfshirët në skandalet në kufirin verior të mbajnë përgjegjësi ligjore”, thonw nga LSDM.
Lajme
Gani Gërmia rrokulliset me veturë, publikohen pamjet, kjo është gjendja e tij (FOTO)
Gani Gërmia mëngjesin e sotëm ka tronditur ndjekësit e tij, me disa pamje të rënda.
Ai publikoi një veturë të rrokullisur dhe më pas fytyrën e tij me plagë nga aksidenti.
Në postimin e tij, ai ndau edhe një zemër të thyer që tregon se nuk e kaloi lehtë këtë aksident.
Së fundi shpesh janë shpërndarë informacione të rreme në lidhje me aksidente të fytyrave publike.
Por, rasti në fjalë është raportuar në Instagram nga vetë Visar Dermaku, i njohur si Gani Gërmia./Kosovarja/
Shiko fotot:
-
Lajme4 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle4 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme7 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme4 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme4 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme4 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
-
Lajme2 months ago
“Rexhep Asani zv/drejtor në ELEM”, Bilall Kasami tregon emrat e personave që Lëvizja Besa do të emërojë nëpër drejtori