Lajme
Vuçiq i zhgënjyer nga vota “Pro” e Maqedonisë për gjenocidin serb në Srebrenicë
Presidenti i Sеrbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se është ndjerë i prekur nga votа PRO e Maqedonisë së Veriut për rezolutën për Srebrenicën në Ansamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kreu i shteit serb tha se ka investuar shumë në raportet me Maqedoninë e Veriut. Vuçiq shtoi se për dallim nga votimi i Malit të Zi, më rëndë është goditur nga qëndrimi i Shkupit, pa dallim historive për qeverinë paraprake.
ALEKSANDAR VUÇIQ, PRESIDENT I SERBISË
“Sjellja e Maqedonisë së Veriut nuk është fer sepse më duket se më së shumti kam investuar në raportet me vëllezërit maqedonas dhe ata çdo herë do të jenë vëllezërit tanë. U tregua se Greqia ka më shumë kurriz se Maqedonia e Veriut dhe ajo është ashtu, e duam apo nuk e duam ne atë”.
Votimin e Malit të Zi, Vuçiq tha se e ka pritur ku potencoi se, Mali i Zi asnjëherë nuk do të sjellë rezolutë për kampin e përqendrimit në Jasenovac, pasi përfaqësuesit e serbëve në atë vend paralajmëruan se do të propozojnë miratimin e një dokumenti të tillë në Kuvendin e Malit të Zi.
Më 23 qershor, Ansambleja e Përgjithshme e OKB-së, miratoi rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, ku forcat sërbe vranë më shumë se 8.000 muslimanë. Rezoluta kaloi me 84 vota për, ndërsa kundër ishin 19. Pas votimit, Vuciq tha se rezoluta nuk do të kontribuojë në forcimin e besimit, por do të hapë plagë të vjetra dhe do të sjellë ndarje të reja në rajon dhe në Kombet e Bashkuara. /SHENJA/
Lajme
Rruga Tetovë-Prizren, Qamili: Po depërtojmë një arterie me interes të veçantë kombëtar dhe ekonomik
Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka njoftuar se kanë nisur punimet për hapjen e trasesë së rrugës Tetovë–Prizren, në segmentin që do të lidhet me Qarkoren e Shipkovicës.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Qamili e cilësoi projektin si një arterie me rëndësi të veçantë kombëtare dhe ekonomike, duke theksuar se puna në terren tashmë ka filluar.
“Lajmet e mira nuk kanë fund! Filluan punimet për hapjen e trasesë të korridorit Tetovë–Prizren, pjesa që do të lidhet me Qarkoren e Shipkovicës. Depërtojmë një arterie me interes të veçantë kombëtar dhe ekonomik. Punë dhe përkushtim”, ka shkruar Qamili.
Krahas këtij njoftimi, ai ka publikuar edhe një video nga terreni, ku shihen makineritë duke zhvilluar punimet për hapjen e trasesë së rrugës që synon të përmirësojë lidhjen ndërmjet Tetovës dhe Prizrenit.
Lajme
VLEN: BDI protestoi për privilegjet e humbura, jo për Tetovën
Protesta e dytë e BDI-së për emrat e rrugëve dhe shesheve në Tetovë nuk ishte protestë e qytetarëve, por një manifestim i frikës së një partie që po e sheh se po i mbaron koha politike.
Për më shumë se dy dekada, BDI kishte në dorë pushtetin lokal dhe qendror. Sot në vend që të kërkojë falje për premtimet e pambajtura dhe problemet që i la pas, del në rrugë duke u përpjekur të paraqitet si viktimë.
Qytetarët nuk harrojnë se kush qeverisi me Tetovën për vite me radhë.
Pretendimet për kinse pengimin e protestës janë edhe një përpjekje për të mbuluar realitetin; BDI nuk arrin më të mobilizojë qytetarët si dikur dhe kërkon alibi për dështimin e saj politik.
BDI duhet ta kuptojë se Tetova nuk është pronë e askujt. Koha kur kjo parti besonte se mund të fliste në emër të të gjithë shqiptarëve ka përfunduar. Qytetarët kanë zgjedhur ndryshimin dhe nuk do të kthehen pas.
Sa më shumë që BDI organizon protesta për të shpëtuar veten, aq më shumë dëshmon se nuk ka më as vizion, as besueshmëri dhe as përgjigje për dështimet e saj.
VLEN mbetet e përkushtuar që çështja e emrave të rrugëve në Tetovë të zgjidhet në mënyrë ligjore, institucionale dhe në interes të qytetarëve.
Koha e manipulimeve ka përfunduar. Tetova meriton punë, përgjegjësi dhe rezultate, jo panik politik.
Lajme
Zhdukja biznesmenes kineze në Greqi, hetohen investimet në Bogovë dhe transaksionet e dyshimta
Zhdukja e 50-vjeçares kineze Yu Ting vijon të mbetet pa përgjigje, ndërsa autoritetet greke po zgjerojnë hetimet në disa drejtime. Në qendër të verifikimeve kanë hyrë edhe aktivitetet dhe planet e saj në Shqipëri, ku ishte pajisur me leje qëndrimi dhe po shqyrtonte mundësi investimi.
Sipas mediave greke, Yu Ting u largua nga banesa e saj në Artemidë më 20 maj, rreth orës 10:05, me destinacion qendrën e Athinës. Familjarët kanë deklaruar se ajo do të mblidhte pagesat e qirave nga disa apartamente të dhëna me qira për shtetas kinezë. Pas zbritjes nga autobusi, gjurmët e saj humbën dhe çdo komunikim u ndërpre.
Bashkëshorti i 50-vjeçares, Vasilis Karavasilis, ka përjashtuar mundësinë e një largimi vullnetar. Ai dyshon se gruaja mund të jetë rrëmbyer ose vrarë, por deri tani hetuesit nuk kanë publikuar prova që të mbështesin një skenar të caktuar.
Gjatë verifikimeve ka rezultuar se Yu Ting kishte marrë më 17 janar 2026 një leje qëndrimi njëvjeçare nga strukturat e Kufirit dhe Migracionit në Vlorë.
Dokumenti lidhej me interesin e saj për të zhvilluar investime në Shqipëri.
Një nga projektet që ajo po shqyrtonte ishte ndërtimi i një impianti për prodhimin dhe ambalazhimin e ujit në zonën e Bogovës. Sipas dëshmive, biznesmenia kishte vizituar dy herë një burim uji dhe ishte prezantuar si përfaqësuese e një grupi investitorësh kinezë.
Një agjente shqiptare e pasurive të paluajtshme, e cila kishte bashkëpunuar me të, ka deklaruar se interesi për projektin ishte real, por investimi nuk u finalizua.
Lidhjet me Shqipërinë dolën sërish në pah përmes një takimi të zhvilluar vetëm katër ditë përpara zhdukjes. Sipas raportimeve, në takim ishin të pranishëm Yu Ting, agjentja shqiptare, një shtetas kinez, një prift dhe një ish-oficer policie.
Prifti ka deklaruar se biseda ishte përqendruar te investimet dhe pasuritë e paluajtshme. Sipas tij, Yu Ting ishte prezantuar si përfaqësuese e investitorëve kinezë me interes për blerjen e tokave, hoteleve dhe pronave të tjera në Greqi.
Agjentja shqiptare ka konfirmuar se bashkëpunonte me 50-vjeçaren që prej vitit 2022. Gjatë kësaj periudhe, sipas saj, investitorëve kinezë u ishin paraqitur më shumë se 20 prona, por asnjë negociatë nuk ishte mbyllur me marrëveshje konkrete.
Edhe motra e Yu Ting ka dëshmuar se ajo planifikonte të udhëtonte drejt Shqipërisë për të parë parcela toke dhe se e kishte informuar për lejen njëvjeçare të qëndrimit.
Paralelisht, policia greke po heton edhe një konflikt të mundshëm financiar në Athinë. Yu Ting dyshohet se ishte përfshirë në bisedime për blerjen e një pike karburanti. Një tjetër shtetase kineze pretendon se kishte investuar 100 mijë euro, por marrëveshja nuk u realizua.
Autoritetet greke nuk kanë përjashtuar asnjë pistë. Ende nuk dihet nëse zhdukja lidhet me aktivitetet e saj të biznesit, me konfliktet financiare apo me rrethana të tjera.
Rasti mbetet i hapur, ndërsa lidhjet e Yu Ting me Shqipërinë janë kthyer në një nga elementet kryesore të hetimit.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
