Lajme
Erdogan: Bota po shikon në transmetim të drejtpërdrejtë barbarinë e vampirit të quajtur Netanyahu
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Bota po shikon barbarinë e një të sëmuri, një maniaku, një psikopati dhe vampirit që ushqehet me gjak të quajtur Netanyahu dhe po e shikon atë në transmetim të drejtpërdrejtë”, raporton Anadolu.
Në fjalën e tij në Mbledhjen e Grupit Parlamentar të AK Partisë, Erdoğan kujtoi se sot është 571-vjetori i Çlirimit të Istanbulit, hallka e artë e zinxhirit të çlirimeve që nisi në vitin 1071.
Erdoğan tha se kujton edhe një herë me mirënjohje Fatih Sulltan Mehmetin dhe ushtrinë e tij, i cili i dhuroi kombit Istanbulin në moshën 21-vjeçare me gjenialitetin e tij ushtarak dhe politik, inxhinierinë e klasit të parë, personalitetin monumental, dijen dhe guximin.
Pasi rikujtoi se Sulltan Mehmeti 571 vjet më parë kur ishte vetëm 21-vjeç, duke çliruar Istanbulin mbylli një epokë dhe hapi dyert për një epokë të re, Erdoğan shtoi se Istanbuli që nga ajo kohë ka qenë qendra e fuqisë së botës turke dhe islame, qendra administrative, qendra e shkencës dhe e artit.
“Keni dhënë mbështetje hapurazi për Izraelin”
“Gjenocidi i kryer nga Izraeli në Gaza ka hyrë në një fazë shumë më të përgjakshme me sulmet në rajonin Rafah ku janë strehuar miliona civilë”, tha Erdoğan i cili shtoi se një ditë më parë të paktën 45 palestinezë të pafajshëm u martirizuan në sulmin e kryer ndaj tendave ku civilët po luftojnë për mbijetesë në të ashtuquajturat zona të sigurta.
Duke u shprehur se zemra, shpirti nuk duron dot t’i shikojë pamjet, Erdoğan tha se një baba i dëshpëruar e tregon foshnjën e tij vetëm disa muajshe me kokën e prerë dhe se këtë ai ia tregon ndërgjegjes së botës dhe njerëzimit, nëse ajo ka dhe nëse i ka mbetur sadopak.
“Çfarë kërkuat nga 15 mijë fëmijë të pafajshëm? A nuk ka mbetur asnjë gjurmë humaniteti tek ju? Nuk keni ndërgjegje? Nuk keni aspak mëshirë? A nuk keni vlerë, nuk keni kufij, nuk keni të ndalur? Kaq armiqësor jeni ndaj njerëzimit? A nuk ju ka mbetur as edhe një pikë dhembshurie në zemrën tuaj? Asnjë fe në tokë nuk mund ta legjitimojë këtë brutalitet. Asnjë besim, asnjë ideologji, sado e çoroditur të jetë, nuk mund të justifikojë prerjen e kokës së një foshnjeje të pafajshme apo djegien e civilëve të pafajshëm për vdekje në tendat e tyre. Bota po shikon barbarinë e një të sëmuri, një maniaku, një psikopati dhe vampirit që ushqehet me gjak të quajtur Netanyahu dhe po e shikon atë në transmetim të drejtpërdrejtë”, tha Erdoğan duke shtuar:
“Shteti amerikan; ky gjak është edhe në duart tuaja. Ju jeni përgjegjës për këtë gjenocid aq sa Izraeli. Krerë shtetesh dhe të qeverive evropiane; Ju gjithashtu jeni bërë palë në këtë gjenocid, barbarizëm dhe vampirizëm të Izraelit. Sepse keni heshtur. Ata goditën spitalet, shkollat, xhamitë dhe ju heshtët. Ata goditën autokolonën e ndihmave, ju heshtët. Ata qëlluan gazetarë, mjekë, punonjës të ndihmës, ju heshtët. Në kopshtet e spitaleve u gjetën varre masive, nuk reaguat. Ju e mbështetët hapur Izraelin duke thënë ‘Hamasi’”.
“Në Gaza nuk ka vdekur vetëm njerëzia, por edhe OKB-ja bashkë me shpirtin (frymën) e saj”
Duke thënë se në Gaza nuk kanë vdekur vetëm fëmijët e pafajshëm të njerëzimit, se nuk është përjetuar vetëm gjenocid, Erdoğan tha se teksa në Gaza vdes njerëzimi, edhe në Evropë ka vdekur demokracia, të drejtat e njeriut, liria e shprehjes, liria e shtypit, të drejtat e grave dhe të fëmijëve.
Duke kërkuar që asnjë evropian të mos dalë më tani e tutje dhe të flasë për demokracinë, të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit me arrogancë duke tundur gishtin me një gjuhë superiore, Erdoğan tha se Izraeli po vret njerëzimin në Gaza, ndërsa Evropa ka vrarë vlerat e veta, po shkel të gjitha vlerat që bëjnë ekzistenciale.
Erdoğan rikujtoi se në çdo platformë ndërkombëtare, në foltoren në OKB prej vitesh kanë ngritur zërin “Bota është më e madhe se pesë”.
“Çfarë dobie ke nëse nuk mund të ndalësh një gjenocid të cilin po e sheh e gjithë njerëzit në transmetim të drejtpërdrejtë, në shekullin 21? Nëse e ardhmja e botës u lihet tekave të pesë vendeve, pse ka nevojë për ato ndërtesa të mëdha, duke shpenzuar kaq shumë, duke punësuar kaq shumë njerëz? OKB-ja jo që nuk mundi të ndalë gjenocidin, por nuk arriti të mbrojë as punonjësit e saj të ndihmës. Në Gaza nuk ka vdekur vetëm njerëzia, por edhe OKB-ja bashkë me frymën e saj”, tha ai.
Presidenti Erdoğan më tej vazhdoi duke thënë: “Nga këtu, kam dy fjalë edhe për botën islame: Çfarë prisni për të marrë një vendim të përbashkët? Çfarë duhet të ndodhë më shumë për të reaguar? Qentë po hanë trupat e dëshmorëve në rrugët e Gazës. Terroristët izraelitë hyjnë në shtëpitë e muslimanëve dhe ndajnë foto nga dhomat e tyre të gjumit. Fëmijët muslimanë po masakrohen në spitale. Foshnjave po u priten kokat. Njerëzit po digjen në tenda. Kur do t’i shihni këto? Kur do të reagoni? Kur do të mblidheni dhe do të merrni një qëndrim të vendosur? Kur Organizata e Bashkëpunimit Islam do të ndjekë një politikë efektive, parandaluese kundër këtyre mizorive? Kur bota islame do të mbrojë të drejtat, ligjet dhe jetët e vëllezërve të saj palestinezë? Betohem se Allahu do t’ju kërkojë llogari për këtë, të gjithëve neve”.
“Allahu do të kërkojë llogari ndaj atyre që injorojnë, bëjnë sikur nuk dëgjojnë, qëndrojnë të heshtur dhe nuk reagojnë, ndërsa një grusht terroristësh kryejnë gjenocid ndaj muslimanëve në qendër të gjeografisë dhe zemrës islame. Të gjithë që jetojnë në këtë gjeografi duhet ta dinë dhe ta kuptojnë shumë mirë se: Derisa Izraeli të vendoset nën kontrollin e ligjit ndërkombëtar, deri kur ai ta shohë veten të detyruar nga ligji ndërkombëtar, askush, asnjë vend, asnjë shtet përfshirë Türkiyen nuk është i sigurt. A mendoni se ky barbarizëm është i kufizuar me Gazën? Kurrë dhe kurrë, ata nuk do të ngopen me pirjen e gjakut. Nuk do të ndalen kurrën e kurrës, për sa kohë që do të ketë nga ata që i përkëdhelin shpinën”, tha presidenti turk.
Erdoğan thotë se një Izrael që nuk njeh ligjin dhe rendin është kërcënim jo vetëm për Palestinën, jo vetëm për Gazën, por edhe për mbarë njerëzimin dhe paqen botërore. “Hitleri, gjurmët e të cilit ndiqen sot nga Netanyahu, edhe pse vonë u ndalua me aleancën e Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik. Tashmë ky gjenocid, brutalitet dhe barbarizëm duhet të ndalet menjëherë me aleancën e njerëzimit, para se të jetë tepër vonë dhe para se Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës të dalin plotësisht jashtë kontrollit”, tha ai.
Pasi përgëzoi të gjitha vendet mike që njohin Palestinën si shtet dhe shfaqin qëndrim humanitar dhe të guximshëm, Erdoğan tha: “Deri më tani 147 vende e kanë njohur Palestinën si shtet. Kjo do të thotë, më shumë se tre të katërtat e 193 vendeve anëtare të OKB-së e kanë njohur Palestinën si shtet. Vendimi i përbashkët i 147 vendeve nuk mund t’i lihet tekave të Këshillit të Sigurimit, i cili përbëhet nga 5 anëtarë. Ftojmë të gjitha vendet mike dhe vëllazërore të kundërshtojnë këtë padrejtësi. E përsëris se bota është më e madhe se 5. 147 është më e madhe se pesë. Ndërgjegjja e njerëzimit të përbashkët është më e madhe se 5”.
Lajme
Burri dhe gruaja dogjën vilën duke përgaditur hajvarin
Burri dhe gruaja shkaktuan zjarr në fshatin Gorno Sonje ndërsa po bënin ajvar, pasi hirit nga soba me thëngjill e derdhën pranë shtëpisë. Policia intervenoi dhe zjarri u shua pa të lënduar.
Sipas informacioneve të MPB-së, dje rreth orës 19:50 në polici u raportua se në fshatin Gorno Sonje, pranë Shkupit, kishte filluar zjarr, ku ishte djegur një vilë dhe bari.
“Policët e SPB Shkup dolën në vendngjarje dhe biseduan me D.M. (74), pronarin e vilës, i cili shpjegoi se me bashkëshorten po bënin dimërishte dhe pranë shtëpisë kishin derdhur hirin nga soba, në të cilën ka të ngjarë të kishte thëngjill, dhe ishin larguar, pas së cilës kishte filluar zjarri», thonë nga MBP-ja.
Nuk pati të lënduar, ndërsa ekipi i Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri Shkup e shoi zjarrrin.
Lajme
VLEN merr dy poste të tjera të zëvendësministrave: Priten rokada në eshallonin e dytë qeveritar
Koalicioni VLEN pritet të marrë pozicionet e zëvendësministrave në dikasteret e Shëndetësisë dhe të Politikës Sociale, pas bisedimeve dhe marrëveshjes së arritur me kryeministrin Hristijan Mickoski.
Burime nga koalicioni konfirmojnë se propozimet konkrete me emrat e kandidatëve i janë dorëzuar tashmë kryeministrit për konfirmim përfundimtar, përcjell INA.
Ndryshimet në eshallonin e dytë vijnë si rrjedhojë e riorganizimit të kabinetit qeveritar në korrik, gjatë të cilit VLEN mbeti pa drejtimin e këtyre dy ministrive. Argumenti kryesor i koalicionit është ruajtja e balancit politik brenda partnerëve të pushtetit.
Për të marrë këto dy poste pa ndryshuar peshën e përgjithshme në qeveri, VLEN do të duhet të heqë dorë nga dy pozita të tjera zëvendësministrash.
Është pothuajse e sigurt se koalicioni do të lirojë postin e zëvendësministrit në Bujqësi (ku ministri është nga lëvizja ZNAM), vend i cili pritet t’i kalojë VMRO-DPMNE-së.
Po ashtu do lirohet edhe posti i zëvendësministrit të Kulturës, që pritet t’i takojë VMRO-DPMNE-së ose lëvizjes ZNAM, pasi ministri aktual i Kulturës është nga radhët e VLEN-it.
Kjo parti gjithashtu pret të marrë edhe një tjetër post zëvendësministri, përveç atyre që ka në Energjetikë dhe Transformim Digjital.
Kryeministri Mickoski ka paralajmëruar se kompletimi dhe rokadat në eshallonin e dytë qeveritar do të përmbyllen brenda gjysmës së dytë të tetorit.(INA)
Lajme
Qytetarët ofrojnë garancion për Artan Grubin!
Vazhdon seria e deklaratave publike në mbështetje të Artan Grubit. Pas reagimeve të Asllan Kokës dhe Uka Shaqirit, edhe Blero Arifi nga Velesi ka bërë të ditur se është i gatshëm të vendosë në dispozicion të gjithë pasurinë e tij si garanci për lirimin e Grubit informon Tetovasot.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arifi ka shkruar se, me mirëkuptimin e familjes, është i gatshëm të vendosë në garanci edhe pasurinë e saj.
“Edhe unë jam gati të vë në garanci gjithçka që kam — pasurinë time dhe, me mirëkuptimin e familjes, edhe pasurinë e saj për lirimin e Artan Grubit,” ka shkruar Blero Arifi.
Ai ka sqaruar se këtë qëndrim e merr për shkak të bindjes së tij personale.
“E bëj këtë sepse besoj në pafajësinë e tij dhe besoj se ndaj tij po zhvillohet një përndjekje politike,” është shprehur Arifi.
Në fund të postimit, ai shton se bindjet duhet të mbështeten me veprime.
“Kur beson te drejtësia, nuk mjafton vetëm të flasësh. Duhet të jesh i gatshëm të qëndrosh pas bindjes tënde edhe kur kjo të kushton,” ka përfunduar ai.
Deklarata e Blero Arifit vjen pas disa reagimeve të ngjashme të mbështetësve të Artan Grubit, të cilët ditët e fundit kanë shprehur publikisht gatishmërinë për të ofruar pasurinë e tyre si garanci.
Ndërsa, tetovari Asllan Koka ka bërë një deklaratë publike, duke shprehur gatishmërinë që pasurinë e tij të paluajtshme ta vendosë si garanci pasurore për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koka ka shkruar se është i gatshëm ta japë shtëpinë e tij si garanci me qëllim që Grubit t’i kthehet pasaporta.
“Edhe pasuria e paluajtshme e ime është në dispozicion të Artan Grubit për t’u vendosur si garanci pasurore, me qëllim që t’i kthehet pasaporta,” ka shkruar Asllan Koka.(INA)
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
