Connect with us

Lajme

Ahmeti: Nuk jemi të lidhur për pushtetin, për ne me rëndësi është legjitimiteti

Kryetari i BDI -së Ali Ahmeti edhe njëherë porositi që ata janë fitues të zgjedhjeve dhe kanë legjitimitet. Ai thotë se për ta nuk është me rëndësi pushteti, por me rëndësi janë proceset  e zgjidhjes së probemeve dhe ndryshimi i Kushtetutës.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

“Ne pa dashur që të bëjë arsyetime, nuk jemi të lidhur për pushtetin, për ne me rëndësi është legjitimiteti sepse në një moment kur VMRO-DPMNE kërkoi që të bëhet pjesë e procesit për zgjedhje të problemeve dhe ndryshim të Kushtetutës kushtëzoi shumicën e atëhershme parlamentare që BDI të braktis ekzekutivin. Akoma pa u mbyllur konferenca për media z.Hristijan MIckoskit përgjigja ishte flakë për flakë, aty për aty, në momentin që ju votoni ndryshimin e Kushtetutës ne paraqesim dorëheqje kolektive. Me rëndësi për ne është ndryshimi i Kushtutës”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Inteligjenca Artificiale na bashkon me Austrinë, Festim Halili këtë semestër do të ligjërojë në Graz University of Technology

Profesori universitar në Universitetin i Tetovës, Festim Halili do të mbajë edhe këtë semestër një cikël ligjëratash në fushën e Inteligjencës Artificiale në Graz University of Technology.

Halili bëri të ditur se angazhimi i tij akademik në Austri përfaqëson jo vetëm një kontribut personal, por edhe një hap konkret drejt forcimit të bashkëpunimit ndëruniversitar dhe ndërkombëtar.

Në kuadër të kësaj vizite, janë siguruar bursa për katër studentë të informatikës – Genti, Eldari, Endriti dhe Artoni – të cilët do të ndjekin ligjëratat dhe do të përfshihen në aktivitete kërkimore në të njëjtin universitet.

Sipas Halilit, përvoja të tilla janë kyçe për zhvillimin profesional të studentëve dhe për afrimin e tyre me standardet dhe praktikat e avancuara akademike ndërkombëtare.

Ai theksoi se iniciativa të tilla janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të krijuar mundësi konkrete për gjeneratat e reja dhe për të avancuar lidhjet akademike mes Maqedonisë së Veriut dhe institucioneve evropiane.

Continue Reading

Lajme

Skandal në Shkup: Nëna e rreh mësuesen gjatë mbledhjes prindërore

Më datë 15.04.2026, rreth orës 22:10, në SPB Shkup, personi me iniciale K.K.L. nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 17:00 është sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës.
​Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur në një klasë të një shkolle fillore në zonën e komunës së Aerodromit, derisa denoncuesja së bashku me një koleg tjetër po mbanin mbledhje me prindër. Sulmi fizik ndaj mësueses është kryer nga M.M.G. nga Shkupi, e cila është prind (nëna) e një nxënësi të asaj shkolle. Policia po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Lajme

Zgjatet gjendja e krizës për furnizimin me naftë

Kvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar zgjatjen e gjendjes së krizës për furnizimin me naftë dhe derivate, e cila do të zgjasë deri më 20 korrik 2026 dhe hyn në fuqi nga 21 prilli, pas publikimit në “Gazetën Zyrtare”, përcjell TV21.

Vendimi vjen si pasojë e situatës së rënduar ndërkombëtare të sigurisë dhe energjisë, sidomos pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe ndërprerjeve serioze në transportin e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë.

Sipas autoriteteve, sulmet dhe bllokimet e fundit kanë ulur ndjeshëm rrjedhën e naftës, duke rritur rrezikun për mungesa dhe çmime më të larta në tregun global, me ndikim të drejtpërdrejtë edhe në vend. Deri më tani, Qeveria ka ndërmarrë masa për të zbutur pasojat, përfshirë uljen e TVSH-së për energjentët dhe reduktimin e akcizave për karburantet, me qëllim mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe sigurimin e furnizimit stabil.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme24 minutes ago

Inteligjenca Artificiale na bashkon me Austrinë, Festim Halili këtë semestër do të ligjërojë në Graz University of Technology

Profesori universitar në Universitetin i Tetovës, Festim Halili do të mbajë edhe këtë semestër një cikël ligjëratash në fushën e...

Lajme6 hours ago

Skandal në Shkup: Nëna e rreh mësuesen gjatë mbledhjes prindërore

Më datë 15.04.2026, rreth orës 22:10, në SPB Shkup, personi me iniciale K.K.L. nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës...

Lajme6 hours ago

Zgjatet gjendja e krizës për furnizimin me naftë

Kvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar zgjatjen e gjendjes së krizës për furnizimin me naftë dhe derivate, e cila...

Lajme6 hours ago

Çairi përgjigjet për Haqim Ramadanin: Çdo angazhim është ligjor dhe i lidhur me punë konkrete

Nga komuna e Çairit kanë dalë me sqarim rreth punësimit të ish-kandidatit për kryetar të komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani,...

Lajme6 hours ago

Parandalohet hyrja e vezëve të pasigurta nga Serbia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kreu 1.221 inspektime të jashtëzakonshme përpara festave të Pashkëve, duke vendosur gjoba në shumën...

Lajme6 hours ago

BDI: 1,000 euro në muaj për aktivist nga jashtë Çairit, ndërsa edukatoret pa 100 euro për gjashtë muaj

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair ka reaguar ashpër ndaj, siç thotë, keqpërdorimit të buxhetit komunal nga ana...

Lajme6 hours ago

Kasami “me asfalt në dorë”: Promovon 4 rrugë të reja

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për përfundimin dhe promovimin e katër rrugëve në lagjen Drenovec. Sipas...

Lajme6 hours ago

Kush është Feridja nga Shkupi? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila ka përfituar ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur sërish opinionin publik pasi...

Lajme1 day ago

Bilall Kasami shpërblen nxënësit e dalluar në CodingOlympiad 2026

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vlerësuar lart suksesin e nxënësve të dalluar që përfaqësuan qytetin në garën...

Lajme1 day ago

A PO KTHEHET “NIPI” TE “DAJA”?! Ahmeti dhe Limani përsëri bashkë në Tiranë

Rishfaqjet e njëpasnjëshme të ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani, përkrah liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, po lexohen...

Trending