Lajme
Nga e marta përsëri mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima
Nën ndikimin e masës ajrore të lagështisë dhe paqëndrueshmërisë gjatë natës drejt së martës dhe të martën në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të stuhisë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme dhe breshër, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Pastaj të mërkurën dhe të enjten do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët me shi të kohëpaskohshëm të rrëmbyeshëm dhe bubullima dhe do të fryjë erë mesatare veriore.
Në Shkup, gjatë natës drejt të martës dhe të martën moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa në disa pjesë të luginave do të ketë paraqitje të stuhisë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, bubullima, erë të fuqishme dhe paraqitje lokale të breshrit. Shi të rrëmbyeshëm me bubullima do të ketë edhe të mërkurën dhe të enjten.
Nga DPHM rekomamandojnë në rast të paraqitjes së shkarkimeve elektrike kujdes më i madh, të mos qëndrohet në vende të hapura dhe nën drunj.
Lajme
Ambasadorja amerikane në Dibër, shijon Liqenin dhe bukuritë e qytetit!
Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Nicole Varnes, dje pasdite qëndroi në Dibër, ku u takua me kryetarin e komunës, Fisnik Mela.
“Vizita u zhvillua në një atmosferë miqësore, ndërsa Warnes pati mundësinë të njihej nga afër me bukuritë natyrore, potencialin turistik dhe mikpritjen e Dibrës”, njoftuan nga Komuna.
Vizita nisi me kafe pranë Liqenit të Dibrës dhe vazhdoi me një shëtitje me varkë, duke i mundësuar të ftuarës së lartë të shijonte peizazhin dhe bukuritë e veçanta natyrore të liqenit.
Gjatë vizitës u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve të mira, si dhe promovimi i potencialeve turistike dhe natyrore të Komunës së Dibrës.
Ambasadorja u takua gjithashtu me përfaqësues të komunitetit të biznesit dibran në SHBA, të udhëhequr nga Ibrahim Kolyari, i cili ka kompani edhe në Dibër dhe njihet si filantrop.
Lajme
Plani famoz për ndarjen e Maqedonisë, Georgievski zbulon të vërtetën (VIDEO)
Lubço Georgievski, ish-kryeministri i periudhës së konfliktit të vitit 2001 ka ndarë për herë të parë detaje se a kishte plan atëkohë për ndarjen e Maqedonisë, që disa herë është përmendur nga kreu i BDI-së dhe ish-shefi politik i UÇK-së, Ali Ahmeti, përcjell INA.
Georgievski në një intervistë ditëve të fundit për TV24 theksoi se ka pasur plan famoz që i është prezantuar nga krerët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) dhe se ai më pas këtë e ka diskutuar me kreun shtetëror. Sipas tij, ideja apo plani i është bërë me dije edhe Arbën Xhaferit, atëkohë kryetar i PDSH-së dhe pjesë e Qeverisë, i cili më pas ka informuar siç nënkuptohet edhe UÇK-në.
Më poshtë vijon deklarata e plotë e ish-kryeministrit Lupço Georgievski:
“Planin famoz për herë të parë e kam dëgjuar nga akademikët Gjorgji Stradellov, Bllazhe Ristevski, Gjorgji Efremov që ishte kryetar. Megjithatë pavarësisht tyre, jemi ulur më pas ne si kreu shtetëror, unë, Stojan Andov dhe presidenti Boris Trajkovski, që njëlloj erdhëm deri tek njohuri të tilla se nëse nuk duan të jetojnë me ne, atëherë të ndahemi. Kemi folur për këtë ide. Boris Trajkovski i ka informuar ndërkombëtarët, por edhe mediat për idenë e tij. Logjika ishte shumë e thjeshtë se pse të luftojmë, të vritemi, nëse nuk duan të jetojmë bashkë, të ndahemi. Unë kam informuar atëkohë Arbën Xhaferin, dhe ai më tha se do të japësh kohë një javë, 10 ditë, dhe më pas më tha se nuk e përkrahin si propozim, nuk duan. Se kush nuk deshti nuk më ka thënë, a ishte nga ndërkombëtarët, apo nga ata, duke nënkuptuar UÇK-ja. Por, edhe pse ishin kundër planit, sipas komunikatave të tyre, shihej se ata luftonin për territor”. (INA)
Përgjigja e plotë nga minuta 1:51:02
Lajme
Në fund të muajit nis ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë
Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi aktivitet të intensifikuar ndërtimor, duke paralajmëruar ndërtimin e gjashtë segmenteve të autostradave në të gjithë vendin në periudhën e ardhshme
Drejt fundit të këtij muaji, ndoshta më 26 gusht, tregoi Mickoski, do të fillojë ndërtimi i segmentit të autostradës Bllacë – Shkup, për të cilin, tha ai, kanë përfunduar të gjitha procedurat formale.
“Më në fund, për këtë projekt dhjetëvjeçar që u paralajmërua, kemi një kontraktor, është një kompani vendase, kemi mbikëqyrje, janë plotësuar të gjitha kushtet për të filluar ndërtimin e kësaj autostrade. Në shtator pres që të fillojë edhe një segment autostrade, pra Bukojçan – Kërçovë, dhe me dinamikë të shtuar të përfundojë autostrada Kërçovë – Ohër. Pres që segmenti nga Izvor deri në Vrbjan të fillojë në gjysmën e dytë të tetorit, ndërsa i gjithë segmenti të jetë në tremujorin e parë të vitit 2027”, tha Mickoski pasi inspektoi aktivitetet ndërtimore të fazës së parë të ndërtimit të sistemit të kanalizimit në Idrizovë në komunën e Gazi Babës.
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
