Lajme
Skandal në fabrikën e Tesla në Gjermani, vidhen 65 mijë filxhanë kafeje
Kupat e kafesë ishin një nga shumë pikat e diskutueshme në rendin e ditës në një takim të fundit të stafit, kur punëtorët dhe menagjmenti u përballën me sindikatat IG Metal në gjigafabrikën e veturave Tesla në Gjermani.
Kur drejtori i fabrikës Tesla, Andre Thirig doli në podium afër fundit të një takimi të trazuar të stafit, ai nuk përmendi konfliktin midis këshillit të punës dhe sindikatës IG Metal që kishte dominuar diskutimin deri atëherë, shkruan dw.
“Unë do t’ju jap vetëm një numër”, pohoi Tirig në fabrikë, e cila punëson rreth 12 mijë njerëz në një kompleks të madh në juglindje të Berlinit.
“Ne kemi blerë 65 mijë filxhanë kafeje që kur kemi filluar prodhimin këtu. Gjashtëdhjetë e pesë mijë. Statistikisht, secili prej jush ka pesë filxhanë kafeje Ikea në shtëpi. Jam lodhur vërtet duke miratuar porosi për të blerë më shumë filxhanë kafeje”, tha drejtori duke qeshur ndërsa shtoi se në dhomat e pushimit nuk do të mbetet asnjë takëm nëse vjedhjet nuk do të ndalen.
Kujtojmë se ndërtimi i fabrikës shkaktoi pastrimin e qindra hektarëve pyll dhe shqetësime për ndotjen e ujërave nëntokësore.
Ndryshe, pronari i Tesla-s, Elon Musk, ka kërkuar që fabrikat në mbarë botën të shkurtojnë fuqinë punëtore me 10 për qind, duke rezultuar në largimin e shumë punëtorëve të përkohshëm dhe me kohë të pjesshme dhe duke vënë në pikëpyetje se sa ndikim pozitiv afatgjatë do të ketë fabrika te ekonomia gjermane.
Lajme
Shaqiri: Sistemin “Safe City” do ta kontestojmë në Gjykatën Kushtetuese
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri ka kundërshtuar zbatimin e sistemit “Safe City”, me ç’rast shoferët që bëjnë shkelje në komunikacion do të evidentohen përmes kamerave të sigurisë dhe do të gjobiten.
Shaqiri deklaroi se këtë vendim do ta kontestojnë në Gjykatën Kushtetuese, sepse i njejti diskriminon qytetarët e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës.
“Ky ligj do të zbatohet vetëm për qytetarët në tre komunat si Shkupi, Tetova dhe Kumanova. Po ju bëhet e padrejtë qytetarëve që janë në këto qytete. Do ta kontestojmë këtë ligj deri në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Shaqiri.
Lajme
Ademi: Kur thamë JO për “Safe City, Dafina trillon duke menduar se të gjithë janë VREDI
Shpifjet për “Safe City” janë përpjekje për të mbuluar boshtin VMRO-VREDI-Levica
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj, siç i cilëson ai, shpifjeve dhe trillimeve që u shfaqën në opinion publik pas qëndrimit të BDI-së kundër projektit “Safe City” në formën e propozuar nga pushteti.
Sipas Ademit, në momentin kur BDI tha “JO” për këtë projekt, u aktivizua “refleksi i njohur i pushtetit”, duke zëvendësuar argumentet me shpifje dhe përgjigjet me trillime. Ai akuzon përfaqësuesen e VMRO-DPMNE-së, Dafina, se doli publikisht duke fabrikuar pretendime për “takime” dhe “oferta”, duke e shndërruar, siç thotë ai, shtetin në teatër dhe Kuvendin në skenë improvizimesh politike.
“Kur mungojnë faktet, shpiken dialogë; kur s’ka përgjigje, prodhohet tym”, thekson Ademi, duke sqaruar se nuk ka pasur asnjë takim mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe përfaqësueses së VMRO-DPMNE-së, e aq më pak pazare për hyrje në Qeveri.
“Ta sqarojmë pa ekuivok: Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nuk ka pasur asnjë takim me të dhe nuk ka pasur kurrë pazare për hyrje në Qeveri. Kaq. Ne nuk jemi VREDI dhe ajo e di mirë këtë”, thekson Ademi.
Sipas tij, e gjithë zhurma mediatike ka një qëllim të qartë politik: të mbulojë realitetin që po konsolidohet në skenën politike, atë që ai e quan boshti VMRO-VREDI-Levica. Ademi vlerëson se po ndërtohet një alibi për të justifikuar një pushtet pa legjitimitet, i mbështetur nga, siç shprehet ai, servilizmi i atyre që qëndrojnë në pushtet me çdo kusht, edhe kur nuk përfaqësojnë askënd përveç interesave personale.
“Kur një koalicion nuk ka legjitimitet, i rritet propaganda. Kur mungon drejtësia, shtohet shpifja”, përfundon reagimin e tij sekretari i përgjithshëm i BDI-së.
Lajme
Flamuri Kuq e Zi/ Pas 20 shkurtit nis gjykimi ndaj Qyrës
Pas 20 shkurtit do të mbahet seanca e parë gjyqësore në rastin e denoncimit për shkelje, të cilën stacioni policor në Strugë e dorëzoi në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar kundër kryetarit të Strugës, Mendi Qyra dhe Komunës së Strugës.
Arsyeja është se gjatë shënimit të Ditës së Flamurit Shqiptar më 28 nëntor në Strugë, nuk ishte vendosur flamuri shtetëror.
Gjyqi në Strugë konfirmoi këtë informacion për Alsat. Thanë se në seancë do të thirret Qyra, kundër të cilit është dorëzuar denoncimi dhe parashtruesi i denoncimit, MPB-ja, pas së cilës do të merret vendimi përfundimtar. Të dyja palët do të kenë mundësinë të prezantojnë provat e tyre. E gjithë kjo vjen pasi Gjykata e Strugës pranoi kërkesën e stacionit policor të Strugës për nisjen e procedurës.
Rasti udhëhiqet nga gjyqtarja Jasna Partalkoska. Nëse gjykata konstaton faj, kryetari dhe komuna përballen me gjoba sipas ligjit, për subjektin juridik, në këtë rast Komuna e Strugës nga 20.000 deri në 200.000 denarë, dhe për personin përgjegjës, në këtë rast Mendi Qyra, nga 10.000 deri në 30.000 denarë./ Alsat.mk
-
Lajme2 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme2 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
