Lajme
Maqedonia humb 146 milionë kub ujë në vit: Nga qytetet e mëdha, uji është më i lirë në Tetovë
Maqedonia e Veriut çdo vit humbet 146 milionë metra kub ujë të pijshëm. Pothuajse gjysma e ndërmarrjeve të ujësjellësit operojnë me humbje financiare, ndërsa tek një pjesë e madhe e tyre humbja e ujit është më e madhe se 40 përqind, transmeton Portalb.mk nga Meta.mk.
Këtë e tregon analiza e fundit nga hulumtimi i Qendrës për Komunikime Qytetare (QKQ) për çmimet dhe konsumin e ujit të pijshëm. Banorët e Bogovinës paguajnë çmimin më të ulët për ujin e konsumuar – vetëm 7,5 denarë për metër kub të konsumuar, kurse çmimin më të lartë e paguajnë banorët e Koçanit – 48,79 denarë për metër kub, që është për 6.5 herë më shumë. Te ndërmarrjet, çmimin më të ulët për një metër kub ujë e paguajnë konsumatorët në Zhelinë – 13,42 denarë, ndërsa deri tani bindshëm më i shtrenjtë është uji për ndërmarrjet në Shkup, që arrin madje deri më 68,10 denarë për metër kub.
“Sasi më të mëdha të ujit konsumojnë banorët e Mavrovës dhe Tearcës, nga 70 metër kub në muaj, si dhe Bogovinës, 40 metër kub në muaj. Amvisëritë në Nagoriçan të vjetër konsumojnë sasinë më të vogël të ujit, vetëm nga 2,4 metër kub në muaj. Nga qytetet më të mëdha uji është më i lirë Tetovë, ndërsa më i shtrenjtë në Ohër. Por, në muaj banorët e Ohrit konsumojnë më pak, kurse sasinë më të madhe ata nga Tetova. Nga 245 milionë metër kub ujë të pijshëm që prodhohet në vit, më shumë se gjysma humbet, gjegjësisht 146 milionë metër kub”, thuhet në këtë analizë.
Humbje absolute në sasi më të mëdha të ujë i pijshëm ka në Shkup, deri në 63 milionë metër kub në vit, që është 43 përqind e të gjithë ujit të humbur në vend. Pas tij vjen Gostivari, Tetova dhe Kërçova. Pothuajse 44 përqind nga 67 furnizuezit e ujit të pijshëm kanë arritur rezultat negativ financiar vitin e kaluar. Humbjet e përgjithshme të këtyre ndërmarrjeve janë 255.018.205 denarë, gjegjësisht 4 milionë euro.
“Humbjen më të madhe, mbi një milion euro e ka ndërmarrja nga Koçani, që është saktësisht një e katërta e shumës së përgjithshme të humbjeve të këtyre ndërmarrjeve. Me humbje më të mëdha janë edhe ujësjellësit e Velesit, Manastirit, Shkupit dhe Strugës. Te 72 përqind e ndërmarrjeve me humbje financiare humbjet e ujit të pijshëm janë më shumë se 40 përqind”, shtohet në analizë.
Gjysma e ndërmarrjeve të ujësjellësit operojnë me humbje
Vendi humbet 146 milionë metër kub ujë të pijshëm në vit. Pothuajse gjysma e ndërmarrjeve të ujësjellësit punojnë me humbje financiare dhe te shumica e tyre ka edhe humbje të ujit më të madhe se 40 përqind.
Në vendin tonë janë 67 furnizues të ujit të pijshëm dhe secili ka një çmim të ndryshëm për shërbimin e vet. Shumica e tyre kanë çmime të ndryshme për “amvisëritë” dhe “pjesën tjetër të konsumatorëve”, gjegjësisht personat juridikë (ndërmarrjet dhe institucionet).
“Çmimin më të ulët për ujin e konsumuar, vetëm 7,5 denarë për metër kub të konsumuar, e paguajnë banorët e Bogovinës, kurse çmimin më të lartë e paguajnë banorët e Koçanit – 48,79 denarë për metër kub, që është 6,5 herë më shumë. Çmimi mesatar i një metri kub ujë të pijshëm në vend është 27,49 denarë. Amvisëritë nga Mavrova paguajnë vetëm 2,6 denarë për metër kub, por edhe 210 denarë taksë mujore fikse, prandaj nuk janë të parët në listë me çmimin më të ulët”, tregon analiza.
Ndër pesë komunat e para me çmimin më të ulët të ujit katër janë nga Rajoni i Pollogut: Bogovina, Tearca, Zhelina dhe Vrapçishti, ndërsa e pesta është Rosomani. Nga ana tjetër, më shtrenjtë ujin e paguajnë 4 komuna nga rajoni lindor, Koçani, Dellçeva, Probishtipi dhe Berova, si dhe Sveti Nikole.
“Për personat juridikë çmimi më i ulët për metër kub ujë është për konsumatorët në Zhelinë, 13,42 denarë, ndërsa bindshëm më i shtrenjtë është uji për ndërmarrjet e Shkupit, madje 68,10 denarë për metër kub. Këto, të ashtuquajturit Konsumatorë të tjerë mesatarisht paguajnë nga 45,25 denarë për metër kub ujë të pijshëm, që është madje 65 përqind më shumë se amvisëritë”, thuhet në analizë.
Edhe te personat juridikë katër nga pesë komunat me çmimin më të ulët për shërbimin e ujit janë nga Rajoni i Pollogut: Zhelina, Tearca, Bogovina dhe Tetova, ndërsa e pesta është Krivogashtani. Nga ana tjetër, në mesin e pesë komunave me ujin më të shtrenjtë për personat juridikë, përveç Shkupit, janë edhe Dellçeva, Berova, Nagoriçani i vjetër dhe Velesi. Në Nagoriçan të vjetër paguhet edhe një taksë fikse prej 87 denarësh për çdo faturë mujore për ujë të pijshëm.
Në vend janë gjithsej 708.708 konsumatorë të ujit të pijshëm
Në vendin tonë janë gjithsej 667.076 amvisëri konsumatore të regjistruara dhe 41.632 konsumatorë të tjerë, gjegjësisht persona juridikë. Krahas Shkupit, i cili ka 271 mijë amvisëri të regjistruara, me mbi 30 mijë konsumatorë të regjistruar janë vetëm edhe tre qytete të tjera – Manastiri, Ohri dhe Kumanova. Prilepi ka mbi 20 mijë konsumatorë, ndërsa të gjitha qytetet tjera në vend kanë më pak se 20 mijë konsumatorë të regjistruar, mes tyre disa qytete të mëdha si Tetova, Gostivari, Struga dhe Shtipi.
Te konsumatorët e tjerë gjithashtu kryeson edhe Shkupi me 10.000 persona juridikë të regjistruar si konsumatorë të ujit të pijshëm. Pasojnë Tetova dhe Manastiri me më shumë se 3 mijë konsumatorë, si dhe Kumanova me rreth 3 mijë. Ohri dhe Prilepi kanë rreth 2 mijë konsumatorë të mbetur, si dhe rreth 1.000 – 1.500 kanë Strumica, Struga, Kavadari dhe Shtipi.
“Konsumi mesatar mujor i ujit për amvisëritë është 12,02 metër kub ujë, ndërsa konsumi i personave juridikë është gati tre herë më i lartë, pra 35,37 metër kub ujë. Ose, mesatarisht, bizneset përdorin 194 përqind më shumë ujë se sa amvisëritë. Amvisëritë në Nagoriçan të vjetër e konsumojnë mesatarisht sasinë më të vogël të ujit në muaj, vetëm 2,4 metër kub në muaj, ndërsa me konsum të ulët, më të ulët se 7 metër kub në muaj, janë Rankovci, Ohri, Çashka dhe Karbinci”, thuhet në analizë.
Nga qytetet e mëdha, uji është më i lirë në Tetovë
Tre komuna dallohen për nga konsumi më i lartë i ujit: Mavrova dhe Tearca, ku amvisëritë konsumojnë nga 70 metër kub në muaj, si dhe Bogovina me 40 metër kub në muaj. Të gjitha amvisëritë e tjera në vend konsumojnë mesatarisht më pak se 25 metra kub ujë në muaj.
Kur bëhet fjalë për konsumatorët e tjerë, gjegjësisht personat juridikë, konsum më të ulët ka gjithashtu në Nagoriçan të vjetër ku ndërmarrjet konsumojnë mesatarisht vetëm 1,6 metër kub në muaj, ndërsa me konsum më të vogël se 10 metër kub në muaj janë edhe Krivogashtani, Demir Hisari, Zelenikova dhe Novo Sella. Nga ana tjetër, më së shumti ujë të pijshëm konsumojnë personat juridikë në Demir Kapi, nga 142 metër kub, ndërsa me konsum shumë të lartë mbi 90 metër kub në muaj janë ndërmarrjet në Ilinden, Shkup, Mavrovë dhe Veles.
Çmimi i ujit për amvisëritë në qytetet e mëdha (ato mbi 40.000 banorë) mesatarisht është 31 denarë për metër kub. Madje në 9 nga 11 qytetet e mëdha çmimi i ujit varion nga 29 deri në 39 denarë për metër kub. Përjashtim bëjnë Tetova dhe Gostivari ku çmimi i ujit është 16, gjegjësisht 17 denarë për metër kub. Shkupi është rreth mesatares dhe çmimi është 32 denarë për metër kub.
Për konsumatorët tjerë, çmimi mesatar është rreth 54 denarë për metër kub. Çmimet individuale në dhjetë nga 11 qytete variojnë nga 42 deri në 68 denarë, me përjashtim të Tetovës ku çmimi i ujit për personat juridikë është 25,5 denarë për metër kub. Uji më i shtrenjtë për ndërmarrjet është në Shkup, 68 denarë.
Një familje mesatare urbane konsumon 10 metër kub ujë në muaj
Kur bëhet fjalë për konsumin e ujit të pijshëm, mesatarja midis qyteteve të mëdha është rreth 10 metër kub për amvisëri në muaj. Por, banorët e Ohrit shpenzojnë mesatarisht rreth 6 metër kub, ndërsa banorët e Tetovës më shumë se 13 metër kub në muaj. Konsumi mesatar i ujit të pijshëm në Shkup është diku më pak se 9 metra kub.
Personat juridikë në qytetet e mëdha konsumojnë mesatarisht 4,5 herë më shumë ujë sesa amvisëritë, gjegjësisht 45 metër kub në muaj. Ndërmarrjet në Tetovë konsumojnë sasinë më të vogël të ujit, nga 15 metër kub, ndërsa sasinë më të madhe e konsumojnë ndërmarrjet në Shkup, 99 metër kub në muaj.
Meta.mk vitin e kaluar shkroi se pjesa më e madhe e ujit të pijshëm humbet pa arritur tek qytetarët. E dhënë që shqetëson më shumë është sasia e ujit të pijshëm që vitin kaluar arriti te konsumatorët – 144.865.000 metra kub ujë, që do të thotë se sasia e mbetur e ujit të pijshëm humbet në sistemet e ujit gjatë rrugës nga burimi deri te vetë konsumatorët.
“Situata alarmante me humbjen e ujit të pijshëm është e pranishme edhe në kryeqytet, ku Sistemi i furnizimit me ujë është më i madhi në vend. Përqindja e ujit pa të ardhura brenda NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” – Shkup ka qenë 60,3 përqind në vitin 2022”, raportoi Meta vitin e kaluar në qershor.
Lajme
Lazim Destani feston ditëlindjen, urimi i të birit Blerim emocionon ndjekësit
“Urime ditëlindjen, babë i dashur!” – mesazhi i aktorit të njohur për të atin
Sot është një ditë e veçantë për familjen Destani. Biznesmeni dhe filantropi i njohur shqiptar, Lazim Destani, feston ditëlindjen, ndërsa në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar urimi i të birit, aktorit me famë ndërkombëtare, Blerim Destani.
Me një mesazh të shkurtër, por plot dashuri e emocion, Blerimi ka zgjedhur rrjetet sociale për t’ia uruar ditëlindjen të atit.
“Urime ditëlindjen, babë i dashur!”, ka shkruar aktori, duke e shoqëruar urimin me një fotografi të ngrohtë përkrah të atit.
Një urim i thjeshtë në fjalë, por që përcjell shumë për marrëdhënien e veçantë mes babait dhe të birit.
Lazim Destani prej vitesh është një nga emrat e njohur të diasporës shqiptare, i vlerësuar për aktivitetin e tij në biznes, por edhe për kontributin në iniciativa humanitare, sociale dhe në mbështetje të komunitetit shqiptar.
Lajme
Vrasja në Ksamil, gjykata lë në burg Sokrat Vatën: Çfarë u vendos për të arrestuarit e tjerë
Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar pas ngjarjes së rëndë në Ksamil, ku humbi jetën një turist portugez.
Për autorin e dyshuar të vrasjes, Sokrat Vatën është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.
Po ashtu me masën e arrestit me burg janë lënë edhe dy shtetasit turq, Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu.
Për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin është caktuar arresti në burg për një afat 45-ditor.
Ndërkohë, për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun dhe Kristo Koshon është vendosur masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Lajme
VANDALIZËM NË MALIN SHARR: Dëmtohen shtyllat që orientonin alpinistët
Shtyllat e shenjëzimit dimëror për orientim të vizitorëve në Malin Sharr janë dëmtuar. Këta shtylla janë vendosur në shtegun nga Kodra e Diellit deri tek Maja e Titos. Sipas kryetarit të Komunës së Bogovinës Feti Abazi, mbi 45 nga 112 shtyllat e vendosura janë dëmtuar, shkatërruar ose larguar. “Ky është një dëm i madh për një projekt të realizuar me mbështetjen e Ambasadave të Austrisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë, me pjesëmarrjen e vullnetarëve dhe bizneseve lokale nga Komuna e Bogovinës dhe Tetovës. Turizmi malor është një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin e Komunës së Bogovinës. Prandaj, çdo akt vandalizmi dëmton jo vetëm një investim, por edhe përpjekjet tona për ta zhvilluar dhe promovuar Malin Sharr si destinacion turistik”, shkruan në reagimin e tij kryetari i Komunës së Bogovinës Feti Abazi.
Ka reaguar edhe Ambasada e Austrisë. Nga Ambasada theksojnë se dëmi nuk është vetëm financiar, pasi shkatërrimi i shënjimeve mund të rrezikojë drejtpërdrejt sigurinë e alpinistëve, veçanërisht gjatë kushteve të vështira dimërore me borë, mjegull, erëra të forta dhe dukshmëri të reduktuar. Ambasada pret që institucionet kompetente të zbardhin të gjitha rrethanat dhe të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave përgjegjës. “Shënjimi i shtigjeve malore nuk është vetëm një shtyllë apo një shenjë. Në kushte me borë, mjegull dhe stuhi, ai mund të bëjë dallimin ndërmjet kthimit të sigurt dhe humbjes në mal”, thuhet në reagim.
Shënjimi i kësaj traseje, e gjatë rreth 11 kilometra, u vendos nga nëntori i vitit 2025 deri në fund të korrikut 2026, me pjesëmarrjen e më shumë se 25 vullnetarëve, të cilët investuan një angazhim të konsiderueshëm dhe orë pune në transportin dhe vendosjen e pajisjeve. Nga Parku Kombëtar “Mali Sharr” thonë se në kushtet e dimrit, shenjëzimi veror mbulohet nga bora, ndërsa në pjesë të caktuara shtegu dimëror devijon qëllimisht nga ai veror për shkak të rrezikut nga ortekët dhe rreziqeve të tjera. “Shtyllat janë të prodhuara për kushte të vështira malore dhe janë të shënuara me shenja shumë të dukshme me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë, në mënyrë që të jenë të dallueshme edhe në borë, mjegull, gjatë natës dhe në kushte me dukshmëri të reduktuar. Kjo nuk është vetëm dëm material. Çdo shtyllë e hequr ose e shkatërruar nënkupton edhe humbjen e një pike orientimi, e cila në kushte të vështira dimërore mund të jetë vendimtare për sigurinë e alpinistëve”, thonë nga Parku Kombëtar “Mali Sharr”. Rasti është raportuar në Stacionin Policor. Më 19 gusht 2026, një ekip profesional i policisë, në prani të përfaqësuesve të Parkut Kombëtar Mali Sharr, ka kryer inspektim në terren dhe ka dokumentuar lokacionet ku është konstatuar dëmtimi dhe largimi i pajisjeve.
Shoqatat malore theksojnë se ky nuk është vetëm dëm material. “Pas pajisjeve të shkatërruara qëndron diçka shumë më e rëndësishme, pra mundi i njerëzve që punuan që Mali Sharr të jetë më i sigurt dhe më mirë i përgatitur për alpinistët dhe vizitorë”, thuhet mes tjerash në reagimin e shoqatave malore. (koha.mk)
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
