Connect with us

Lajme

Reagon BFI: Qani Nesimi është jolegjitim, duhet të lëshojë zyrat e Myftinisë

Pas kërkesës së disa imamëve të Muftinisë së BFI-Tetovë që Rijaseti i BFI të shqyrtojë vendimin për shkarkimin e Qani Nesimit, Bashkësia Fetare Islame e RMV ka njoftuar se e sheh të arsyeshme që Institucionet e vendit, ambasadat, opinionin e gjërë, imamët, mutevelitë e xhamive dhe besimtarët edhe njëherë t’i njoftojë me sa vijon:

  1. Më datë 08 nëntor 2023 Qani Nesimi shkarkohet nga detyra Mufti i Muftinisë së Tetovës me tërheqjen e Muraseles me të cilën e humb të drejtën e ushtrimit të detyrës së Muftiut dhe ështē shkarkuar edhe me vendim unanim të Rijasetit të BFI-së. Me këto vendime humb legjitimitetin e Muftiut dhe duhet t’i lëshojë zyrat e Muftinisë, njëherit nuk ka të drejtë të përdorë vulat e Muftinisë, e as të paraqitet si Mufti. Përdorimi i vulave dhe paraqitja si Mufti janë vepra penale për të cilat tanimë edhe është dënuar penalisht.
  2. Nga gjykata administrative të gjitha ankesat e Qani Nesimit janë refuzuar dhe me këtë ai edhe juridikisht nuk është Mufti i Muftinisë së Tetovës dhe çdo ditë që qëndron në zyrat e Muftinisë konsiderohet uzurpim i tyre dhe ligjërisht konsiderohet një qytetar i rëndomtë që ka uzurpuar me dhunë ato.
  3. Tanimë emri i tij si Mufti është shlyer edhe nga Regjistri qëndror dhe në vend të tij qëndron ushtruesi i detyrës dr. Selver Xhemaili i emëruar nga Rijaseti i BFI të RMV;
  4. Shkarkimi i Qani Nesimit është bërē për shkak të aktivitetit të tij destruktiv për këto shkaqe:

– Nga momenti që i humbi zgjedhjet më 18 nëntor 2020 me rezultat 18 me 3, nuk arriti ta tejkalojë shqetësimin e humbjes dhe menjëherë filloi të mbajë distancë me organet më të larta të BFI-së;

– Mosraportimi dhe moskoordinimi me organet më të larta për çështjet e denacionalizimit të pronave që rezultoi me humbjen e disa ndërtesave te Arabati dhe 12.000 m2 si dhe shadërvani të cilat tanimë në kadastër kanë kaluar në pronë të Teteksit;

– Fyerja e organeve më të larta publikisht me fjalët më të ndyta dhe shpifjet e paargumentuara rëndë shkel Kushtetutën e BFI dhe normativën e saj;

– Mbledhjet e Muftinisë të konvokuara nga Muftiu i shkarkuar janë të pavlefshme, edhe vendimet e sjellura poashtu janë të pavlefshme, pasiqë konform Kushtetutës së BFI-së ( neni 26) çdo mbledhje ku nuk ftohet Rijaseti i BFI-së, mbledhja dhe vendimet që dalin nga ajo janë të pavlefshme;

– Moslejimi i komisionit inspektues për rrjedhat financiare, poashtu është shkelje e rëndë e Kushtetutës së BFI të RMV;

– Dy herë ka bërë tentim për destabilizim të BFI-së, që konsiderojmë se është akt i rëndë kundër rendit të BFI-së dhe organeve të saj;

– Tentimi i blerjes së barakave të vjetra që janë në pronën e vakufit të BFI, është tentim për keqpërdorim të mjeteve materiale të Muftinisë;

– Keqpërdorimi dhe falsifikimi i dokumenteve është shkelje drastike e detyrës së Muftiut;

– Mbajtja e zyrave të Muftinisë me kërcnime dhe mos lejimi për të marrë detyrën UD Muftiu dr. Selver Xhemaili është vepër e pashembullt dhe në kundërshtim me vendimet e Rijasetit të BFI të RMV;

– Mbajtja e zyrave të Myftinisë së Tetovës me persona me dosje kriminale që mund lehtë të shkaktojnë akte ekstremiste dhe radikaliste me mundësi të dhunës kundër imamëve apo akte të terrorit,

Andaj, pas gjithë kësaj, apelojmë te të gjitha institucionet e vendit si: presidenca e shtetit, Kryeminisrti, zv. Kryeministri i parë, ministri i punëve të brendshme, ambasadat e BE, ambasada amerikane, besimtarët, nëpunësit fetarë, mutevelitë e xhamive të mos bien pre e mashtrimeve të ish Muftiut, dhe se ne nuk mbajmë përgjegjësi për keqpërdorimet, shkeljet dhe problemet tjera që mund të ndodhin në të ardhmen.

Kërkojmë nga organet e shtetit, sa më shpejtë këto elemente të dyshimta dhe jo legjitime të largohen nga objekti i Muftinisë që janë prona të BFI të RMV, i cili mbahet i uzurpuar me dhunë.

Qani Nesimi me anë të ankesave nëpër gjykata të cilat BFI i ka fituar, ndërsa e fundit është në procedure e sipër, vazhdon uzurpimin e zyrave duke mashtruar opinion dhe besimtarët.

Ne ju shprehim mirënjohje të gjithë imamëve dhe mutevelive që nuk bien pre e dezinformatave të ish Muftiut Qani Nesimi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Vrasja në Duqanxhik të Shkupit, MPB jep detaje

Dy sulmues me motoçikletë hapën zjarr ndaj një grupi prej pesë banorësh të Shkupit, duke goditur 26-vjeçarin A.M., i cili më vonë ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.

Të shtënat u raportuan më 6 shtator rreth orës 23:30, pranë kryqëzimit të rrugëve “Prohor Pcinski” dhe Vojdan Çernodrinski” në Shkup.
Nga MPB thonë se D.G. (29), A.Xh. (24), K.B. (36), E.B. (25) dhe A.M. (26), të gjithë nga Shkupi, po qëndronin para një dritareje biznesi në atë moment.

Një një motoçikletë që ishin dy persona ndaloi përpara tyre, pas së cilës u qëllua me armë zjarri ndaj grupit. Sulmuesit ikën menjëherë.

Një nga plumbat goditi A.M., i cili u dërgua me ambulancë në Kompleksin e Klinikës Nënë Tereza, ku dhe ndërroi jetë.

Nga policia ende nuk kanë njoftuar për identitetin e sulmuesve, dhe arsyet incidentit.

Continue Reading

Lajme

Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në rrugën Sonnenallee në Neukölln në Berlin të Gjermanisë u qëllua për vdekje një 27 vjeçar nga Maqedonia e Veriut, raportuan mediat gjermane.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 02:40 në kryqëzimin e rrugëve Planetenstraße dhe Sonnenallee, ndërsa i vdekur mbeti një shtetas i Maqedonisë së Veriut i moshës 27 vjeçare.

Policia e Berlinit njoftoi se, pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme për reanimim personi i plagosur ndërroi jetë në vendngjarje.

Mbi viktimën u qëlluan gjashtë plumba njoftoi policia gjermane, ndërsa autori apo autorët e e sulmit dyshohet se janë larguar me një automjet të markës Mercedes.

Autoritetet e sigurisë po hetojnë nëse në ngjarje kanë qenë të përfshirë disa persona dhe nëse rasti ka lidhje me krimin e organizuar. Me urdhër të Prokurorisë, ka nisur hetimet.

Continue Reading

Lajme

Përparim Bajrami në arrati, Gjykata vendosi ta gjykojë në mungesë

Për shkak se i akuzuari Përparim Bajrami vazhdon të jetë i pakapshëm për organet e përndjekjes, Gjykata vendosi që ta gjykojë në mungesë.

Familjarët e ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Bajrami, kanë angazhuar Avokatin Elenko Millanov, i cili dorëzoi te gjyqtarja listën me prova. Bajrami është i akuzuari i parë. /Alsat.mk

Continue Reading

TË FUNDIT

Sport2 days ago

Skandal në futbollin serb: Mbahet një minutë heshtje për Mlladiqin, i dënuar për krime lufte

Një skandal është shënuar para derbit të 180-të mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit, në kuadër të xhiros së tetë të...

Lajme2 days ago

Vrasja në Duqanxhik të Shkupit, MPB jep detaje

Dy sulmues me motoçikletë hapën zjarr ndaj një grupi prej pesë banorësh të Shkupit, duke goditur 26-vjeçarin A.M., i cili...

Lajme2 days ago

Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në rrugën Sonnenallee në Neukölln në Berlin të Gjermanisë u qëllua...

Lajme2 days ago

Përparim Bajrami në arrati, Gjykata vendosi ta gjykojë në mungesë

Për shkak se i akuzuari Përparim Bajrami vazhdon të jetë i pakapshëm për organet e përndjekjes, Gjykata vendosi që ta...

Lajme2 days ago

Grubi në Gjykatë: Jam doktor shkence, momentalisht i papunë

Vazhdon gjykimi për ish zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, i cili u soll në Gjykatë nga paraburgimi shtëpiak me shoqërim...

Lajme2 days ago

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës, dizeli sërish kalon mbi 100 denarë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë...

Lajme3 days ago

E dhimbshme, tifoz i Fenerbahçes ndërron jetë gjatë ndeshjes

Një tifoz i Fenerbahçes, Yaşar Gerçek, ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes pas një sulmi në zemër. Klubi e ka konfirmuar...

Lajme3 days ago

Skandal në Tetovë! I akuzuari pengoi mjekët teksa po shpëtonin të lënduarin

Tetovë – Incident gjatë një ndërhyrjeje të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë. Një 40-vjeçar nga qyteti është shoqëruar në polici...

Lajme3 days ago

163 km/h në rrugë ku lejoheshin 80!

Rumuni “fluturon” nëpër Maqedoni, kapet në Tabanoc Shpejtësi marramendëse në autostradën A1! Një shtetas rumun është ndaluar nga policia pasi...

Lajme3 days ago

Shoferi i Janushev kërkoi 1.500 euro për të ndërmjetësuar për punësimin e një zjarrfikësi

I dyshuari ka marrë 30 ditë paraburgim. Ai është kapur në flagrancë gjatë dorëzimit të 500 eurove, si pjesë e...

Trending