Sport
Valon Ahmedi: Kam ardhur te Shkëndija për të fituar tituj
Shkëndija e Tetovës disa ditë para fillimit të sezonit të ri në Ligën e Parë, është aktivizuar në prurje të reja në skuadër.
Kuqezinjtë sot kanë prezantuar Valon Ahmedin, si futbollistin më të ri në skuadër.
Pas prezantimit, Ahmetdi për për Shkëndija Channel ka folur me optimizëm për periudhën që pason. Ahmedi beson se Shkëndija do të kthehet në rrugën e lavdisë, titujt sërisht do të karakterizojnë klubin, derisa ai personalisht ndjenë një peng nga detyra e lënë në gjys pak më shumë se tre vite më parë kur u transferua në Bjellorusi ku do të fitonte 4 trofe (2 kampionate dhe 2 Super Kupa).
“Të them të drejtën jam shumë i lumtur për rikthimin pas 3 vite e gjysmë, pas një aventure në Bjellorusi, shumë të suksesshme mund të them, me trofe të fituar. Por për momentin zgjodha që të rikthehem në Shkëndijë, në klubin dhe ngjyrat që na përfaqësojnë të gjithë neve shqiptarëve të Maqedonisë dhe anembanë. Kthehem i motivuar, jam sërish në vendlindje, pranë familjes dhe do të jap maksimumin që ta ndihmoj ekipin në realizimin e qëllimeve. Kështu që jam tepër i lumtur që jam këtu”, u shpreh Ahmedi.
Lajme
Parisi feston! PSG kalon Bayern dhe prek finalen e Champions
PSG është finalistja e dytë e Champions League. Pasi fitoi 5-4 në ndeshjen e parë, ekipi i Luis Enrique barazoi 1-1 ndaj Bayern në takimin e kthimit. Sfida u zhbllokua shumë shpejt me anë të Dembele, pas një asisti të Kvara.
Bavarezët ushtruan presion disa herë por nuk mundën dot që të futeshin në lojë, pasi goli i barazimit erdhi vetëm në fund dhe mban firmën e Kane. Feston PSG, e cila shkon në finale dhe do kërkojë suksesin e dytë radhazi në këtë kompeticion. PSG-Arsenal luhet me 20 maj në Budapest.
Lajme
Shkëndija e Tetovës kalon në finale të Kupës, eliminon skuadrën nga Haraçina
Shkëndija – Sileksi do të jetë finalja e edicionit të sivjetshëm në Kupën e Maqedonisë së Veriut.
Skuadra tetovare arriti të triumfojë edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Shkëndijës së Haraçinës, duke marrë fitore me rezultat 0:2 në Kumanovë dhe me shifra të përgjithshme 5:2 avanson në finalen e madhe. Dy golat e triumfit për tetovarët i realizuan Spahiu dhe Ndzegue në 5 minutat e fundit të sdifës.
Në anën tjetër, Sileksi u kualifikua në finale, pasi në takimin e kthimit mundi Ohridin me golin e vetëm të Dodevit dhe me rezultat të përgjithshëm 2:1 merr biletën për verdiktin final.
Ndeshja finale e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Sileksit do të luhet me 20 maj në arenën “Todor Proeski” në Shkup. /Sportmania/
Sport
BEFASI NË TETOVË: Shkëndija mundet nga Bashkimi
Një surprizë e madhe është regjistruar në Tetovë, ku Bashkimi arriti të befasojë Shkëndijën, duke shkaktuar një nga rezultatet më të papritura në kampionat.
Bashkimi arriti ta mposht me rezultat prej 3-2 Shkëndijën në terrenin e saj.
Kjo humbje për Shkëndijën vjen si një goditje në garën për kreun, ndërsa Bashkimi dëshmon se mund të jetë faktor i rëndësishëm në fazën përfundimtare të sezonit.
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
