Connect with us

Lajme

Banori i Gallatës sulmon fizikisht dhe verbalisht gazetarin e Alsat-it

Ekipi i Televizionit Alsat gjatë raportimit në fshatin Gallatë të Komunës së Vrapçishtit është sulmuar fizikisht dhe verbalisht nga një banor i fshatit. Të njëjtit i ka penguar raportimi i televizionit Alsat dhe mediave të tjera duke i akuzuar pabazë ato për nxitje dhe raportim jo objektiv.

“Kamerat nuk jeni të mirëseardhura këtu. A ke leje për të incizuar këtu? Po kam! Më trego lejen. Me trego çfarë leje keni. Merrni veturat dhe të mos ju shoh këtu. Neve këtu kemi bashkëjetesë me të gjithë. Për këtë arsye kemi ardhur edhe ne. Ka kush flet këtu. Kisha ka udhëheqësi dhe ajo do të flet. Ikë dhe më padit lirisht. Të lutem mos më prek se nuk ke të drejtë. Ky është vend publik dhe unë kam të drejtë. Nuk ke të drejtë. Shko në televizion. Nëse mendon se më frikëson, gabohesh. Mos nxit. As ti nuk më frikëson. Nuk mund as në ….. të më frikësosh. Të lutem kujdes me fjalët, nuk kemi ardhur për sherr. Ikë shporru, nuk jeni të mirëseardhur në fshat”.

Rastin e denoncuam në stacionin më të afërt të policisë. Denoncimin e bëmë mbi bazën e sulmit ndaj personit zyrtar. Në stacionin policorë të Gostivarit i morën vetëm të dhënat tona, ndërsa u detyruam që rastin ta paraqesim edhe në SPB Tetovë.

“Pas kësaj situate që e patë në fshatin Gallatë të Komunës së Vrapçishtit neve u drejtuam në stacionin policor të Gostivarit për të denoncuar rastin në të cilin neve si gazetarë u penguam të kryejmë punën tonë”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Zyrtarët policorë na njoftuan se personi i cili ka kryer sulmin verbal dhe pengesën ndaj ekipeve televizive e posaçërisht Televizionit Alsat është i njohur për organet e rendit. Në kartën e tij penale janë evidentuar disa vepra të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, kanosje dhe pengesa të ngjashme ndaj personave zyrtarë. Sipas Kodit Penal, pengesa ndaj personit zyrtarë parashikon dënim me burg deri në 3 vjet. /Alsa.mk

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Qeveria e mëparshme ka lënë buxhet vetëm për gjysmën e vitit 2024

Realiteti tregon se SDS-ja dhe BDI-ja na kanë lënë institucione që po mbyten në korrupsion dhe krim, buxhet të projektuar jorealisht, rritje të projektuar jorealisht, po reagon sot VMRO-DPMNE.

 

SDS dhe BDI kanë planifikuar buxhet për gjysmë viti, e jo për të gjithë vitin 2024, që do të thotë se nuk i kanë lënë hapësirë ​​për manovrim Qeverisë së re.

83 milionë euro nga Buxheti do të shpenzohen për shlyerjen e huave jashtë vendit që qeveria e kaluar e SDS-së dhe BDI-së, së bashku me drejtorët, i ka bërë përmes ndërmarrjeve publike si Rrugët Shtetërore, Hekurudhat, JSP, ESM që nuk janë në gjendje t’i paguajnë dhe për të njëjtat garanci shtetërore janë lëshuar.

 

Dhe jo vetëm kjo, por qeveria e kaluar, SDS dhe BDI, kur e krijuan Buxhetin, i injoruan plotësisht vlerësimet për rritjen e ekonomisë. Pra, rritja që pritet tani nuk është 3.4 për qind, por 2.1 për qind.

 

Këtë lloj Maqedonie e kemi trashëguar. Ne do ta ndryshojmë këtë. Paaftësia përfundon me ta, ne punojmë 100 për qind me përgjegjësi për të ardhmen tuaj!”, thuhet në njoftimin e partisë.

Continue Reading

Lajme

Ramiz Merko planifikoi 73 punësime të reja në Komunën e Strugës për vitin 2025

Shtatëdhjetë e tre persona të rinj planifikohet të punësojë Ramiz Merko në vitin 2025, ndërsa nga të punësuarit ekzistues në administratën komunale, vetëm 8 duhet të dalin në pension. Me këtë, numri i të punësuarve do të arrijë në 280.

Shtrohet pyetja se a ka kaq shumë karrige dhe kaq shumë tavolina në Komunën e Strugës ku do të punonin të gjithë ata punëtorë. Me punësimet e reja mendojmë se do të rritet borxhi publik i Komunës së Strugës, madje edhe megalloman, dhe qytetarët do t’i marrin shërbimet si më parë me shumë vështirësi, ose për shkak të “punës së madhe” komuna nuk mundet përkthejeni materialin zyrtar në gjuhën shqipe”, tha Lulzim Nasufi nga Aleanca për Shqiptarët.

Nasufi dyshon se punësimet e planifikuara kanë prapavijë politike, dhe janë në funksion të zgjedhjeve lokale, të cilat duhet të mbahen pikërisht vitin e ardhshëm.

 

OBRM-PDUKM thotë se Komuna e Strugës është e mbingarkuar edhe pa një plan kaq të madh punësimi. Ata shtojnë se administrata komunale nuk guxon të lejohet që në vend të profesionistëve të drejtohet nga grupe partiake.

Administrata e Strugës është dy herë më e madhe se komuna e Manastirit.Komuna e Strugës ka 280 të punësuar, ndërsa Komuna e Manastirit 140. Parashikime të tilla joreale janë sepse kryetari i komunës së Strugës pozitën e tij e kupton vetëm si mënyrë për të punësuar sa më shumë ushtarë partiakë dhe në funksion të zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm të ketë pozicionin më të mirë të mundshëm fillestar, në vend që të kujdeset për nevojat e të gjithë qytetarët që janë në vështirësi kanë vështirësi me ujësjellësin, pastërtinë, infrastrukturën rrugore, deponinë”, thonë nga OBRM-PDUKM-Strugë.

 

Planit të punësimit të Merkos iu dha drita jeshile nga shumica BDI-LSDM në këshillin komunal.

Continue Reading

Lajme

Arrestohet 47 vjeçari nga Gradeci, ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg

Me datë 11.10.2024 në ora 15:40 në fshatin Gradec të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Gallatë kanë arrestuar personinbM.A.(47) nga fshati Gradec, i cili me urdhër të gjykatës ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg. Ai është dorëzuar në INKP-Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit.TS

Continue Reading

TË FUNDIT

Lifestyle4 hours ago

Fuqishëm dhe me super projekt vijnë Gash dhe Sado

“Rruga”, titullohet projekti më i ri nga dy artistët e ri Gash dhe Sado. Ky projekt është punuar me tekst...

Sport6 hours ago

“Ai e pranoi Shqipërinë për shkakun tim, askush nuk e njihte në federatën shqiptare”, Panucci tregon se si e bindi Ardian Ismajlin ta lë Kosovën

Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci ka marrë meritat për afrimin e mbrojtësit Ardian Ismajli te kuqezinjtë, pasi ka...

Lajme7 hours ago

Qeveria e mëparshme ka lënë buxhet vetëm për gjysmën e vitit 2024

Realiteti tregon se SDS-ja dhe BDI-ja na kanë lënë institucione që po mbyten në korrupsion dhe krim, buxhet të projektuar...

Lajme7 hours ago

Ramiz Merko planifikoi 73 punësime të reja në Komunën e Strugës për vitin 2025

Shtatëdhjetë e tre persona të rinj planifikohet të punësojë Ramiz Merko në vitin 2025, ndërsa nga të punësuarit ekzistues në...

Lajme7 hours ago

Arrestohet 47 vjeçari nga Gradeci, ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg

Me datë 11.10.2024 në ora 15:40 në fshatin Gradec të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Gallatë kanë arrestuar...

Lajme7 hours ago

“Tigrat” në askion në Nikushtak të Likovës, kapen armë dhe drogë

MPB ka njoftuar se më 11.10.2024, Departamenti për Policinë Kriminale – Sektori për Tregtinë e Paligjshme me Drogë, Armë dhe...

Lajme7 hours ago

Hetim ndaj 52 vjeçarit nga Shkupi për shpërndarje të substancave narkotike

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi të dyshuar për dy vepra...

Lajme7 hours ago

Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Lituania

Sot (e shtunë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Lituanisë, në kuadër...

Lajme24 hours ago

Dimitrievski: Përkatësia etnike nuk duhet të jetë privilegj për punësim

Kryetari i Komunës së Kumanovës dhe kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, sot nga Kumanova tha se të gjithë duhet...

Lajme1 day ago

Sánchez bën thirrje ndërkombëtarëve të ndalojnë shitjen e armëve në Izrael

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez i bëri sot thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë menjëherë shitjet e armëve në Izrael, duke...

Trending