Lajme
Komuna e Negotinës ndanë nga 3000 denarë për të gjithë nxënësit e klasës së parë
Komuna e Negotinës ka ndarë nga 3.000 denarë për 179 nxënës të klasës së parë, njoftoi sot Shërbimi për Marrëdhënie me Publikun në pushtetin lokal të Negotinës.
“Në llogaritë e prindërve të 179 nxënësve të klasës së parë nga dy shkollat fillore të qytetit dhe ato rajonale, në fillim të vitit shkollor nga buxheti i Komunës së Negotinës është paguar ndihmë e njëhershme prej 3.000 denarë. Për këtë qëllim nga buxheti i komunës janë ndarë mjete në vlerë prej 537.000 denarë”, njofton zyra për media e Komunës.
Nga 3.000 denarë janë paguar për 101 nxënës të klasës së parë nga SH.F “Straho Pinxur” dhe 78 nxënës të klasës së parë nga SH.F “Goce Dellçev”, së bashku me shkollat rajonale që funksionojnë në kuadër të dy shkollave fillore.
Lajme
Mexhiti: E ndalova nënshtrimin e Haqim Ramadanit pas zgjedhjeve ndaj kryetarit të ri në Bërvenicë
Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se ka ndërhyrë për të mos lejuar rikthimin e Haqim Ramadanit në Komunën e Bërvenicës, pas zgjedhjes së kryetarit të ri.
Sipas tij, situata në këtë komunë ka qenë e ndjeshme pas procesit zgjedhor dhe përplasjeve gjatë fushatës.
“Nuk ka pse të pajtohen Haqim Ramadani me z. Mickoski. Ka pasur fushatë dhe përplasje, sidomos me kandidatin që u zgjodh në Bërvenicë. Z. Haqim Ramadani ka qenë sekretar në komunë dhe nuk kam lejuar që të shkojë në Komunën e Bërvenicës t’i bie ndër këmbë kryetarit të ri. Ai është ekspert i fushës, me 17 vite përvojë në decentralizim, dhe e kam tërhequr në Komunën e Çairit”,deklaroi Mexhiti.
Lajme
Mexhiti: Mickoski për herë të parë në kongres të partive shqiptare
Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në SHENJA”, vlerësoi si zhvillim të rëndësishëm pjesëmarrjen e kryeministrit të vendit në një kongres të partive shqiptare.
Sipas tij, kjo është hera e parë që një kryeministër merr pjesë në një aktivitet të tillë politik të partive shqiptare.
“Është hera e parë që një kryeministër i vendit merr pjesë te partitë shqiptare. Edhe kur kanë qenë partnerë, nuk ka ndodhur. Madje, edhe z. Gruevski nuk ka marrë pjesë as në Marrëveshjen e Ohrit. Ky është një hap përpara, që z. Mickoski erdhi dhe e nderoi VLEN-in, i nderoi shqiptarët, duke qëndruar rreth dy orë”, deklaroi Mexhiti. /SHENJA/
Lajme
Janevska: Do të diskutohet ndalimi i telefonave gjatë mësimit në shkollat e mesme
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës paralajmëroi licencimin e psikologëve shkollorë, me qëllim që ata të mund të identifikojnë lloje të ndryshme problemesh nëpër shkolla dhe të ndërmarrin masa përkatëse. Ajo tha se nga Oda e Psikologëve do të kërkohet organizimi i trajnimeve shtesë për psikologët, pasi disa prej tyre kanë studiuar sipas programeve të vjetra, e të tjerët sipas programeve të reja.
Lidhur me rastet e pedofilisë mes mësimdhënësve, Janevska deklaroi se në arsim ka shumë probleme, por ky është një nga më të rëndët dhe po ndërmerren masa për përballimin e tij. Sipas saj, pas rasteve të njohura në opinion ka vepruar Inspektorati Shtetëror i Arsimit, ndërsa rastet janë paraqitur edhe në polici dhe në prokurori..
“Apeloj edhe një herë te mësimdhënësit që janë kolegë të atyre që kryejnë vepra të paligjshme, por njëkohësisht janë edhe mësues të nxënësve që duhet të mbrohen nga persona që kryejnë veprime të papranueshme. Do ta forcojmë provimin e praktikës, sepse aty nevojiten ndryshime, dhe paralelisht do të nisim iniciativë për licencimin e psikologëve, roli kryesor i të cilëve do të jetë identifikimi i çdo problemi në shkollë dhe marrja e masave. Licencimi do të përfshijë të gjithë punën e tyre. Ekzistojnë edhe mjete të tjera që ne i zbatojmë. Çdo gjë që vërehet raportohet te institucionet përkatëse”, deklaroi Janevska.
Në lidhje me paralajmërimin për vendosjen e kujdestarive të mësimdhënësve në korridoret dhe oborret e shkollave për të siguruar një ambient të qetë, Janevska tha se kjo nuk është praktikë e re dhe se në disa shkolla tashmë funksionon.
“Por në shumë shkolla nuk funksionon. Shkresa është dërguar dhe ne vetëm po i rikujtojmë praktikat e mira, si në vendin tonë ashtu edhe jashtë tij. Ata janë njerëzit përgjegjës për sjelljen e nxënësve dhe për ambientin e qetë në shkollë. Megjithatë dua të theksoj se fëmijët nuk bëhen agresivë në shkolla, por vijnë nga jashtë të mbushur me agresivitet. Prandaj përgjegjësia nuk është vetëm e mësuesve, por e të gjithë shoqërisë, dhe duhet të punohet edhe me prindërit dhe shërbimet sociale. Problemi është kompleks dhe duhet të trajtohet nga të gjitha anët”, shtoi Janevska.
Sa i përket ndalimit të posedimit të telefonave mobil gjatë mësimit, ajo tha se në shumicën e shkollave drejtorët dhe mësimdhënësit tashmë kanë ndërmarrë masa, ku nxënësve u merren telefonat dhe u kthehen gjatë pushimeve.
“Duke pasur parasysh se e gjithë vendi nuk është i mbuluar me rrjet interneti, tabela të mençura dhe tableta, nëse mësimdhënësi vlerëson se përdorimi i telefonit është i nevojshëm për mësimin, atëherë ai do të japë leje të posaçme. Mendoj se kjo mënyrë e menaxhimit të telefonave në shkolla është e mirë. Problemi është se nxënësit i marrin telefonat nga prindërit jashtë shkollës dhe më pas ato përdoren pa kontroll”, tha Janevska.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, paralajmëroi se brenda 15 ditësh do të nisë të funksionojë mbështetja psikologjike falas në shkollat e mesme, në bashkëpunim mes një operatori të jashtëm dhe Qytetit të Shkupit.
Ai u pajtua me ministren Janevska se problemi nuk ndodh vetëm në shkolla, por se këto dukuri shfaqen edhe gjatë vandalizimit të këndeve për fëmijë dhe pajisjeve urbane në qytet.
“Nëse duam t’i zgjidhim problemet në plan afatgjatë, duhet të zhvillojmë një strategji që do të sjellë efekte pozitive. Rrënjën duhet ta kërkojmë në familje dhe fillimisht aty duhet t’i kushtohet vëmendje, të shihet nga burojnë agresiviteti dhe sjellja devijante e individëve ose grupeve. Paralelisht duhet të punohet me familjet dhe profesorët, por shumë duhet të punohet edhe me fëmijët, si në shkollat fillore ashtu edhe në ato të mesme”, deklaroi Gjorgjievski.
Ai theksoi se gjatë kohës kur ishte kryetar i Komunës së Kisella Vodës nuk lejoheshin pajisjet elektronike gjatë mësimit dhe se komuna kishte qenë ndër të parat që ndaloi përdorimin e telefonave mobil.
“Kjo praktikë është mirë të zbatohet edhe në shkollat e mesme dhe për këtë do të bisedojmë me të gjithë drejtorët e shkollave të mesme. Aty ku do të ketë nevojë për përdorim dhe do të jetë në përputhje me mësimin, do të lejohet me autorizim të posaçëm nga mësimdhënësit, siç tha edhe ministrja, ndërsa gjithçka tjetër do t’i kushtohet mësimit gjatë orës”, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, në kompetencat e të cilit janë shkollat e mesme në kryeqytet.
Gjorgjievski njoftoi gjithashtu se këtë vit, si projekt-pilot, Qyteti i Shkupit planifikon të organizojë një festë të përbashkët mature për nxënësit e të gjitha shkollave të mesme, ku maturën do ta festojnë së bashku nxënës nga të gjitha përkatësitë etnike, profilet arsimore dhe kategoritë sociale.
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
