Lajme
Turk apo gjerman? Doneri nxit debatin në Gjermani
Raportimi i së martës nga “Deutsche Welle” për “Aldo Morning Show” në Tv Klan preku këtë herë një temë social-kulturore. Prej vitesh miliona turq jetojnë në Gjermani duke konsoliduar një miqësi mes vendeve, por ajo që i ka lidhur më shumë është një ushqim kult: dëneri që njihet edhe si dyner apo doner.
Sipas Lindita Arapit, Gjermania është përfshirë nga një debat për përgatitjen e dënerit. Turqit mendojnë se duhet të quhet i tillë vetëm si e përgatisin ata, ndërsa gjermanët s’bien dakord.
Lindita Arapi: Lobi turk i dënerit mendon se duhet të quhet dëner vetëm çfarë bëhet 100% si dëner në Turqi. Federata turke ka paraqitur jë kërkesë zyrtar në BE për ta ndalur dënerin gjerman nëse nuk bëhet ashtu si në Turqi dhe me përbërës tradiionalë. Yusuf Efiloglu nga Federata Ndërkombëtare e Dënerit, ka folur për “Deutsche Welle” dhe thotë dëneri është turk, është ushqim tradicional, vendlindja e tij është Turqi dhe në Gjermani dëneri bëhet i ndryshuar, bëhet me mish viçi apo edhe me mish pule, ndërkohë që turqit duan që ai të bëhet me mishin e gjedhit 16-muajsh dhe qengjit 6-muajsh, domethënë janë ato kërkesat që kanë secila federatë dhe në të vërtetë ata e duan si vlerë kulturore të tyre që të mbrojnë traditën e tyre, por gjermanët nuk janë dakord për këtë, prodhuesit gjermanë të dënerit.
Tradita nuk është i vetmi shqetësim, por edhe kostoja e dënerit. Ushqimi konsiderohet një kult dhe ka një xhiro prej miliarda eurosh në vit.
Lindita Arapi: Tregtarët në Gjermani janë të shqetësuar sepse thonë do të rriten çmimet dhe mund të humbasin konkurrencë. Ka edhe një faktor ekonomik, mos të harrojmë që sektori i dënerit në Gjermani, është vërtet një ushqim kult në Gjermani, ka një xhiro prej 2.4 miliardë eurosh në vit dhe punëson 60 mijë punëtorë. Është një faktor ekonomik prandaj edhe tregtarët turq në Gjermani janë të shqetësuar./tvklan.al
Lajme
Zeqiri: Uji në Tetovë është i pijshëm, qytetarët mund ta konsumojnë lirisht
Pas rastit me ndotjen e ujit në Gostivar, në Tetovë po bëhen çdo ditë analizat e ujit, përcjell TV21. Drejtor i NPK “Sharri”, Valon Zeqiri siguroi se në Tetovë uji është i pijshëm.
“Analizat na tregojnë se uji në Tetovë është i pijshëm dhe nuk ka asnjë problem, prandaj qytetarët mund ta konsumojnë lirisht”, tha mes tjerash Zeqiri.
Lajme
Një grua e moshuar është lënduar nga rënia e një peme në Karposh
Më 20.7.2026 në orën 20:25, SPB Shkup ka marrë njoftim se në zonën e Karposhit ka rënë një pemë dhe K.M. (86) nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore, pas së cilës është transferuar në Institucionin Shëndetësor Publik “Shën Naumi i Ohrit” për ndihmë mjekësore.
Gjithashtu, një qytetar ka raportuar se, gjatë kërkimit të çantës së gruas së lënduar, ka gjetur një mjet shpërthyes, i cili më vonë është marrë nga vendi i ngjarjes për veprime të mëtejshme.
Prokurori publik është njoftuar dhe po merren masa për sqarim të ngjarjes./Telegrafi/
Lajme
Prokuroria nuk konfirmon nëse nëse në periudhën e kaluar janë dorëzuar raporte të sakta apo të rreme për cilësinë e ujit në Gostivar
A po kryheshin rregullish analizat e ujit në Gostivar nga Qendra për Shëndet Publik në Gostivar dhe Instituti për Shëndet Publik, dhe pse nga këto analiza nuk u konstatua me kohë ndotja e ujit, është një pistë tjeter që po e heton prokuroria.
Në brifingun me gazetarë, prokurorët thanë se për momentin nuk mund të konfirmojnë nëse në periudhën e kaluar janë dorëzuar raporte të sakta apo të rreme për cilësinë e ujit, pasi hetimet janë ende në zhvillim.
Për këtë arsye do të kryhen ekspertiza shtesë për mënyrën e marrjes dhe analizimit të mostrave, ndërsa do të shqyrtohen edhe të gjitha analizat e ujit të realizuara gjatë këtij dhe vitit të kaluar. Nëse konstatohen parregullsi ose përgjegjësi të personave apo institucioneve të tjera, hetimi do të zgjerohet edhe ndaj tyre.
Ndërkohë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftoi se analizat e kryera nga Qendra për Shëndet Publik në Gostivar më 29 qershor dhe 13 korrik e vlerësonin ujin si të sigurt për pije, edhe pse pikërisht më 13 korrik filloi rritja e numrit të pacientëve me probleme gastrointestinale.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
