Lajme
Sela në ZOOM: Ligji i për përfaqësim të drejtë i pushtetit është mashtrim, do të propozoj ligj tjetër!
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj koalicionit VLEN dhe Qeverisë, duke e cilësuar ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat si “mashtrim politik” dhe produkt të VMRO-DPMNE. Në emisionin ZOOM në RTM2, Sela hodhi poshtë pretendimet e VLEN-it se janë bartës të kësaj kauze, duke theksuar se ai vetë e ka ngritur këtë çështje që në vitin 2017 dhe e ka pasur si shtyllë të fushatës në vitin 2020. Sipas tij, ajo që po servohet sot nuk është reformë, por një “kopje e dështuar” e balancuesit që edhe më tej do të mbajë situatën e status quo-s për shqiptarët në Maqedoni të Veriut.
Ai paralajmëroi se do të dorëzojë në Kuvend një propozim-ligj alternativ, duke premtuar standarde të qarta dhe masa të rënda ndëshkuese për abuzuesit.
“Ligj do të dorëzojë që të vendojë standardin dhe jo gënjeshtër siç propozohet kjo. Sepse unë jam i dakort kur dikush më thotë ke gabim duhet të shoh një propozim më të mirë. Po dhe ne duhet të vendojmë standart dhe nuk duhet ta lejojmë që kjo të kalojë në këtë formë si mundohen që ta kalojnë. Natyrisht që ligji duhet të ketë edhe mekanizma ndëshkue. Do të ketë gjoba dhe largim nga puna për këdo që manipulon me përkatësinë etnike për të siguruar vend pune”, theksoi Sela.
Sipas tij, ligji aktual tenton të kufizojë të drejtën e deklarimit etnik vetëm në momentin e regjistrimit të popullsisë, gjë që e cilësoi si të papranueshme. Ai propozoi që çdo qytetar të ketë të drejtë të dëshmojë përkatësinë përmes dokumentit zyrtar nga Enti i Statistikave kur konkurron për punë.
Sela ngriti alarmin se drafti i Qeverisë është mbajtur i fshehtë, duke pretenduar se nuk është parë as nga opozita, por as partite shqiptare në pushtet.
“Unë ju garantoj të opozitës shqiptare njëherë, por edhe maqedone. Kërrkush s’e ka parë, s’u ka ardhur dokument zyrtar. Tani edhe për këtë pjesën tjetër jam goxha i sigurtë, s’e kam parë as edhe ata të VLEN-it”, theksoi Sela.
Lajme
E dhimbshme, tifoz i Fenerbahçes ndërron jetë gjatë ndeshjes
Një tifoz i Fenerbahçes, Yaşar Gerçek, ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes pas një sulmi në zemër.
Klubi e ka konfirmuar lajmin me dhimbje, duke shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe gjithë komunitetin e Fenerbahçes.
Në të njëjtën ndeshje, Fenerbahçe u mposht në shtëpi nga Beşiktaşi me rezultat 2-1.
Lajme
Skandal në Tetovë! I akuzuari pengoi mjekët teksa po shpëtonin të lënduarin
Tetovë – Incident gjatë një ndërhyrjeje të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë. Një 40-vjeçar nga qyteti është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka penguar ekipin mjekësor teksa po i jepte ndihmë një këmbësori të lënduar në një aksident trafiku.
Ngjarja ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 19:10, në rrugën “Ilinden” në Tetovë.
Sipas denoncimit të bërë në SPB Tetovë nga një punonjës i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë, gjatë ofrimit të ndihmës mjekësore, R.U. (40) nga Tetova dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike me bërtitje, ngritje zëri dhe sjellje të papërshtatshme ndaj ekipit mjekësor.
Policia e ka shoqëruar personin në stacion dhe ndaj tij është përgatitur parashtresa përkatëse.
Lajme
163 km/h në rrugë ku lejoheshin 80!
Rumuni “fluturon” nëpër Maqedoni, kapet në Tabanoc
Shpejtësi marramendëse në autostradën A1! Një shtetas rumun është ndaluar nga policia pasi është kapur duke drejtuar automjetin me 163 kilometra në orë, në një pjesë të rrugës ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte vetëm 80 km/h.
Ngjarja ka ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 06:30, në autostradën A1, pranë Demir Kapisë.
Sipas policisë, 49-vjeçari H.V.S. nga Rumania po drejtonte një automjet tip Audi, me targa rumune, kur sistemi i mbikëqyrjes “Qyteti i Sigurt” regjistroi shkeljen.
Ai u identifikua si person që dyshohet se ka kryer veprën penale “drejtim i pamatur i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Rreth orës 11:20, kur automjeti po dilte nga vendi përmes pikës kufitare Tabanoc, policia e ndaloi dhe e arrestoi shtetasin rumun.
Ai u dërgua në Stacionin Policor të Negotinës për procedurë të mëtejshme, ndërsa ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim penal përkatës.
Nga 80 në 163 km/h – më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar!
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
