Lajme
Erdogan: Izraeli po përpiqet të përhapë “flakët e konfliktit” në gjithë Lindjen e Mesme
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha sot se zbatimi i një embargoje gjithëpërfshirëse të armëve kundër Izraelit është një domosdoshmëri për të rritur presionin ndaj Tel Avivit për të ndaluar luftërat në Gaza dhe Liban, transmeton Anadolu.
“Presidenti Erdoğan theksoi se vendosja e një embargoje gjithëpërfshirëse të armëve (kundër Izraelit) është e nevojshme për të rritur presionin”, tha Drejtoria e Komunikimeve e vendit në X pas takimit të presidentit me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.
Ai tha se Tel Avivi po përpiqet të përhapë “flakët e konfliktit” në gjithë Lindjen e Mesme dhe ka “qëllim për t’i lënë palestinezët pa tokë në atdheun e tyre”.
“Gjatë takimit u diskutuan çështje rajonale dhe globale, duke përfshirë sulmet e Izraelit në territoret palestineze dhe libaneze”, thuhet në njoftim.
Ai ka përsëritur se Ankaraja do të vazhdojë të ndjekë “të gjitha rrugët për të siguruar që krimet e Izraelit të mos mbeten pa u ndëshkuar”.
Për më tepër, Erdoğan ka shprehur shpresën e Türkiyes se tensionet në Siri, Libi, Somali dhe Etiopi do të zgjidhen shpejt, duke i lejuar ato rajone të arrijnë paqen, qetësinë dhe stabilitetin.
Lajme
Mexhiti: Çështja e liderit të VLEN-it, ende nuk është zgjidhur
Çështja e lidërit të VLEN-it, ende nuk është zgjidhur. Njëri nga liderët e VLEN-it dhe njëherit kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, u pyetur nëse po shkojnë në Prekaz për të finalizuar çështjen e liderit të VLEN-it, Mexhiti u shpreh se atje shkojnë për të bërë homazhe dhe te varrezat e familjes Jashari, raporton SHENJA. Ndërsa siç u shpreh, sa i përket VLEN-it, nuk kanë ndonjë zhvillim të ri dhe se në momentin që do të ketë opinioni do të jetë i informuar.
“Sa i përket VLEN-it, po punohet, nuk ka diçka jashtë asaj që e kemi thënë deri tash, dmth momentin e duhur dhe do ju njoftojmë… nuk është vetëm çështja e liderit, po flasim për ideologji, për programin, për platformën, për mënyrën më të mirë se sit ë funksionoj VLEN-i”, deklaroi Mexhiti.
Lajme
Në Aeroportin e Shkupit zbulohen 150 mijë paund britanikë të padeklaruar
Zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të një pasagjeri, shtetas i huaj, i cili po udhëtonte drejt Londrës, zbuluan 150 mijë paund britanikë të cilët nuk ishin deklaruar sipas detyrimeve ligjore.
Sipas Ligjit për Punë Devizore, pasagjerit i janë kthyer deviza në kundërvlerë prej 10 mijë eurosh, ndërsa pjesa tjetër prej 141,315 paund britanikë është mbajtur përkohësisht. Siç njofton Drejtoria e Doganave, ndaj personit është ngritur kallëzim përkatës për kundërvajtje.
Nga kjo drejtori theksojnë se zbatojnë vazhdimisht aktivitete që synojnë zbulimin dhe parandalimin e transferimit të paligjshëm ndërkufitar të parave të gatshme, duke kontribuar drejtpërdrejt në luftën kundër krimit financiar.
Lajme
Alarm nëpër pompat e benzinës, disa nuk japin naftë, Qeveria qetëson qytetarët!
Një situatë dramatike është regjistruar gjatë orëve të fundit në pikat e karburantit në Maqedoninë e Veriut, ku radhët e gjata dhe nervozizmi i shoferëve kanë krijuar një atmosferë paniku. Shumë qytetarë raportojnë se në disa pika të caktuara nuk po lejohet furnizimi me dizel, ndërsa në të tjera po aplikohen kufizime jozyrtare të sasisë, përcjell INA.
“Në disa benzinata thjesht nuk të lënë të mbushësh naftë dhe më kthyen mbrapsht. Është një kaos i vërtetë sepse askush nuk jep informacion zyrtar, ndërkohë që njerëzit kanë filluar të frikësohen se do mbeten pa karburant,” deklaron i revoltuar një shofer nga Shkupi.
Nga ana tjetër, Qeveria ka dalë me një njoftim urgjent për të qetësuar situatën. Kryeministri Hristijan Mickoski, pas takimeve me përfaqësuesit e industrisë së naftës, ka deklaruar se gjendja është plotësisht nën kontroll dhe se ka rezerva të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha nevojat e vendit. Sipas autoriteteve, nuk ka vend për panik pasi furnizimi vazhdon rregullisht.
Kjo valë shqetësimi vjen në një kohë kur çmimet e naftës në tregjet botërore kanë shënuar rritje si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme, çka ka shtuar dyshimet te qytetarët për një shtrenjtim të mundshëm ose bllokim të derivateve në ditët në vijim.(INA)
-
Lajme3 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme3 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
