Connect with us

Lajme

Mickoski kundërshton idenë e Akademisë Shqiptare: Nuk kemi para për shoqata

Idea e koalicionit të partive shqiptare në qeveri VLEN, për krijimin e një Akademie Shqiptare të Shkencës dhe Arteve, të cilët njoftuan se katër komunat e udhëhequara nga VLEN, do ta mbështesin financiarisht këtë iniciativë , ka ngritur reagime të shumta në opinion.

Kryeministri i vendit Hristijan Micksoki, theksoi se nuk dëshiron që paratë e qytetarëve të shpenzohen për organizata joqeveritare, por sipas tij, nevojitet të shpenzohen për infrastrukturë, shkolla, bulevardet dhe parqe.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

Janë disa nga partitë opozitare në Parlament që do të rrisin apo ulin rejtingun nëse diskutohen tema të tilla. Ne si Qeveri dhe unë si kryeministër mbetemi të përkushtuar për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim etnie. Unë nuk do të flas për tema që politizohen. Këshilltarët nga radhët e VMRO-DPMNE-së nuk do të votojnë buxhete të tilla brenda komunave”.

Edhe sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, tha se nuk e mbështesin nismën e koalicionit VLEN, pasi sipas tij, ata nuk janë të interesuar të mbështesin projekte të cilët siç tha, cenojnë interesin e qytetarëve dhe të cilat denigrojnë ata që është shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

FATON AHMETI, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I BDI-SË

Është devalvuar një akademi e paralajmëruar nga niveli i akademisë në nivel të një organizate joqeveritare. Mendoj që nuk ja vlen të bëhemi pjesë e projekteve të tilla, të cilat e devalvojnë atë që përfaqësohet shqiptare çështjen e akademisë në këtë rast. Dmth nuk jemi pjesë e planeve dhe nuk jemi pjesë e projekteve të tilla. Nuk jemi të interesuar për të mbështetur projekte të cilat cënojnë interesin e shqiptarëve dhe projekte të cilat denigrojnë atë që është shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

LSDM është kategorikisht kundër krijimit të një Akademie paralele të Shkencave dhe Arteve, sepse do të thotë etnizimi i shkencës dhe krijimi i institucioneve etnike, në vend që të ket institucione për të gjithë qytetarët, ka deklaruar deputeti i LSDM-së, Mitko Trajçulleski.

MITKO TRAJÇULLESKI, DEPUTET I LSDM-SË

LSDM nuk do të mbështesë asnjë paralelizëm në institucione dhe do të kundërshtojë me të gjitha mekanizmat në dispozicion nëpër komuna që shpallin se synojnë ta financojnë këtë projekt me paratë e qytetarëve. Komunat janë të të gjithë qytetarëve, buxheti është i të gjithë qytetarëve dhe duhet të jetë i të gjithë qytetarëve, për të investuar në zgjidhjen e problemeve dhe jo në krijimin e përçarjeve dhe tensioneve. Njoftojmë se këshilltarët e LSDM-së në këto komuna nuk do ta përkrahin Buxhetin për vitin e ardhshëm 2025”.

E kjo iniciativë e VLEN-it, në mënyrë ironike ka gjetur përkrahje nga këshillitari në qytetin e Shkupit dhe ish ministrit të Financave nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Trajko Sllaveski, i cili në rrjetin social Twiter ka shkruar një urim të madh. “Përkrah fuqishëm iniciativën për themelimin e Shoqërisë Shkencore Artistike me titull pune “Akademia Shqiptare e Shkencave dhe Artit” me seli në Tetovë, ka thënë ai.

Ndërkaq, nga koalicioni VLEN deklarojnë se Akademia shqiptare është ekskluzivisht projekt shkencor që duhet të avancohet mendimi akademik.

VLEN

Duke qenë se shqiptarët janë sistematikisht të diskriminuar në ASHAM, intelektualët shqiptarë nuk kanë një hapësirë ku të veprojnë. Për këtë arsye, ne detyrohemi të krijojmë një platformë që do të mundësojë zhvillimin e mendimit shkencor. Ndërkohë që ASHAM tregon ngurtësi ndaj reformave dhe refuzon të pranojë realitetin e tanishëm faktik, intelektualët shqiptarë janë të detyruar të krijojnë platform që nuk do të operojë sipas politikës apo kritereve etnike, por vetëm në bazë të shkencës”.

Nga VLEN, ju bëjnë thirrje të gjitha partive politike që siç thonë, në vend që të kritikojnë, të marrin guximin dhe të japin mbështetje ndaj kësaj nisme, në mënyrë që përmes një debati gjithëpërfshirës të gjendet një zgjidhje e drejtë për përfaqësimin e shqiptarëve në qarqet më të larta akademike. Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, kryetarët e katër komunave të drejtuara nga koalicionit VLEN, ai i Tetovës, Bilall Kasami, i Çairit, Visar Ganiu, i Gostivarit Valbon Limani dhe kryetari i Zhelinës, Blerim Sejdiu, në Tetovë kanë takuar intelektualë shqiptarë, me çka theksuan se arsyeja e takimit ka qen dinamizimi i realizimit të projektit shkencor të koalicionit VLEN, për krijimin e Akademisë Shqiptare.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Alpinisti i vdekur në Majën e Titos është nga fshati Xhepçisht?!

Personi që humbi jetën sot në zonën e “Kodrës së Diellit”, përkatësisht në afërsi të Majës së Titos, mësohet se është nga fshati Xhepçisht i Komunës së Tetovës, mëson tetova1

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një person mbi 70-vjeç, i cili kishte dalë në zonën malore si alpinist. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të paarritshëm me mjete të zakonshme, trupi i pajetë është transportuar me helikopter nga zona malore. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes./tetova1.mk

Continue Reading

Lajme

Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani

Jasir Asani ishte një nga befasitë e trajnerit Maran, pasi mëngjarashi nuk ishte pjesë e listës me 29 futbollistë të grumbulluar për 4 ndeshjet e kombëtares në Ligën e Kombeve.

Këtë Asani nuk e ka “kapërdirë” dot dhe ka reaguar në rrjetet sociale. Asani ka “ironizuar”, me dy postime të bëra.

“Po rri urtë, se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më…”, shkruan Jasir Asani në rrjetet sociale.

Continue Reading

Lajme

Këto janë të dhënat që nuk duhet t’ia jepni ChatGPT-së

ChatGPT është bërë pjesë e përditshmërisë së shumë njerëzve, të cilët e përdorin për gjithçka, nga recetat dhe CV-të, deri te këshillat për shëndetin dhe problemet në punë.

Por përdorimi gjithnjë e më i madh i chatbotëve po ngre shqetësime te ekspertët e privatësisë, të cilët paralajmërojnë se disa informacione personale dhe konfidenciale nuk duhet të ndahen në bisedat me inteligjencën artificiale.

Sipas ekspertëve të cituar nga “HuffPost”, përdoruesit duhet të shmangin ndarjen e të dhënave që mund t’i identifikojnë drejtpërdrejt.

Të dhënat personale

Emri i plotë, adresa, numri i telefonit, numri personal, të dhënat e pasaportës, patentës apo dokumenteve të tjera zyrtare janë ndër informacionet që këshillohet të mos ndahen.

Ekspertët rekomandojnë që edhe para ngarkimit të një dokumenti për analizë të hiqen të dhënat që mund të identifikojnë personin.

Problemet dhe informacionet intime

Komunikimi natyral me chatbotët mund t’i bëjë përdoruesit të ndajnë histori familjare, probleme personale apo informacione intime.

Ekspertët paralajmërojnë se një chatbot nuk duhet trajtuar si psikolog, mjek apo avokat, pasi nuk ka të njëjtat detyrime profesionale dhe ligjore për konfidencialitet.

Dokumentet mjekësore
Raportet mjekësore dhe analizat laboratorike mund të përdoren për të marrë shpjegime nga inteligjenca artificiale, por këshillohet që paraprakisht të fshihen emri, datëlindja, numri personal dhe të dhënat e tjera identifikuese.
Informacionet e kompanisë

Raportet e brendshme, kontratat, të dhënat e klientëve, kodet burimore dhe dokumentet që mbrohen nga marrëveshjet e konfidencialitetit nuk duhet të ngarkohen pa autorizim.

Një veprim i tillë mund të krijojë probleme ligjore, kontraktuale ose rregullatore për punonjësin dhe kompaninë.

Të dhënat financiare

Numrat e llogarive bankare, të dhënat e kartave të kreditit, informacionet mbi investimet, të ardhurat dhe deklaratat tatimore janë gjithashtu informacione që duhet të mbahen larg chatbotëve.

Ekspertët këshillojnë përdoruesit të kontrollojnë cilësimet e privatësisë në platformat e inteligjencës artificiale dhe, kur është e mundur, të kufizojnë përdorimin e bisedave për trajnimin e modeleve.

Një alternativë është përdorimi i pseudonimeve ose përshkrimeve të përgjithshme në vend të emrave dhe të dhënave reale, duke i dhënë chatbotit kontekstin e nevojshëm pa ekspozuar informacionet personale apo konfidenciale.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme12 hours ago

Alpinisti i vdekur në Majën e Titos është nga fshati Xhepçisht?!

Personi që humbi jetën sot në zonën e “Kodrës së Diellit”, përkatësisht në afërsi të Majës së Titos, mësohet se...

Lajme12 hours ago

Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani

Jasir Asani ishte një nga befasitë e trajnerit Maran, pasi mëngjarashi nuk ishte pjesë e listës me 29 futbollistë të...

Lajme12 hours ago

Këto janë të dhënat që nuk duhet t’ia jepni ChatGPT-së

ChatGPT është bërë pjesë e përditshmërisë së shumë njerëzve, të cilët e përdorin për gjithçka, nga recetat dhe CV-të, deri...

Lajme12 hours ago

Dokumente të falsifikuara për t’u paraqitur si italian, arrestohet 38-vjeçari në Qafë Thanë

Një shtetas i huaj, F.Sh. (38), është arrestuar në pikën kufitare “Qafë Thanë”, pasi gjatë tentimit për të dalë nga...

Lajme12 hours ago

Privohet nga liria shoferi pas aksidentit në autostradën Kumanovë–Shkup ku dy persona humbën jetën

Një 65-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pas aksidentit të rëndë rrugor që ndodhi dje në autostradën Kumanovë–Shkup, ku...

Lajme2 days ago

NPK Tetovë në aksion për pastrimin e lumit Shkumbin, në terren edhe kryetari Kasami dhe drejtori Bislimi

NPK Tetovë në aksion për pastrimin e lumit Shkumbin, në terren edhe kryetari Kasami dhe drejtori Bislimi NPK Tetovë ka...

Lajme2 days ago

‘Fluturoi’ 119 km/h në zonën 50 km/h, arrestohet 23-vjeçari në Tetovë

Një 23-vjeçar nga fshati Gjermë është arrestuar në Tetovë pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 119 km/h,...

Lajme2 days ago

“Interex” mori dritën jeshile për të blerë “Tinex”, përfshirë “SuperTinex”, “Tinex Delikates”, “Konto” dhe “Spot”

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka dhënë dritën jeshile për përqendrimin përmes të cilit kompania kosovare “Proeks Internacional” synon të...

Lajme2 days ago

23-vjeçarja nga Tetova denoncon stomatologun: Dyshime për ngacmim seksual dhe mesazhe të papërshtatshme

Një 23-vjeçare nga Tetova ka denoncuar në polici një stomatolog nga një ordinancë private në qytet, duke pretenduar se është...

Lajme2 days ago

New York, Times Square – Protestë: “Jo në emrin tim”

Në zemër të Nju Jorkut, në Times Square, diaspora shqiptare u mblodh disa orë më parë në një protestë paqësore...

Trending