Lajme
Markete në Maqedoni gati 1 miliardë euro të hyra gjatë 2023, kush është në krye
Marketet tashmë janë biznese shumë fitimprurëse edhe në Maqedoninë e Veriut.
934 milionë euro apo gati 1 miliardë euro janë të hyrat totale gjatë 2023 në shtatë marketet në Maqedoninë e Veriut që janë me të hyrat dhe fitimet më të larta si: KAM, Kiper, Stokomak, Kit-go, VERO, Ramstor dhe Tinex, pércjell INA.
Në vend të parë është KAM, me të hyra prej 268.8 milionë euro. Pasaj Kiper me 175.2 milionë euro dhe Stokomak me 138.5 milionë euro.
Me të ardhura prej 102.6 milionë euro në vitin 2023, “Vero” ia kaloi “Tinex”-it, i cili realizoi të ardhura totale prej 98.3 milionë euro.
Në vendin e gjashtë është Kit-go, e cila vitin e kaluar kishte të ardhura totale prej 86.9 milionë euro.
midle
Sipas shumës së të hyrave, Zito Market ngec me 69.5 milionë euro në vendin e shtatë dhe Ramstore me 64.3 milionë euro në vendin e tetë.
Në vend të parë për sa i përket fitimit për vite radhazi është VERO, i cili në vitin 2023 ka realizuar një fitim neto prej 10.3 milionë euro, që është një rritje prej 12.8 për qind krahasuar me vitin 2022.
Në pozitën e dytë është KAM me një fitim prej 7.3 milionë euro, që është një rritje e konsiderueshme krahasuar me vitin 2022, kur fitimi ishte 4.9 milionë euro.
Ndër tre kompanitë me fitimin më të madh është Kiper, me fitime neto prej 5.5 milionë euro.
Pas tyre vijnë Stokomak me fitim 4.1 milionë euro, Kit-go me 3.9 milionë euro, Ramstor me 2.5 milionë euro dhe Tinex me 1.4 milionë euro.(INA)
Lajme
Samir Mane do të ndërtoj “fshat të vogël në Tetovë”, ja ku?!
Biznesmeni shqiptar, Samir Mane po i shtrijnë investimet e tij edhe në qytetin e Tetovës, shkruan Tema.mk. Siç mësohet, Mane do të investojë në “shtëpinë përmirësuese për fëmijët”, ku ai do të arrijë një marrëveshje me Myftininë e Tetovës për ta mar me koncension 30 vjeçar. Bëhet fjalë për vendin afër stadiumit tek “Kf Dardanët”, ku sipas burimeve ai do të ndërtoj një fshat të vogël. Brenda ditëve pritet që kjo marrëveshje të finalizohet./Tema.mk/
Lajme
Babai i Liridonës pas vendimit: Populli i ka dënu ata, me padurim e kemi pritë këtë ditë
Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kushtrim Kokalla u dënua me plot 30 vjet dënim.
Hajdar Ademaj, babai i të ndjerës ka folur për Klan Kosova, teksa tha se që të tre të akuzuarit i ka dënuar populli.
“Populli i ka dënuar ata. Faleminderit prej të gjithëve, e kam pritur këtë ditë me padurim, veç deshi Zoti dhe e mori dënimin e merituar. Ju faleminderit shumë”, tha babai i Liridonës.
Lajme
Doganat e Maqedonisë: Për tre muaj, 11 milionë euro më shumë të ardhura nga importi i duhanit
Nga Drejtoria e Doganave thonë se për 11 milionë euro është rritur mbledhja e të ardhurave nga importi i duhanit dhe produkteve të duhanit në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa vetëm nga kjo bazë, në buxhet janë derdhur gjithsej 2,14 miliardë denarë ose 34,7 milionë euro.
Sipas Doganës, për këtë, ka dhënë kontribut puna e doganierëve, konkretisht, gjatë kësaj periudhe në tetë raste janë konfiskuar mbi një milion copë cigare dhe 225,6 kilogramë produkte duhani, duhan i prerë, duhan për nargjile dhe qese nikotine. Në katër raste është zhvilluar procedurë parahetimore nga Njësia e hetimeve pranë Sektorit për kontroll dhe hetime, dhe janë ngritur kallëzime penale kundër katër personave fizikë dhe një personi juridik.
“Roli ynë nuk është vetëm të kontrollojmë, por të mbrojmë, të parandalojmë dhe të tregojmë se ligji vlen njësoj për të gjithë. Kompanitë që punojnë ligjërisht duhet të kenë siguri dhe parashikueshmëri.
Roli ynë është të sigurojmë kushte ku puna e ndershme është përparësi, ndërsa për konkurrencën e pandershme nuk ka vend. Kështu krijohet ekonomi e shëndetshme dhe hapen mundësi të reja biznesi”, tha mes tjerash drejtori Boban Nikollovski.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
