Lajme
Për 9 muaj në Maqedoni janë importuar 29.768 vetura të përdorura
Çmimi mesatar i një veture të përdorur në Gjermani në shtator të këtij viti ra për rreth 300 euro, respektivisht në 26,487 euro, niveli më i ulët që nga janari i vitit 2022, kur mesatarja ishte 26,252 euro, bëjnë të ditur të dhënat e AutoScout24.
Në vitin e kaluar, çmimet e veturave të përdorura në tregun gjerman u ulën për më shumë se pesë për qind, pra për 1397 euro. Që nga marsi i vitit 2023, kur çmimet arritën kulmin e tyre, ato kanë rënë me më shumë se nëntë për qind.
Pavarësisht kësaj rënieje, çmimet e automjeteve të përdorura janë ende 27 për qind më të larta se sa ishin në janar të vitit 2020, para fillimit të pandemisë, raporton Bloomberg.
Dihet se Gjermania është një nga tregjet kryesore nga ku importohen vetura të përdorura në Maqedoni dhe trendet e tilla dukshëm ndikojnë në rritjen e kërkesës edhe në vendin tonë, gjë që më së miri e tregojnë të dhënat e Drejtorisë së Doganave. Përkatësisht, nga janari deri në shtator të këtij viti, në Maqedoni janë importuar gjithsej 29.768 vetura të përdorura për pasagjerë, ose mesatarisht mbi 3.000 vetura të përdorura në muaj.
Nëse importi vazhdon me të njëjtin ritëm në tre muajt e fundit të vitit, Maqedonia është rrugës që në vitin 2024, të arrijë rekord në importin e veturave të përdorura.
Ndryshe, statistikat nxjerrin në pah se në Maqedoni në vazhdimësi importohen më shumë vetura të përdorura sesa të reja, që rezulton me rritje të parkut të automjeteve në vend, respektivisht nga 121,1 vetura për 1000 banorë në vitin 2007, në 302,8 vetura për 1000 banorë vitin e kaluar.
Lajme
Samir Mane do të ndërtoj “fshat të vogël në Tetovë”, ja ku?!
Biznesmeni shqiptar, Samir Mane po i shtrijnë investimet e tij edhe në qytetin e Tetovës, shkruan Tema.mk. Siç mësohet, Mane do të investojë në “shtëpinë përmirësuese për fëmijët”, ku ai do të arrijë një marrëveshje me Myftininë e Tetovës për ta mar me koncension 30 vjeçar. Bëhet fjalë për vendin afër stadiumit tek “Kf Dardanët”, ku sipas burimeve ai do të ndërtoj një fshat të vogël. Brenda ditëve pritet që kjo marrëveshje të finalizohet./Tema.mk/
Lajme
Babai i Liridonës pas vendimit: Populli i ka dënu ata, me padurim e kemi pritë këtë ditë
Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kushtrim Kokalla u dënua me plot 30 vjet dënim.
Hajdar Ademaj, babai i të ndjerës ka folur për Klan Kosova, teksa tha se që të tre të akuzuarit i ka dënuar populli.
“Populli i ka dënuar ata. Faleminderit prej të gjithëve, e kam pritur këtë ditë me padurim, veç deshi Zoti dhe e mori dënimin e merituar. Ju faleminderit shumë”, tha babai i Liridonës.
Lajme
Doganat e Maqedonisë: Për tre muaj, 11 milionë euro më shumë të ardhura nga importi i duhanit
Nga Drejtoria e Doganave thonë se për 11 milionë euro është rritur mbledhja e të ardhurave nga importi i duhanit dhe produkteve të duhanit në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa vetëm nga kjo bazë, në buxhet janë derdhur gjithsej 2,14 miliardë denarë ose 34,7 milionë euro.
Sipas Doganës, për këtë, ka dhënë kontribut puna e doganierëve, konkretisht, gjatë kësaj periudhe në tetë raste janë konfiskuar mbi një milion copë cigare dhe 225,6 kilogramë produkte duhani, duhan i prerë, duhan për nargjile dhe qese nikotine. Në katër raste është zhvilluar procedurë parahetimore nga Njësia e hetimeve pranë Sektorit për kontroll dhe hetime, dhe janë ngritur kallëzime penale kundër katër personave fizikë dhe një personi juridik.
“Roli ynë nuk është vetëm të kontrollojmë, por të mbrojmë, të parandalojmë dhe të tregojmë se ligji vlen njësoj për të gjithë. Kompanitë që punojnë ligjërisht duhet të kenë siguri dhe parashikueshmëri.
Roli ynë është të sigurojmë kushte ku puna e ndershme është përparësi, ndërsa për konkurrencën e pandershme nuk ka vend. Kështu krijohet ekonomi e shëndetshme dhe hapen mundësi të reja biznesi”, tha mes tjerash drejtori Boban Nikollovski.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
