Lajme
Rreth 42 për qind e të rinjve duan të largohen nga Maqedonia e Veriut
Nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore, shumica e të rinjve nga Maqedonia e Veriut, 42.67 për qind e tyre, shprehën dëshirën për t’u larguar nga vendi për shkak të standardit dhe kushteve të dobëta sociale, jetësore dhe ekonomike, tregojnë të dhënat nga hulumtimi i “Fondacionit Friedrich Ebert”.
Sipas rezultateve të “Studimit për të rinjtë nga Evropa Juglindore 2024”, vendin e radhës në atë listë e zë Bosnja dhe Hercegovina, ku do të emigronin 31.18 për qind e të rinjve dhe në Shqipëri kjo përqindje është 36.9.
Ndërsa për vendet e tjera të rajonit, në Kroaci 21.62 për qind e të rinjve shprehën nevojën për t’u larguar nga vendi.
E njëjta situatë është edhe në Kosovë, ku 27.83 për qind e të rinjve janë të pakënaqur me standardin e jetesës.
Në Serbi dhe Slloveni, 25 për qind e të rinjve shprehën dëshirën për t’u larguar nga vendi, ndërsa në Greqi ky numër është 31.26 për qind.
Në Bullgari dhe Rumani, sondazhi tregoi gatishmërinë më të vogël të të rinjve për t’u larguar nga vendet e tyre.
Sondazhi u krye në një kampion prej 8.943 të rinjsh nga Evropa Juglindore, nga mosha 14 deri në 29 vjeç dhe tregoi se 23 për qind e tyre e shohin pagën më të mirë si një nga arsyet kryesore për t’u larguar nga vendi.
Lajme
13-vjeçari lufton për jetën pas plagosjes me thikë në Çair
Një 13-vjeçar ndodhet në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, pasi është plagosur me thikë gjatë një përleshjeje në rrugën “Brigada Maqedono-Kosovare” në Çair.
Sipas informacioneve të para, në incident kanë marrë pjesë pesë persona, katër prej tyre të mitur dhe një person madhor. Gjatë përleshjes dyshohet se janë përdorur thika dhe shkopinj bejsbolli.
Njëri nga të miturit, i lindur në vitin 2012, ka pranuar se ka përdorur thikë. Megjithatë, ekspertiza e plotë forenzike pritet të përcaktojë nëse pikërisht me atë thikë janë shkaktuar plagët e rënda të 13-vjeçarit.
Ndërkohë, vëllai i tij, i lindur në vitin 2007, ka refuzuar të japë deklaratë për ngjarjen.
Lajme
Adnan Azizi: Gëzim Ostreni e konfirmoi, Ali Ahmeti bëri kompromise me Marrëveshjen e Ohrit
Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka rikthyer në debat çështjen e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, duke vlerësuar se marrëveshja e vitit 2001 nuk i përmbushi aspiratat e plota të shqiptarëve.
Azizi thotë se shqiptarët që morën pjesë në luftë nuk luftuan për poste apo privilegje, por për liri, barazi dhe të drejta kombëtare. Sipas tij, një pjesë e luftëtarëve që kundërshtuan mënyrën se si po zhvilloheshin proceset pas luftës përfunduan të vrarë, të burgosur ose të harruar.
“Ushtarët, veprimtarët dhe atdhetarët e UÇK-së nuk hynë në luftë për pushtet, poste apo privilegje, por për liri, barazi dhe të drejta kombëtare”, shprehet Azizi.
Ai përmend edhe Komandant Kushtrimin, Harun Aliun si një nga zërat që, sipas tij, kundërshtuan devijimin e qëllimeve të luftës dhe Marrëveshjen e Ohrit.
Në këtë kontekst, Azizi i referohet edhe dëshmive të ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Gëzim Ostrenit, duke argumentuar se pas 25 vitesh duhet të rishikohet pa tabu mënyra se si është trajtuar Marrëveshja e Ohrit dhe proceset që e kanë shoqëruar atë.
“Ohri ishte kompromis për ta ndalur luftën, jo përmbushje e plotë e aspiratave shqiptare”, thekson deputeti i VLEN-it.
Sipas Azizit, Marrëveshja e Ohrit nuk solli realizimin e plotë të kërkesave shqiptare sa i përket gjuhës shqipe, flamurit kombëtar dhe trajtimit të shqiptarëve si të barabartë në shtet.
Debati për trashëgiminë e Marrëveshjes së Ohrit rikthehet në vëmendje në prag të 25-vjetorit të nënshkrimit të saj, ndërsa Azizi kërkon që kjo periudhë të analizohet “pa frikë dhe pa mite”.
Lajme
Gëzim Ostreni: Ali Ahmeti pranoi që gjuha shqipe mos të figurojë në Kushtetutë, por të zëvendësohet me termin 20%
Ish gjenerali i UÇK-së, Gëzim Ostreni në emisionin “Rishtazi” që emetohet në gazetën Koha, ka rikthyer në vëmendjen në një prej çështjeve më të debatueshme që lidhen me negociatat politike pas konfliktit të vitit 2001.
Ostreni pretendon se Ali Ahmeti, i cili në atë kohë ishte përfaqësues politik i UÇK-së, kishte bërë kompromise, pa e njoftuar atë dhe kishte pranuar që në Kushtetutën e Maqedonisë të mos përdorej përcaktimi i drejtpërdrejtë për gjuhën shqipe, por formulimi që lidhej me pragun prej 20 për qind.
“Neve gjatë UÇK-së kemi qenë të ndarë në detyra, pjesën politike Ali Ahmeti dhe pjesën e luftës Gëzimi. Unë shumë vonë e kam parë, mendoja se është gjuha shqipe. Në komunikatën numër gjashtë kërkohet që Maqedonia të jetë shtet shqiptaro-maqedon. Aty nuk ishte gjuha shqipe e shqiptarëve, por gjuha e një populli që ka mbi 20%. Edhe ajo e le të hapur një dritare për diskutim. Ta zëmë se nëse pranohen bullgarët dhe pranohen se janë 25% këtu në Maqedoni, atëherë gjuha bullgare do të jetë zyrtare, ndërsa gjuha shqipe do të bie poshtë. Është dashur të ndikohet politikisht që të mos jetë me përqindje, por me emër dhe mbiemër, gjuha shqipe”, u shpreh gjeneral Ostreni.
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
