Connect with us

Lajme

Një metër kub dru arrin 90 euro, qytetarët të shqetësuar dhe të pakënaqur

Stina e dimrit e cila ka veçoritë e saj, ka edhe telashet e saja për t’u përgaтitur. Qytetarët kanë filluar që të bëhen gati për këtë stinë që nga turshitë e deri tek drutë. Mirëpo, qytetarët janë të shqetësuar për shkak se çmimet e druve mbesin të larta. Të intervistuar nga TV Shenja, qytetarët theksuan se nuk po munden të arrijnë të blejnë dru për shkak të shtrenjtësisë, çmimi i së cilës është deri në 5.300 denar për metër.

Të shqetësuar për këtë më shumë ishin pensionistët, të cilët thanë se për shkak të pensionit dhe çmimeve nuk po munden të marrin aq metre sa është e nevojshme.

Qytetar

“Po normal shtrenjtë janë. Unë pensioner si me i ble. Ende nuk i kemi blerë drunjët. Sa jemi interesuar deri në 5.200 deri 5.300 denar është një metër, shumë para janë. Çmimet janë njëjtë edhe vitet e kaluara ka qenë aq, 4.800 deri në 5.000. Neve për dimër na nevojiten 5-6 metre bëhet deri 25.000, mirëpo unë jam pensioner me 16.000 denarë, nuk mundemi me përballu”.

E disa të tjerë që janë nëpër fshatra, theksuan se çmimet janë deri në 70 euro për një metër mirëpo prap, nuk po munden të blejnë dru mjaftueshëm për ngrohje.

Qytetar

“Po jemi përgatit diçka. I kemi marrë drutë, unë jam në fshat. Nga 60 euro e kam marrë metrën, është bërë pak shtrenjtë po nuk kemi çfarë të bëjmë. Pak më lirë se vitet e kaluara janë. Unë i kam marrë 7 metra, nuk mjaftojnë, më së paku duhet 10 metra me i pas po aq kemi mundësinë me pension”.

Qytetar

“Jo nuk jemi interesuar për dru, po sa kam dëgjuar diku deri në 70 euro.”

Ngrohja gjatë dimrit për disa qytetarë nuk po bëhet vetëm me dru por edhe me klimë.

Qytetar

“Po jemi bërë gati për dimër, kemi blerë dru në pllac, 5.200 denar metren, pak shtrenjtë. Unë i kam blerë 2 metra për shkak që kemi edhe klimë në shtëpi dhe nuk ka nevojë për më shumë”.

Qytetar

“Jo nuk kemi blerë drunjë, po nxehemi me rrymë. Drunjë nuk marrim se jetoj në banes dhe nuk kemi pyetur për drunjët, po nxehemi me rrymë. Po edhe rryma është shtrenjtë”.

Një numër i qytetarëve për t’iu larguar kësaj shtrenjtësie kishin gjetur si zgjidhje që ngrohjen e tyre të e bëjnë me peleta. Edhe pse nuk pranuan të flasin para kamerave, ata thanë se peletit janë më lirë se drunjët, sipas tyre për 1 tonë peleti paguanin rreth 17.000 denarë.

Nga e gjithë kjo, qytetarët u shprehën se janë të shqetësuar se si do e kalojnë stinën e dimrit me këto shtrenjtësi të cilat janë të domosdoshme për të jetuar. /SHENJA/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Policia me detaje në Saraj të Shkupit, ku u plagos një person

Policia po heton një incident të rëndë me armë zjarri që ndodhi në Saraj të Shkupit.

Sipas informacioneve që ka siguruar Tetovasot, më 18.10.2026, rreth orës 09:30, një person hapi zjarr në drejtim të M.I., i cili ndodhej në automjetin e tij Volkswagen Touran.

Nga xhamat e thyer të automjetit, M.I. pësoi lëndime në dorë, ndërsa në vendngjarje policia gjeti katër gëzhoja pistolete.

Tetovasot raporton se po punohet intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Continue Reading

Lajme

Dëshpërim për qytetarët, shtrenjtohet sërish çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut!

Çmimi i benzinave pas mesnate do të lirohet për 2,5 denarë për litër, përcjell TV21. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë do të shtrenjtohet për 2 denarë për litër.

Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:

Nafta – 99,0 den/l

Benzina BS-98 – 100,5 den/l

Benzina BS-95 – 98,5 den/l

Vaji ekstra i lehtë – 110,5 den/l

Continue Reading

Lajme

Mevlan Ademi: Provimi i jurisprudencës në shqip, një arritje e madhe, po thyhet një barrierë

“Provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe është një arritje e madhe, po thyhet një barrierë”, ka deklaruar Mevlan Ademi, njëri nga iniciatorët e protestave studentore për mundësimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Deklarata e Ademit vjen pas njoftimit të ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, se është prezantuar zgjidhja ligjore që do të mundësojë mbajtjen e provimit edhe në gjuhën shqipe.

Shasivari deklaroi se po numëron ditët deri në heqjen e barrierës gjuhësore 35-vjeçare. Ndërkaq, për studentët shqiptarë të drejtësisë, kjo çështje ishte prej vitesh objekt kërkesash dhe protestash.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Policia me detaje në Saraj të Shkupit, ku u plagos një person

Policia po heton një incident të rëndë me armë zjarri që ndodhi në Saraj të Shkupit. Sipas informacioneve që ka...

Lajme2 hours ago

Dëshpërim për qytetarët, shtrenjtohet sërish çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut!

Çmimi i benzinave pas mesnate do të lirohet për 2,5 denarë për litër, përcjell TV21. Sipas vendimit të fundit të...

Lajme2 hours ago

Mevlan Ademi: Provimi i jurisprudencës në shqip, një arritje e madhe, po thyhet një barrierë

“Provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe është një arritje e madhe, po thyhet një barrierë”, ka deklaruar Mevlan Ademi, njëri...

Lajme5 hours ago

“Brez Tik Tok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë”, Rama sulmon protestuesit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, po zhvillojnë një takim me Policinë e...

Lajme5 hours ago

BDI pas rezultatit në Bërvenicë: Vota shqiptare nuk mund të injorohet!

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka përshëndetur kalimin e kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arkin Jahiji, në raundin...

Lajme5 hours ago

Fatmir Limani reagon pas rezultatit në Bërvenicë: “Eh, tetori, tetori…, fillimi i fundit”

Fatmir Limani ka reaguar me një mesazh ironik pas rezultateve zgjedhore në Komunën e Bërvenicës, ku AKI-ja doli fituese në...

Lajme6 hours ago

Kush fitoi dhe kush humbi vota në Bërvenicë (ANALIZË)

Një vit pas zgjedhjeve lokale të vitit 2025, rezultatet e zgjedhjeve të zhvilluara në Komunën e Bërvenicës tregojnë ndryshime të...

Lajme6 hours ago

Mes protestave të dhunshme, Rama shpall shpërblimin: 2.500 euro për çdo polic në front!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar një shpërblim shtesë prej 2.500 eurosh për çdo efektiv të angazhuar në përballimin...

Lajme22 hours ago

Bërvenicë: AKI Fiton ndaj VLEN-it me 630 vota, shkon në balotazh me VMRO DPMNE

AKI kryeson ndaj koalicionit qeverisës VLEN në Komunën e Bërvenicës me një diferencë prej 630 votash, sipas rezultateve të deritanishme,...

Lajme24 hours ago

Ali Ahmeti për protestat në Tiranë: Shqipëria që digjet është Shqipëria e të gjithëve

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar për zhvillimet e fundit dhe përshkallëzimin e protestave në Tiranë, duke u bërë...

Trending