Lajme
Rusia e gatshme të dëgjojë propozimin e Donald Trumpit për t‘i dhënë fund luftës
Rusia është e gatshme të dëgjojë propozimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, për t‘i dhënë fund luftës, tha një zyrtar, ndërsa një person humbi jetën dhe 13 të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në Odesa dhe Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimin Europian zhvilloi bisedime në Kiev lidhur me mbështetjen për Ukrainën pas ndërrimit të administrates amerikane në janar, transmeton Zëri i Amerikës.
Zv/Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov tha se Moska dhe Uashingtoni po “shkëmbenin sinjale” lidhur me Ukrainën përmes atyre që i cilësoi si “kanale të mbyllura”.
Ai nuk dha detaje nëse komunikimi ishte me administratën aktuale amerikane apo me zotin Trump dhe ekipin e pritshëm të administrates së tij të re.
Rusia është e gatshme t’i dëgjojë propozimet e zotit Trump mbi Ukrainën nëse do të jepeshin “ide se si të ecet përpara në kuptimin e një marrëveshjeje, dhe jo se si të furnizohet regjimi i Kievit me çdo lloj ndihme”, tha zoti Ryabkov në një intervistë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve, Interfax.
Sidoqoftë, po shtohen pikëpyetjet mbi atë se çfarë mund të presë Kievi nga administrate e re republikane. Zoti Trump, në mënyrë të vazhdueshme, ka shprehur kritika lidhur me ndihmën amerikane ndaj Ukrainës dhe ka bërë zotime të paqarta për t‘i dhënë fund luftës ndrësa ka vlerësuar pozitivisht Presidentin rus Vladimir Putin.
Gjatë vizitës në Kiev të shtunën, Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell e siguroi Ukrainën për mbështetjen europiane.
“Mbështetja e Bashkimit Europian për Ukrainën ka qenë përparësia ime personale gjatë mandatit tim dhe do të vazhdojë të jetë në krye të axhendës së Bashkimit Europian”, shkroi ai në rrjetin X.
Lajme
Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë Faton Fazliu nga Brukseli: Diskutuam digjitalizimin e regjistrave civil
Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, ka bërë të ditur se gjatë një vizite zyrtare në Bruksel ka zhvilluar një takim me znj. Christine Pelfrenedear, Drejtoreshë e Departamentit të Çështjeve Civile të Qytetit të Brukselit.
Sipas Fazliut, takimi është fokusuar në shkëmbimin e përvojave lidhur me procesin e digjitalizimit të regjistrave civilë, dokumentet elektronike dhe përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët.
“Diskutuam për përvojat belge në digjitalizimin e regjistrave civilë, dokumentet elektronike dhe shërbimet moderne për qytetarët”, ka deklaruar Fazliu.
Ai theksoi se takime të tilla janë të rëndësishme për avancimin e reformave në administratën publike dhe për përvetësimin e praktikave më të mira ndërkombëtare.
“Takime të tilla janë të vlefshme për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe avancimin e reformave në administratën publike”, u shpreh ai.
Në fund, Fazliu ka shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe bashkëpunimin gjatë vizitës në Bruksel.
Lajme
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss
Katër ditë nga zhdukja dhe pas tri ditë kërkimesh intensive është gjetur kufoma e vogëlushit pesëvjeçar shqiptar Tian Rahimi. Këtë njoftim e dhanë për albinfo.ch burime nga vullnetarët që ishin angazhuar në kërkim të tij.
Siç është raportuar tashmë, Tiani pesëvjeçar, me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss pranë lokalitetit Mühlau të shtunën, kur ishin në një gomone. Prindërit dhe motra e tij shtatëvjeçare arritën të notonin deri në breg, transmeton albinfo.ch. Pesëvjeçari është zhdukur që atëherë.
Ekipet e shpëtimit kanë kërkuar vazhdimisht djalin me një kontingjent të madh personeli të angazhuar. Përveç patrullave të policisë, në kërkim morën pjesë edhe dronë, anije, një helikopter shpëtimi, zjarrfikësit dhe zhytës të policisë.
Lajme
Simon Zereci emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë
Simon Zereci është emëruar drejtor i përgjithshëm i Gardës së Republikës, duke mbajtur gradën Drejtues Madhor.
Pas largimit të Ermal Onuzit në qershor të vitit 2025, Zereci u emërua në krye të Gardës, më pas Sami Kuti dhe sërish Zereci.
Lajmi është bërë i ditur këtë të martë në një njoftim zyrtar për mediat, raporton Shqiptarja.com.
“Në zbatim të nenit 17 të ligjit 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Z. Simon Zereci është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës dhe mban gradën Drejtues Madhor”, thuhet në njoftim.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
