Lajme
Banorët shqiptarë të Vizbegut: Kryetari i Butelit Darko Kostovski mbajti premtimet që BDI dhe LSDM nuk i realizuan për vite me radhë
Vizbegu, një nga lagjet më të mëdha të komunës së Butelit, sot është një shembull i angazhimit dhe punës së mirë të kryetarit të komunës, Darko Kostovski. Banorët shqiptarë të kësaj lagjeje thonë se janë të kënaqur dhe e vlerësojnë fjalën e dhënë dhe angazhimin e Kostovskit për të realizuar premtimet e tij, ndryshe nga dy partitë e mëparshme që ishin pjesë e pushtetit, BDI dhe LSDM.
Gjatë qëndrimit të tij në mes banorëve shqiptar të Vizbegut, kryetari Kostovski theksoi se “fjala e dhënë ka peshë sa malet” dhe se angazhimet e tij janë realitet, jo thjesht premtime boshe. Ai u shpreh se, disa muaj më parë, kishte premtuar ndërtimin e rrugës që çon deri tek hyrja e Shkollës Fillore “Vizbeg” dhe këtë angazhim po e realizon si një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të tij për përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj lagjeje.
Sipas tij, pavarësisht faktit që BDI dhe LSDM, për shumë vite, kishin udhëhequr pushtetin qendror dhe lokal, ato nuk kishin realizuar asnjë investim të dukshëm për Vizbegun. Banorët, siç tha Kostovski, janë të kënaqur që tashmë kanë një kryetar që mban fjalën e tij dhe që realizon projekte konkrete për përmirësimin e jetës së përditshme.
“Fytyrat e kënaqura në Vizbeg janë vula e punës së mirë të bërë! Fjala e dhënë ka peshë sa mali! Sot isha në Vizbeg, para një periudhe kam hënë fjalë që do ta bëj rrugën që shpie deri tek hyrja e Shkollës Fillore “VIZBEG” që u ndërtua gjatë kohës që unë jam kryetar komune dhe fjala e dhënë u respektua. Sot, bashkë me banorët e kënaqur të lagjes Vizbeg, axhën Rahman, Neshatin, Aliun dhe të tjerë, u dakorduam edhe për disa prioritete të reja e të rëndësishme. Fjala e dhënë duhet të mbahet. Duhet të theksoj se BDI dhe LSDM për 20 vjet me radhë, edhe pse ishin pjesë e pushtetit qendror dhe lokal, nuk vunë të paktën as edhe një gur mbi gur në këtë lagje, prandaj banorët janë dukshëm të kënaqur kur dikush nuk i gënjen, kur dikush qëndron fort pas fjalës së tij! Zhvillim i barabartë për tërë komunën e Butelit, një komunë moderne e Butelit!” ka shkruar Kosotovski në profilin e tij zyrtar në facebook.
Banorët e Vizbegut që kishin dalë për ta pritur kryetarin e komunës së Butelit, Darko Kostovski para kamerave thanë se angazhimi i kryetarit me qëllim zhvillimin e barabartë dhe modernizimin e komunës së Butelit është një hap i rëndësishëm për të gjithë qytetarët, pavarësisht kombësisë.
Në fund të kësaj vizite, Kostovski banorëve të Vizbegut u tha se puna do të vazhdojë, me përkushtim dhe me transparencë, për t’u siguruar që çdo banor i komunës së Butelit të ketë mundësi për një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme.
Lajme
Kurti: E votojmë ndryshimin e Ligjit, nëse PDK-ja na jep gjysmën e votave për Sejdiun president
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do t’i japë 62 vota bashkë me komunitetet nëse PDK-ja zotohet se do t’i sigurojë gjysmën e votave të saj për emrin e Bekim Sejdiut për president.
“Nëse PDK-ja zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për Bekim Sejdiun, meqenëse pjesën tjetër e kemi bashkë me LDK-në, atëherë po procedojmë me votimin në leximin e dytë. Kërkojmë që të zotohen para jush”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se deputetët e PDK-së mund të votojnë edhe kundër.
“Ata mund të votojnë edhe kundër. Sa herë kanë kërkuar prej nesh, ne kemi qenë të gatshëm për votën për, e ne po e kërkojmë gjysmën e tyre kundër”, ka thënë Kurti në konferencë për shtyp.
“Nëse PDK-ja është kundër Sejdiut atëherë unë u them shpreheni me votë. Mos votoni për, veç votoni. Ndoshta është momenti i tillë që ndoshta 6 nga deputetët e LDK-së mund të na bashkëngjitet. Unë besoj që nëse do ta kishim një votë të tillë të përbashkët vështirë që edhe Sejdiu do të thoshte ‘jo nuk do ta shpëtojë Kosovën’”, ka thënë Kurti.
Lajme
Artan Grubi ofroi 335 mijë euro garanci për heqjen e masës së arrestit shtëpiak
Ish zëvendëskryeministri Artan Grubi, i akuzuar në rastin “Lotaria Shtetërore”, ka ofruar rreth 335 mijë euro si garanci për heqjen e masës së arrestit shtëpiak, njoftoi Gjykata Themelore Penale në Shkup, shkruan Portalb.mk.
“Mbrojtja ofroi pasuri të paluajtshme në vlerë prej 335.707 eurosh si garanci se i akuzuari do të jetë në dispozicion të organeve të ndjekjes gjatë procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.
Propozimi i mbrojtjes i është dërguar Prokurorisë Publike për mendim. Pas marrjes së mendimit, Këshilli Penal do të vendosë nëse do ta pranojë garancinë.
Nga Gjykata bëjnë të ditur se aktakuza për rastin e Lotarisë Shtetërore është dorëzuar më 13 gusht 2026. Sipas nenit 470 të Ligjit për Procedurë Penale, masa e arrestit shtëpiak për Grubin skadon më 13 tetor 2026, pas përfundimit të afatit ligjor prej 60 ditësh nga dorëzimi i aktakuzës.
“Masa e arrestit shtëpiak për këtë të akuzuar skadon më 13 tetor 2026”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Lajme
Mickoski kundër shkurtimit të festave: Të respektohen të drejtat e fituara të punëtorëve
Kryeministri Hristijan Mickoski është kundër iniciativës së Odës Ekonomike për uljen e numrit të festave dhe ditëve jo pune.
“Parimisht mendoj se të drejtat e fituara të punëtorëve duhet të respektohen dhe këtu nuk kam asnjë dilemë”, deklaroi Mickoski.
Me këtë, kryeministri praktikisht nuk e mbështeti propozimin e Odës për ndryshimin e zgjidhjes aktuale, sipas së cilës, nëse një festë shtetërore bie të dielën, dita e ardhshme është ditë jo pune.
Oda Ekonomike propozon ndryshime me të cilat do të ulej numri i ditëve jo pune, me arsyetimin se festat e shpeshta ndikojnë në produktivitet dhe krijojnë kosto shtesë për kompanitë.
Kundër kësaj iniciative janë shprehur edhe sindikatat, të cilat vlerësojnë se shkurtimi i ditëve jo pune do të nënkuptonte cenimin e të drejtave të punëtorëve të fituara tashmë.
Sipas qëndrimit të Mickoskit, Qeveria nuk ka ndërmend të mbështesë një zgjidhje që do t’u hiqte punëtorëve të drejta që tashmë i gëzojnë.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
