Sport
Shkëndija sonte “lufton” për histori, kërkon kualifikimin përballë FCSB-së
Shkëndija e Tetovës ndodhet pranë një historie shumë të madhe, ku sonte do të përballet me Steauan e Bukureshtit në ndeshjen e dytë të vlefshme për eliminatoret e Ligës së Kampionëve.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Jeton Beqiri, kanë një mision të vështirë përpara vetes, por edhe një përparësi nga ndeshja e parë, ku sonte vijnë si fitues dhe me rezultat 1:0 do të kërkojnë një kualifikim historik në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve.
Tetovarët i pret një stadium i mbushur me mbi 25 mijë shikues të pranishëm në arenën Kombëtare të Bukureshtit, teksa në këtë duel do të jenë edhe tifozët “Ballistët”. Mungesa në taborin e Shkëndijës nuk ka, ku përveç pezullimit të Kamer Qakës për kartonin e kuq, të gjithë të tjerët janë të gatshëm për të dhënë më të mirën në fushë.
Dueli Steaua – Shkëndija luhet sonte, duke nisur nga ora 19:30.
Sport
Angli – Kroaci, publikohen 11-shet startuese: Kane udhëheq anglezët, Dalić mbështetet te Modrić
Gjithçka është bërë gati për duelin mes Anglisë dhe Kroacisë, teksa të dyja kombëtaret nisin rrugëtimin e tyre në Kupën e Botës 2026 me këtë përballje të parë.
Thomas Tuchel ka zgjedhur që sulmin e Anglisë ta udhëheqë kapiteni Harry Kane, ndërsa në mbështetje të tij do të jenë Jude Bellingham, Noni Madueke dhe Anthony Gordon.
Në repartin qendror të mesfushës nga minuta e parë aktivizohen Declan Rice dhe Elliot Anderson, ndërsa prapa, linja mbrojtëse ka si pikë referimi John Stones.
Nga ana tjetër, Kroacia e drejtuar nga Zlatko Dalić vijon t’i besojë eksperiencës së Luka Modrić.
Mesfushori 40-vjeçar do ta prijë ekipin në këtë debutim botëror, me Perišić, Baturina dhe Pašalić që do ta ndihmojnë në fazën sulmuese.
Parashikohet një përballje shumë interesante mes dy përfaqësueseve, të cilat synojnë ta nisin me triumf aventurën e tyre në Botërorin e Amerikës së Veriut.
Anglia: Pickford – James, Stones, Konsa, O’Reilly – Anderson, Rice – Madueke, Bellingham, Gordon – Kane.
Kroacia: Livaković – Šutalo, Vušković, Gvardiol – Stanišić, Modrić, P. Sučić, Perišić – Mario Pašalić, Baturina – Musa.
Lajme
Messi shkruan histori me het-trik, Argjentina nis mbrojtjen e titullit me fitore të thellë
Argjentina e ka nisur me fitore fushatën në Kupën e Botës, duke mposhtur Algjeria me rezultat 3-0 në ndeshjen e Grupit J të zhvilluar në Kansas City.
Heroi i takimit ishte kapiteni Lionel Messi, i cili realizoi të tre golat në minutat 17, 60 dhe 76, duke udhëhequr kampionët në fuqi drejt një fillimi perfekt në turne.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me dy gola të anuluar brenda tetë minutave të para. Fillimisht Messi shënoi në minutën e 4-t, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, ndërsa pak më vonë Fares Chaïbi shënoi për Algjerinë, por goli i tij u anulua gjithashtu.
Në minutën e 17-të, Argjentina kaloi në avantazh. Rodrigo De Paul asistoi për Messin, i cili u fut në zonë dhe realizoi me një goditje të saktë nga rreth 17 metra.
Me këtë gol, të 14-tin e tij në historinë e Kupave të Botës, Messi iu bashkua emrave si Kylian Mbappé dhe Gerd Müller në listën e golashënuesve më të mirë historikë të turneut.
Në pjesën e dytë, Argjentina e vulosi fitoren. Në minutën e 60-të, pas një tentative të Alexis Mac Allister që u devijua nga portieri Luca Zidane, Messi ishte i pari në top dhe e dërgoi në rrjetë për 2-0.
Ky ishte goli i tij i 15-të në Kupën e Botës, duke e barazuar me Cristiano Ronaldon në listën historike të realizuesve.
Het-triku u kompletua në minutën e 76-të, pas një kombinimi me Nicolás González, kur Messi realizoi bukur nga kufiri i zonës për 3-0 final.
Në minutën e 79-të, trajneri Lionel Scaloni e zëvendësoi Messin, ndërsa i gjithë stadiumi e përcolli me duartrokitje.
Përveç fitores, Messi vendosi edhe rekorde historike: arriti 200 paraqitje me kombëtaren dhe u bë lojtari i parë që luan në gjashtë Kupa Bote të ndryshme.
Argjentina e nis kështu me dominim të plotë mbrojtjen e titullit botëror.
Lajme
Liridon Latifi dhe Ibrahim Alhassan largohet nga Shkëndija
Shkëndija ka njoftuar se mesfushori nigerian Ibrahim Alhassan nuk do të jetë pjesë e skuadrës në sezonet e ardhshme, pasi kontrata e tij me klubin ka skaduar me përfundimin e sezonit 2025/26.
Pas dy vitesh të kaluara me fanellën kuqezi, palët ndajnë rrugët me respekt dhe mirënjohje të ndërsjellë, duke i uruar njëra-tjetrës suksese në vazhdim.
Alhassan iu bashkua Shkëndijës në verën e vitit 2024 dhe gjatë qëndrimit të tij në Tetovë ishte një nga lojtarët e rëndësishëm të mesfushës. Në sezonin e tij të parë kontribuoi në fitimin e titullit kampion, ndërsa një vit më vonë ishte pjesë e skuadrës që realizoi suksesin më të madh në historinë e klubit në arenën ndërkombëtare.
Mesfushori 25-vjeçar ndihmoi ekipin në kualifikimin historik në fazën e Ligës së UEFA Conference League, si dhe në arritjen deri në fazën play-off të këtij kompeticioni, duke lënë gjurmë në një periudhë të suksesshme për klubin tetovar.
Shkëndija e ka falënderuar Alhassanin për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
