Lajme
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot pritet t’i shpallë zgjedhjet lokale
Kryetari i Kuvendit, Afrim gashi sot pritet t’i shpallë zgjedhjet lokale. Këto do të jenë zgjedhjet e teta lokale me radhë që nga pavarësimi i vendit.
Me këtë do të fillojnë të rrjedhin afatet për procesin zgjedhor. Zgjedhjet lokale duhet të mbahen më 19 tetor, ndërsa rrethi i dytë më 2 nëntor. Në zgjedhjet lokale, qytetarët do të kërkojnë kryetarë dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.
Afati për parashtrim të listave është më së voni 35 ditë para ditëssë mbajtjes së zgjedhjeve, që do të thotë parashtruesit kanë afat më së voni deri më 15 shtator për t’i parashtruar listat me këshilltarë dhe kryetarë komunash.
Komisioni shtetëror zgjedhor do të ketë disa ditë t’i kontrollojë dhe më së voni 23 ditë para zgjedhjeve t’i konstatojë, përkatësisht më 27 shtator. Fushata zgjedhore do të zgjasë 20 ditë dhe fillon më 30 shtator.
Buxheti i përgjithshëm për mbajtjen e zgjedhjeve lokale 2025, i cili tashmë është publikuar, paraqet 9 milionë e 760 mijë euro, prej të cilave dy të tretat janë para dedikuar për mediumet dhe reklamimin e paguar politik. Plotësisht këtyre parave është edhe shuma për kompensimet e anëtarëve të këshillave zgjedhorë dhe transportin dhe distribuimin e anëtarëve të KZ dhe materialit zgjedhor nga KKZ drejt vendvotimeve ku do të votohet, sepse ata i sigurojnë vetëqeverisjet lokale.
Një nga afatet më të rëndësishme dhe veprimet zgjehdore është kontrolli në listën zgjedhore (LZ), që fillon 15 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve dhe zgjatë njëzet ditë. Kjo është periudhë në të cilën votuesit me të drejtë vote, përkatësisht ata me 18 vite të mbushura, do të mund t’i kontrollojnë të dhënat e veta në LZ dhe nëse kanë vërejtje dhe kërkesa për korrigjime, t’i parashtrojnë në KSHZ në mënyrë elektronike apo në zyrat rajonale të Komisionit. Votuesit munden edhe tani ta bëjnë atë, por Lista zgjedhore e përditësuar për zgjedhjet lokale në KSHZ do të dërgohet shumë shpejtë pas shpalljes së zgjedhjeve.
Sipas Kodit zgjedhor, zgjedhjet lokale mbahen në çdo katër vite në gjysmën e dytë të tetorit. Vetëqeverisja lokale është organizuar në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit si njësi e veçantë e vetëqeverisjes lokale. Në prëbërje të Qytetit të Shkupit funksionojnë 10 komuna, të cilat kanë kompetenca të ndara me Qytetin. Zgjedhjet mbahen më herët 70 ditë, ndërsa më së voni 90 ditë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve.
Zgjedhje lokale në Maqedoni janë mbajtur në vitet 1996, 2000, 2005, 2009, 2023, 2027 dhe 2021.
Lajme
Alpinisti i vdekur në Majën e Titos është nga fshati Xhepçisht?!
Personi që humbi jetën sot në zonën e “Kodrës së Diellit”, përkatësisht në afërsi të Majës së Titos, mësohet se është nga fshati Xhepçisht i Komunës së Tetovës, mëson tetova1
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një person mbi 70-vjeç, i cili kishte dalë në zonën malore si alpinist. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të paarritshëm me mjete të zakonshme, trupi i pajetë është transportuar me helikopter nga zona malore. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes./tetova1.mk
Lajme
Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani
Jasir Asani ishte një nga befasitë e trajnerit Maran, pasi mëngjarashi nuk ishte pjesë e listës me 29 futbollistë të grumbulluar për 4 ndeshjet e kombëtares në Ligën e Kombeve.
Këtë Asani nuk e ka “kapërdirë” dot dhe ka reaguar në rrjetet sociale. Asani ka “ironizuar”, me dy postime të bëra.
“Po rri urtë, se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më…”, shkruan Jasir Asani në rrjetet sociale.
Lajme
Këto janë të dhënat që nuk duhet t’ia jepni ChatGPT-së
ChatGPT është bërë pjesë e përditshmërisë së shumë njerëzve, të cilët e përdorin për gjithçka, nga recetat dhe CV-të, deri te këshillat për shëndetin dhe problemet në punë.
Por përdorimi gjithnjë e më i madh i chatbotëve po ngre shqetësime te ekspertët e privatësisë, të cilët paralajmërojnë se disa informacione personale dhe konfidenciale nuk duhet të ndahen në bisedat me inteligjencën artificiale.
Sipas ekspertëve të cituar nga “HuffPost”, përdoruesit duhet të shmangin ndarjen e të dhënave që mund t’i identifikojnë drejtpërdrejt.
Të dhënat personale
Emri i plotë, adresa, numri i telefonit, numri personal, të dhënat e pasaportës, patentës apo dokumenteve të tjera zyrtare janë ndër informacionet që këshillohet të mos ndahen.
Ekspertët rekomandojnë që edhe para ngarkimit të një dokumenti për analizë të hiqen të dhënat që mund të identifikojnë personin.
Problemet dhe informacionet intime
Komunikimi natyral me chatbotët mund t’i bëjë përdoruesit të ndajnë histori familjare, probleme personale apo informacione intime.
Ekspertët paralajmërojnë se një chatbot nuk duhet trajtuar si psikolog, mjek apo avokat, pasi nuk ka të njëjtat detyrime profesionale dhe ligjore për konfidencialitet.
Dokumentet mjekësore
Raportet mjekësore dhe analizat laboratorike mund të përdoren për të marrë shpjegime nga inteligjenca artificiale, por këshillohet që paraprakisht të fshihen emri, datëlindja, numri personal dhe të dhënat e tjera identifikuese.
Informacionet e kompanisë
Raportet e brendshme, kontratat, të dhënat e klientëve, kodet burimore dhe dokumentet që mbrohen nga marrëveshjet e konfidencialitetit nuk duhet të ngarkohen pa autorizim.
Një veprim i tillë mund të krijojë probleme ligjore, kontraktuale ose rregullatore për punonjësin dhe kompaninë.
Të dhënat financiare
Numrat e llogarive bankare, të dhënat e kartave të kreditit, informacionet mbi investimet, të ardhurat dhe deklaratat tatimore janë gjithashtu informacione që duhet të mbahen larg chatbotëve.
Ekspertët këshillojnë përdoruesit të kontrollojnë cilësimet e privatësisë në platformat e inteligjencës artificiale dhe, kur është e mundur, të kufizojnë përdorimin e bisedave për trajnimin e modeleve.
Një alternativë është përdorimi i pseudonimeve ose përshkrimeve të përgjithshme në vend të emrave dhe të dhënave reale, duke i dhënë chatbotit kontekstin e nevojshëm pa ekspozuar informacionet personale apo konfidenciale.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
