Lajme
ASH-Taravari: Premtuan 2.500 punësime, mburren me 33 kontrata – VLEN shpërblen familjarët, jo shqiptarët!
Aleanca për Shqiptarët krahu i Taravarit, sot përmes një komunikate kanë ritheksuar edhe njëherë gjendjen e punësimeve shqiptarëve të VLEN, në institucionet shtetërore. Sipas krahut të Taravarit, partneri qeveritar shqiptar – VLEN, edhe pse premtuan 2.500 punësime, ata mburren me 33 kontrata, duke shtuar se ata shpërblyen familjarët dhe jo shqiptarët.
Komunikata e plotë e ASH krahu i Taravarit:
VLEN, për të mbuluar dështimet e saj, po paraqet si “punësime të rregullta” punësimet parazgjedhore manipuluese me kontrata afatshkurtra. Ndërkohë, partneri i saj qeverisës, VMRO-DPMNE, po e mbush administratën me militantë partiakë përmes vendimeve për punë të përhershme.
VLEN ka kryer aty-këtu ndonjë punësim me paga të majme, por vetëm për familjarët e klanit udhëheqës – jo për aktivistin e ndershëm dhe qytetarin e sinqertë. Ata presin në listat e famshme prioritare të punësimeve.
Rastet e nepotizmit dhe klientaliste flasin vetë, djali i deputetes Merita Kollçi – Koxhaxhiku është punësuar në M-NAV, sikurse nipi i kryetarit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi i cili është punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski” në Shkup
Ky është modeli i udhëheqjes së VLEN-it – që merr poste të rëndësishme në institucione vetëm për familjarët e tyre, si shpërblim nga VMRO-DPMNE për lojalitetin politik.
VLEN premtoi 2.500 punësime për shqiptarët. Sot, reklamon vetëm 33 punësime me kontrata afatshkurtra, ndërsa VMRO-DPMNE, vetëm brenda një jave, punësoi 177 militantë partiakë – përfshirë edhe 14 punësimet e fundit në M-NAV.
Aleanca për Shqiptarët e dënon këtë praktikë të turpshme të punësimeve partiake dhe nepotike dhe kërkon që vendet e punës në institucionet shtetërore t’u takojnë qytetarëve mbi bazën e meritës, e jo si shpërblim për shërbime politike dhe puthadorë të Hristijan Mickoskit.
Aleanca për Shqiptarët
Lajme
“Merimanga” në aksion, largohen 135 makina në Qendër të Shkupit
135 makina të parkuara në mënyrë të parregullt janë larguar me automjetet speciale “Merimanga” në territorin e Komunës Qendër të Shkupit, gjatë javës së kaluar. Sipas Ndërmarrjes Publike “Parkingjet e Komunës Qendër”, automjetet janë larguar në periudhën nga 5 deri më 11 tetor, pasi pengonin zhvillimin normal dhe të sigurt të komunikacionit. Nga ndërmarrja njoftojnë se aksionet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe ndërgjegjësimin e shoferëve për parkimin e duhur.
Lajme
“Shpulla” rikthehet si mjet edukimi në bankat shkollore në Danimarkë
Qeveria e Danimarkës ka paraqitur një projektligj që do t’u lejojë mësimdhënësve të përdorin forcë fizike ndaj nxënësve në situata të caktuara, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë në shkolla.
Sipas Ministrisë së Arsimit, ndërhyrja do të lejohet në rastet kur nxënësit pengojnë rëndë mësimin, rrezikojnë veten ose të tjerët, ushtrojnë dhunë fizike apo dëmtojnë pronën.
Forca fizike do të përdoret vetëm si masë e fundit, pasi të jenë provuar mënyra të tjera të ndërhyrjes. Ajo duhet të jetë proporcionale, sa më e butë dhe të zgjasë sa më pak.
Projektligji u paraqit në parlamentin danez më 8 tetor. Nëse miratohet, rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi në gusht të vitit 2027.
Propozimi ende nuk është miratuar.
Lajme
Digjet vetura zyrtare e zëvendësdrejtorit të Lotarisë Shtetërore
Një veturë zyrtare e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, e përdorur nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm Ahmet Miftari, është djegur gjatë natës, pas mesnate, në Shkup.
Informacioni është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), e cila për median „Fokus“ bëri të ditur se bëhet fjalë për një automjet zyrtar të Lotarisë Shtetërore.
„Më 13.10.2026, në orën 02:12, në SPB Shkup, M.A. (42) nga Shkupi ka raportuar se në rrugën ‘Krste Asenov’ në Shkup ishte djegur një automjet i tipit ‘Beijing Beich’, me targa të Shkupit, në pronësi të Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, të cilin ai e kishte drejtuar më parë“, njoftojnë nga MPB.
Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
