Lifestyle
Pos që u rrah me tre persona të tjerë, Shpat Kasapi edhe nusen e bënë për spital- Ja pse ndodhi përleshja në aheng
Një dasmë në një restorant në Shkabaj është shndërruar në skenë kaosi dhe dhune, ku protagonist është këngëtari i njohur Shpat Kasapi.
Ai, bashkë me vëllain e tij, ka qenë i ftuar në aheng, por situata ka dalë jashtë kontrollit pas një vonese të konsiderueshme të tyre.
Sipas Demos, Shpat Kasapi është vonuar rreth dy orë dhe në dasmë ka mbërritur në një gjendje jo të mirë. Kjo vonesë, e shoqëruar me tensionet në vendngjarje, dyshohet të ketë çuar në një përplasje të ashpër me nikoqirët.
Përveç përleshjes me tre persona që përfundoi me arrestimin e njërit prej tyre, në këtë incident është lënduar edhe nusja e dasmës. Madje, dyshohet se vetë Kasapi ka qenë shkaktar i lëndimit të saj.
Ngjarja ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë, ku tre persona janë marrë në pyetje. Njëri prej tyre është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Lifestyle
Kanye West mbërrin në Tiranë, publikohen pamjet
Kanye West ka mbërritur në Shqipëri, ku sonte pritet të zhvillojë koncertin e tij madhështor në periferi të Tiranës, në një stadium që pritet të presë dhjetëra mijëra fansa të reperit amerikan.
Pamjet e mbërritjes së artistit janë publikuar nga Euronews Albania, ku shihet Kanye West duke hyrë në një objekt, ndërsa është pritur me entuziazëm nga fansat e pranishëm.
Reperi pritet të performojë disa nga hitet më të mëdha të karrierës së tij, me koncertin i cili mbahet në një stadium të improvizuar në Kashar të Tiranës.
Autoritetet veçse kanë nisur përgatitjet për masat e sigurisë dhe kanë njoftuar kufizime të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në zonat përreth.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se është gjithcka gati sa i përket organizimit të sotëm ku do të mbahet koncerti i Kany West.
Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook tha se ky koncert do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale, atë të komunitetit botëror të amatorëve të muzikës.
Megjithatë, koncerti i Kanye West në Tiranë nuk ka kaluar pa polemika. Organizimi i tij vjen në një kohë kur banorë kanë zhvilluar prej javësh protesta në kryeqytet kundër projektit për ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec, duke kërkuar gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
https://www.facebook.com/reel/2251566752269851/?t=0
Lifestyle
Zbulohet emri i djalit të princit Lekë dhe Blerta Celibashit
Lindi djali i Princ Lekës II dhe Princeshës Blerta, Oborri Mbretëror jep njoftimin zyrtar. Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e djalit të Princ Lekës II dhe Blerta Celibashir, i cili është pagëzuar me emrin Aleksandër.
Sipas njoftimit zyrtar, Princi Aleksandër lindi paraditen e së premtes, më 10 korrik 2026, në orën 11:11, në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Ai erdhi në jetë me peshë 3 kilogramë e 115 gramë.
Oborri Mbretëror bën të ditur se si nëna, Blerta, ashtu edhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë.
Në njoftim, Princ Leka II dhe Blerta shprehin falënderimet e tyre për ekipin mjekësor të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, duke vlerësuar kujdesin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë lindjes së djalit të tyre./dritare.net
Lifestyle
“Po m’përcjell në lokacion…”, “Alarmi” u bën Halidit dhe Alkyt
Reperi Halid dhe këngëtarja e njohur me nofkën ‘Alky’, kanë lansuar këngën e tyre të re.
Ata në kanalin Youtube kanë hedhur këngën “Alarm”, që është në fakt si një alarm që vera ka nisur me një këngë verore, por, me një tekst që përshkruan shumë lidhje të sotme.
Projekti u finalizua edhe me klip nga Dardan, kurse, teksti u shkrua nga Halid x Alky x Vizion, me producim të Vizion Records.
Po ju, a e përcjellni partnerin në lokacion?
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
