Lajme
Procedurë kundër tetë personave për rrahjen masive në Shkup
Prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur procedurë kundër tetë personave për pjesëmarrje në rrahjen masive që ndodhi në rrugën “Sllavej Planina” më 16 gusht të këtij viti. Njëri nga tetë personat akuzohet për tentativë për të kryer vepër penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 19, një për shkaktim të lëndimit të rëndë trupor, që është e dënueshme sipas nenit 131 paragrafi 1, ndërsa gjashtë dyshohen për vepër penale – Pjesëmarrje në rrahje sipas nenit 132 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Siç theksohet në kumtesën e lëshuar nga Prokuroria Publike, përleshja ndodhi për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura familjare midis dy grupeve. Për tentativë për vrasje dyshohet një person i cili në përleshjen përdori një dërrasë druri me të cilën e lëndoi rëndë një person nga pala kundërshtare, duke i shkaktuar një frakturë të kafkës me gjakderdhje në tru. Një i dyshuar tjetër shkaktoi lëndime të rënda trupore – nofull të poshtme të thyer, duke e goditur me grusht një nga pjesëmarrësit e tjerët në incidentin. Të gjithë të tjerët dyshohen për pjesëmarrje në përleshjen, e cila ka ndodhur më 16 gusht.
Për të dyshuarin për tentativë vrasjeje, duke vlerësuar të gjitha rrethanat në të cilat ai kreu veprimet dhe faktin se ai është një person i ri që sapo ka mbushur 18 vjeç, por tek i cili megjithatë ekziston rreziku nga arratisja, ndikimi te dëshmitarët ose përsëritja e veprës, prokurori publik propozoi masën e arrestit shtëpiak. Për pjesëmarrësit e tjerë në ngjarjen penale janë propozuar masa kujdesi.
Lajme
VLEN: Mbi 6 milionë euro investim- Saraji fiton siguri, zhvillim dhe dinjitet
Fillimi i punimeve për rregullimin e shtratit të Lumit të Thatë në Komunën e Sarajit është një ogur i mirë për mijëra banorë të kësaj ane. Ky investim strategjik i cili kap vlerën mbi 6 milionë euro i jep fund një problemi shumëvjeçar që përbënte rrezik për jetën e qytetarëve, pronën dhe tokat bujqësore.
I nisur nga koha e Izet Mexhitit si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër, tani nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi dhe përkushtimit të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ky projekt po merr formë si një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për këtë vendbanim.
Saraji për 22 vjet u la në harresë. Çdo cikël zgjedhor shoqërohej me premtime të njëjta, ndërsa pas zgjedhjeve qytetarët ngelnin me përmbytjet, dëmet materiale dhe zhgënjimin.
Prandaj sot kësaj politike të mashtrimit i ka ardhur fundi dhe qytetarët me të drejtë pyesin;
Pse Saraji u la për dekada pa mbrojtje?
Pse mijëra familje u detyruan të jetojnë nën frikën e çdo reshjeje dhe përmbytjeje?
Me VLEN investimet janë një tjetër provë se premtimet po shndërrohen në vepra, ato prekin te qytetarët dhe problemet e trashëguara po marrin zgjidhje konkrete.
Prandaj mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë të përmirësojmë cilësinë e jetës dhe të garantojmë zhvillim të qëndrueshëm për çdo qytetar.
Lajme
Drejtori i NPK Samet Bislimi bashkë me ekip ndihmon banorët e Çajlës me furnizim me ujë të pijshëm
Drejtori i NPK-së, Samet Bislimi, së bashku me ekipin e ndërmarrjes, ka dalë në terren në fshatin Çajlë për t’u qëndruar pranë banorëve dhe për t’u siguruar furnizim me ujë të pijshëm në këtë situatë të krijuar.
I shoqëruar nga kryetari i Këshillit Komunal, Jusuf Abduli, dhe këshilltarët komunalë, Bislimi ka koordinuar angazhimin e ekipeve të NPK-së për shpërndarjen e ujit dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme për qytetarët.
“Jemi pranë banorëve në çdo moment kur kanë nevojë për mbështetje. Ekipet tona janë të angazhuara në terren për të siguruar furnizimin me ujë dhe për t’iu dalë në ndihmë familjeve të Çajlës”, është mesazhi i përcjellë gjatë këtij aksioni.
Angazhimi i NPK-së vazhdon me qëllim që qytetarët të kenë përkrahjen e nevojshme dhe shërbimet bazë të garantuara deri në tejkalimin e situatës.
https://www.facebook.com/share/p/1EEX3utUHC/?mibextid=wwXIfr
Lajme
Konflikt për paratë e punës: Pronari rrah punëtorin në Negotinë të Gostivarit
Më 18.07.2026 në ora 19:00 në Departamentin Policor të Gallatës, Z.B. (50) nga fshati Toplicë ka raportuar se rreth orës 16:25, derisa po punonte në shtëpinë e R.N. nga fshati Negotinë, pas një debati lidhur me pagesën për punët e kryera, është sulmuar fizikisht nga pronari i objektit. Po punohet për zbardhjen e rastit.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
